Vatra Shqiptare e Torinos

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Në orgnizim të shoqatës Vatra Shqiptare e Torinos

Vatra Shqiptare e Torinos është shoqatë kulturore italo-shqiptare që është themeluar në Torino, Itali në vitin 2002, me nismën e një grupi intelektualësh shqiptarë dhe italianë.

Rreth shoqatës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ajo është krijuar për t’u dhënë një përgjigje sa më të shpejtë e të organizuar sfidave të reja e të hershme që karakterizojnë rrugëtimin e diasporës Shqiptare drejt integrimit të plotë.

Objektivat e saj kryesorë janë:

nxitja, lehtësimi dhe përshpejtimi i procesit të integrimit;
mbrojtja e identitetit kulturor e kombëtar të Shqiptarëve (dhe njëkohësisht ndërgjegjësimi i këtyre të fundit për rolin dhe rëndësinë e tij të dorës së parë);
promovimi i imazhit të Shqipërisë në territorin e veri-perëndimit të gadishullit Apenin.

Shoqata synon t’i arrijë këto objektiva përmes krijimit dhe koordinimit, në territorin e mbuluar nga veprimtaria e saj, të një rrjeti bashkëpunimi sa më të ngushtë e funksional mes atyre aktorëve dhe faktorëve interesat e të cilëve përkojnë, ndërthuren e kryqëzohen me ato të bashkësisë Shqiptare.

Etimologjia e emrit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fjala vatër është një term figurativ i cili, në gjuhën e pasur të popullit tonë përdoret si sinonim i disa prej fjalëve më të shtrenjta të leksikut të Shqipes: shtëpisë, familjes, atdheut, vendlindjes, truallit të të parëve. Ajo përdoret gjithashtu për të përcjellë idenë e një vendi (fizik, apo virtual) ku e lind e zhvillohet dicka; idenë e qëndrës së një veprimtarie, të një cerdheje a të një djepi. Ndoshta pikërisht për këtë virtuozitet shprehës të jashtëzakonshëm të sajin, - për këtë aftësi të madhe për të përcjellë, me dy rrokje të thjeshta, disa prej koncepteve më të vyera e më të fuqishme në themel të identitetit e të historisë sonë kombëtare, - fjala vatër është përzgjedhur që herët si emër i preferuar i formave të organizimit të bashkësive Shqiptare në diasporë. E famshme dhe ndoshta e paarritshme në veprimtarinë e saj mbahet mend historikja “Vatër” e Shqiptarëve të Amerikës, Vatra e Nolit dhe e Konicës, për burrat e së cilës thuhet se okupimi kryesor në kohën e lirë ishte Shqiptaria.

Bashkëpunimi i shoqatës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për të arritur objektivat e lartpërmendur “Vatra” punon që të mbledhë rreth vetes energjitë më të mira të territorit ku jetojmë. Skuadra e saj e punës përbëhet nga intelektualë të afirmuar, studentë universitarë, sipërmarrës të suksesshëm, miq e dashamirës, të cilët jetojnë, punojnë e studjojnë prej vitesh në Torino. Përvoja e tyre e gjerë, njohja e thellë dhe e detajuar e risurseve të territorit, lidhjet e ngushta individuale dhe institucionale së bashku me mbështetjen e plotë dhe pa rezerva të mbi 200 familjeve të anëtarësuara pranë shoqatës krijojnë sinergjinë e nevojshme për ta cuar përpara e për ta kurorëzuar me sukses këtë projekt të madh ku ndërthuren, në harmoni të plotë, interesat e përbashkëta të bashkësisë Shqiptare në Torino. “Vatra” drejtohet dhe mbështetet nga intelektualë, artistë dhe personalitete të spikatura të bashkësisë Shqiptare. Projektet e saj mbështeten nga institucione të rëndësishme të territorit, si Regione Piemonte dhe Comune di Torino. Ajo vepron në partneritet me shumë shoqata dhe organizata të tjera.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Burimi i të dhënave". Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2007. Marrë më 12 korrik 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]