Edvin Çelo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Edvin Çelo fotograf profesionist i lindur në Tiranë në vitin 1984. Kryen studimet e larta në fakultetin e Arteve të bukura në Tiranë dega pikturë, multimedia, fotografi.

Ka marrë pjesë në disa ekspozita fotografike gjithashtu dhe në shumë konkurse fotografie.

  • World press photo 2009
  • World press photo 2010
  • World press photo 2011

Marë pjesë në ekspozitën në bashkëpunim me ATSH (Agjencia telegrafike Shqiptare) dhe AFP (Agjencia fotografike Franceze) në galerinë Kombëtare.

Edvin Çelo njihet si njohës mjaft i mirë në fushën e laboratorit fotografik si dhe në përpunimin e fotografive si përshembull retushim, dizenjim dhe ndërhyrje në Photoshop.

Përsa i përket laboratorit fotografik ka qenë pjesë e shumë ekspozitave në rrolin e printimit të fotove për shumë fotografë të njohur brënda dhe jashtë vëndit. Është autor në kopertinat e revistës kult "Klan" dhe në shumë revista si dhe gazeta të njohura.

Autor në fotografimin e produkteve të shumta duke përmenduar firma të njohura këtu në Shqipëri si Coca-Cola, Vodafone, Plus, Birra Tirana të cilës i ka realizuar kalendarin 2008. Edvin Çelo njihet si fotograf në fushën e Muzikës lehtë, Operas, Sportit, si dhe në fushën e Modës duke bashkëpunuar me disa agjenci mode si AF (Albania fashion) me agjencinë e modës Vishe etj. Gjithashtu i apasionuar pas fotove në natyrë si dhe fotove arkitektonike në fushën e arkitekturës duke u mare shumë me fotografimin e formave. Zhaner të tjerë janë foto artistike si portrete, nudo fine art si dhe në eksperimentimin e fotove në lëvizje duke berë disa cikle në këtë zhaner si Tirana në lëvizje, Nata pa drita, Autoportret në lëvizje si dhe foto Abstrakte.