Beci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bec
Fshat

Bec është një vendbanim në komunën e Gjakovës, Kosovë.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati Bec përkufizohet me katundet: Sapot – në perëndim, Zhdrellë dhe Rashkoc – në veriperëndim dhe veri, Cërmjan – verilindje, Meqe – lindje, Doblibare e Vraniq – juglindje dhe me Lugun e Bunarit – në jug dhe jugperëndim.

Beci është njëri ndër katundet më të mëdha të Dushkajës, shtrihet rreth pesë kilometra larg Gjakovës, në krahun verilindor të saj. Gjakovën e ka qendër administrative, arsimore e kulturore. Ky vendbanim shtrihet në një fushëgropë përmes së cilës bie një lumë i vogël që e quajnë Përroni. Kodrat përreth katundit Bec ishin të mveshura me pyje, mirëpo me zhvillimet që bëheshin dikur në bujqësinë e kësaj ane, pjesa më e madhe e tyre janë çelur dhe shndërruar në tokë pune, e që kryesisht qenë bërë vreshta. Dikur ne bec ishte edhe kooperativa mirepo me ardhjen e serbeve ne kosove kooperaitva ishte rrenuar. Kooperative kryente nje pune te rregullt ku drejtoret dinin ta udheheqnin ashtu si duhet.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky fshat, sipas traditës, ndahet në dy pjesë: Beci i Epër dhe Beci i Poshtëm. Ndërkaq, banorët e këtushëm, kryesisht janë të fisit Berishë, me përjashtim të një familjeje të fisit Thaç, një familje e fisit Krasniq dhe Morint e ardhur më vonë. Popullata shqiptare janë të dy konfesioneve: disa të besimit islam e disa të besimit katolik. Respekti ndërfetar në këtë katund është shembull për të mirë.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndër dëshmitë për vjetërsinë e fshatit Bec të Dushkajës duhet të merren edhe varrezat e moçme që janë në të dy anët e rrugës që i bie përmes katundit, në drejtimin jug -perëndim, ku gjenden varreza të moçme, për të cilat vetë fshatarët nuk dinë se të cilës kohë janë, por, për disa prej tyre, thonë se janë të kohës ilire (?). “Duke filluar nga krahu i poshtëm i vendbanimit, përkatësisht nga krahu juglindor, janë varrezat: "Vorret te Vorri i Mirë", varret që mbajnë emrin "Te Ulica e Dervishbajrushve", "Vorret Te Ulica e Madhe", "Vorret në Dinopojë", "Vorret Te Lisat e Manhalilve" etj. Vetëm në "Ulicën e Madhe" kanë qenë me qindra varreza, tash të zhdukura, të cilat kërkojnë të studiohen. Këto varreza mund të kenë qenë pasojë e ndonjë lufte të vjetër me bizantinët, mbase në mbrojtje të trojeve të tyre? E mu në atë kohë ka jetuar dhe vepruar Seid Oll – llah baba (dedja) që në popull është quajtur Sahit Dedja. Me këtë rrethanë, në njëfarë mënyre, mund të lidhet edhe vjetërsia e katundit Bec, i cili në atë kohë ka qenë i populluar.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]