Loja hasaqukash

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Loja hasaqukash apo Loja msheftas është lojë argëruese e fëmijëve e cila zakonisht luhet në natyrë pasi që ditën ta kaplojë terri.

Loja luhet nga së paku 3-4 fëmijë, ku njëri duhet ti mbyllë sytë me dorën e pshetur për ndonjë objekt që simbolizonë guri d.m.th qendren. Pasi që ai që mbyllë sytë fillon të numrojë, zakonisht me 5-she, d.m.th 5, 10, 15, ... 50, të tjeret vrapojnë që të zënë vendet më të përshtatëshme për t'u mshefur. Me mbarimin e numrimit, lojtari i gurit d.m.th ai që i kishte të mbyllur sytë duhet që të gjejë vendstrehimet e të tjerëve dhe pasi që të gjenë dikë lëshonë një bërtim "të pashë ..." dhe nxiton me vrapë për të shkuar tek guri ku duhet ta prekë dhe të imitojë pështymen me zë "ptuh". Gjatë gjithë turnit të gurit, lojtari i gurit duhet të ketë kujdes mos ndonjëri delë nga streha dhe pështynë "ptuh". Nëse lojtari që i mbyllë sytë, d.m.th lojtari i gurit i gjenë ndonjërin dhe ja arrin më shpejtë se ta të pështynë "ptuh" te guri atëherë rradhen për ti mbyllur sytë e ka ai të cilin e ka gjetur të parin.

Edukatorët preferojnë që loja të luhet në lëdina apo hapsira në të cilat gjasatë që të lëndohen fëmijët janë të vogla.