Cagliari Calcio

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Cagliari
Emri i plotëCagliari Calcio S.p.A.
Pseudonimi(et)I Rossoblu (Kuqeblutë)
Gli Isolani (Ishullorët)
I Sardi (Sardenjasit)
Castéddu (Cagliari në gjuhën sardenjase)
Themeluar30 maj 1920; 103 vite më parë (1920-May-30)
StadiumiSardegna Arena
Kapaciteti16,233
PronariTommaso Giulini
PresidentiTommaso Giulini
MenaxheriRolando Maran
LigaSerie A
2022-235., Serie B
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë


Cagliari Calcio (Italisht: [ˈkaʎʎari], Shqip: Kaljari Kalçio) është një klub futbollistik italian me seli në qytetin e Kaljarit, Sardenjë. Klubi u themelua në vitin 1920 dhe aktualisht luan në Serie A, duke shpenzuar vitet e fundit në elitë dhe në Serie B. Kaljari do të luajë në Serie B në sezonin 2015–16 pas rënjes nga Serie A.

Klubi e ka fituar Skudeton në vitin 1970, ku skuadra udhëhiqej nga golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i kombëtares italiane, Gigi Riva. Ky triumf ishte i pari për një klub nga jugu i Romës. Ngjyrat e Kaljarit janë bluja dhe e kuqja. Stadiumi i klubit është Stadio Sant'Elia me 5,000 vende (do të bëhet me 15,000 vende pas rikonstruksionit) që ndodhet në qytetin e Kaljarit. Gjatë sezonit 2012–13, klubi përkohësisht i luante ndeshjet si vendas në Stadio Is ArenasQuartu Sant'Elena.

Performanca më e mirë e klubit në Europë është në Kupën UEFA 1993–94, ku u eleminuan nga Interi në gjysmë-finale.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përpara Serie A[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kaljari u bë kampioni i parë i Serie C në sezonin 1951–52, përpara kësaj ligën e kampionatit ishte ndarë nga më shumë se një skuadër. Klubi e shpenzoi vitet 1950' në Serie B, duke humbur play-off'in e ngjitjes në vitin 1954. Pasi zbriti në Serie C në vitet e hershme 1960', rritja Kaljarit ishte meteorike – duke arritur ngjitjen në Serie A në vitin 1964.

Aventura e parë në Serie A: 1964–1976[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sulmuesi Luigi Riva udhëhoqi Kaljrait në titullin e parë të Serie A në sezonin 1969–70.

Skuadra për sezonin debutues të Kuqebluve në Serie A përbëhej nga lojtarë si mbrojtësi Mario Martiradonna, mesfushorët Pierluigi Cera, Nené dhe Ricciotti Greatti, dhe sulmuesi Luigi Riva. Pjesa të parë të sezonit e pa Kaljarin në vendin e fundit me nëntë pikë. Pjesa e dytë e sezonit pa një Kaljar të habitshëm që mposhti skuadra si Juventusi dhe Milani dhe e përfundoi sezonin në vendin e shtatë me 34 pikë. Dy sezone më vonë Riva e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë kurse Kaljrai e mbylli si skuadra me mbrojtjen më të mirë.

Gjatë verës së vitit 1967, Kaljari luajti në sezon në Amerikën e Veriut në ligën që quhej United Soccer Association. Kjo ligë nga Europa dhe Amerika Jugore luhej në qytetet e Amerikane dhe Kanadeze, me çdo klub që mbante një emër lokal. Kaljari luajti si Chicago Mustangs dhe e mbylli ligën e Divizionit Perëndimor në vendin e dytë me 13 pikë, dy pikë mbarapa kampionëve dhe fituesve të ligës Los Angeles Wolves. Golashënuesi më i mirë i Chichagos/Kaljarit ishte Roberto Boninsegna, i cili shënoi 10 gola nga 9 nga 12 ndeshjet që luajti.

Kaljari u shfaq për herë të parë si pretendente për të fituar titullin e Serie A në sezonin 1968–69 në një garë me dy skuadra të tjera, Fiorentinën dhe Milanin. Fiorentina në fund fitoi ligën, por në sezonin e ardhshëm do të fitonte lavdinë duke triumfuar. Kaljari do t'a fitonte ligën në vitin 1970 me vetëm dy ndeshje të humbura dhe vetëm 11 gola të pësuar (sasia më e vogël në ligat europiane të asaj kohe) dhe Riva ishte golashënuesi më i mirë edhe një herë tjetër. Lojtarë si Cera, Domenghini dhe Riva luajtën me Italinë në finalen e Kupës së Botës 1970.

