Bukuroshi i Hollivudit (Libër)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Bukuroshi i Hollivudit
AuthorTeuta Dhimarko
LanguageShqip
PublisherOMSCA-1

"Bukuroshi i Hollivudit" është roman i autores shqiptare Teuta Dhimarko (Kasoruho), shtëpia botuese "OMSCA-1", që u botua në vitin 2008[1].

Përshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Romani "Bukuroshi i Hollivudit" është shkruar me një stil origjinal e mjaft tërheqës, duke na dhënë mjaft ngjeshur, por njëkohësisht qartë një dramë shqiptare në vitin 1997. Romani "Bukuroshi i Hollivudit" i shkruar nga autorja e talentuar, Teuta Dhimarko, shtjellon një histori dashurie, përmes një rrëfimi romantik dhe realist. Në sfond një vit ‘97, shumëplanësh, absurd, duke mbajtur në vetvete tragjedi e komedi ekstreme. Një ‘97-të, që i ka rrënjët shumë të thella, që në përjetimet e hershme të komunizmit, te dyndjet e ambasadave dhe më pas te "revolucioni" i ‘90. Romani është një histori e thjeshtë shqiptare, por sintetizon fuqimisht zhvillimin e shoqërisë sonë të atyre viteve, ku vetë ekzistenca njerëzore vihej në pikëpyetje. Do të fitojë njerëzorja apo "e keqja" në fund të fundit? Sigurisht, duhet të jetë një fitore ndaj së keqes, por që ka lënë thellë në ndërgjegjen tonë, shijen e humbjes" [2].

Burimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]