Vitet 1970' do t'i sillnin një rënje graduale (pavarësisht se ishin pretendent për dy sezone ku fituan një Skudeto) për Kaljarin që do të binin përfundimisht nga liga në vitin 1976 me karrierën Rivës që përfundoi në mënyrë efektive në atë sezon.

Ngjitja dhe rënja: 1976–87[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas rënjes, Kaljari humbi një play-off për ngjitjen në elitë një seson më pas, por u rikthyen në Serie A në vitin 1979. Lojtarë si Franco Selvaggi, Mario Brugnera (një "i shpëtuar" i skuadrës së vitit 1970) dhe Alberto Marchetti i siguruan skuadrës qëndrimin për katër vite në elitë para se skuadra të binte sërisht në vitin 1983. Vitet 1980' do të ishin akoma më të errëta se dy dekadat e tjera pasi skuadra do të binte në Serie C në vitin 1987.

Rikthimi: 1987–2000[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kaljari shpenzoi dy sezone në Serie C. Në sezonin e parë klubi mezi shpëtoi nga rënja në Serie C2. Në vitin 1988, Claudio Ranieri u punësua si trajneri i ri dhe e udhëhoqi skuadrën në dy ngjitje të njëpasnjëshme, në Serie B në vitin 1989 dhe në Serie A në vitin 1990. Dy sezonet e para pas rikthimit në Serie A e panë Kaljarin të luftonte për të siguruar mbijetesën, që sigurohej në mënyrë të suksesshme në gjysmën e dytë të sezonit. Por sezoni 1992–93 do t'a shihte Kaljarin të luftonte për një vend në Europë nën drejtimin e suksesshëm të trajnerit Carlo Mazzone. Në sezonin e ardhshëm klubi arriti deri në gjysmë-finalen e Kupës UEFA, diçka e paparashikueshme për klubin nga Sardenja.

Në vitet e ardhshme klubi do të qëndronte zakonisht në mesin e tabelës, përpara se në sezonin 1996–97 Kaljari të binte nga liga pas humbjes së play-off'it kundër Piacenzës. Ata u rikthyen në elitë sërisht pas një viti, ku do të qëndronin për dy sezonet e ardhshme përpara se të rrëzoheshin sërisht.

Njëherë dhe sërisht: Vitet 2000[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kaljari i shpenzoi katër sezonet e ardhshme në Serie B, duke qëndruar zakonisht në mesin e tabelës. Por në sezonin 2003–04, Kuqeblutë të udhëhequr nga sardenjasi Gianfranco Zola do të ndërtonin një garë ngjitjeje të suksesshme dhe në sezonin e ardhshëm ata u ngjitën në Serie A, ku e mbyllën në mënyrë të respektueshme në mesin e tabelës. Sezoni pasues ishte i ngjashëm për klubin sardenjas, që e mbyllën sezonin nënjë vend komod të 12të.

Sezoni 2005–06, i pari pa Zolën, do të fillonte në mënyrën më të keqe të mundshme për Kaljarin, që ndyrshoi trajnerë tre herë, me Attilio Tesser, Daniele Arrigoni dhe Davide Ballardini që u ndërruan në pozicionin e trajnerit, përpara se Nedo Sonetti, i punësuar në nëntor, të ishte i aftë të shpëtonte skuadrën nga rënja, falë edhe golave të sulmuesit hundurez David Suazo. Për sezonin 2006–07, Marco Giampaolo u vendos si trajner i ri por u shkarkua pas javës së 17të dhe u zëvëndësua nga Franco Colomba. Megjithatë, pas një serie me performanca negative që u mbyll me humbjen 2–0 kundër Lazios, Colomba u shkarkua, dhe presidenti Cellino vendosi që të risillte Giampaolon si trajner. Ai u konfirmua edhe për sezonin 2007–08, me kontratën e tij që u rinovua edhe për dy vite.

Numrat e tërhequr[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

11Flamuri Luigi Riva, Sulmues, 1963–78

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]