Gjinar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fshati i Gjinarit

Gjinar është një fshatKomunën GjinarRrethin e ElbasanitShqipërisë Qendrore. Në reformën e qeverisjes vendore 2015, ajo u bë nënndarje e bashkisë Elbasan. Popullsia në regjistrimin e vitit 2011 ishte 3,478. Njësia bashkiake përbëhet nga fshatrat Lleshan, Gjinar, Valësh, Pashtresh, Dërstilë, Llukan, Stërstan, Xibresh, Maskarth, Kaferr dhe Pobrat.

Pozicioni gjeografik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjinari gjendet në lartësinë rreth 1000 m mbi nivelin e detit dhe pikën më të lartë e arrin mali i Bukanikut, i cili është 1831 m mbi nivelin e detit. Eshte nje fshat kodrinor me pjerrëi prej 4.5%.

Elementët e rëndësishëm natyrore të zonës janë padyshim pyjet halore që e rrethojnë fshatin nga lindja.

Aroma e rrëshirës së pishave ka veti kurative. Kodrat e fshatit mbulohen nga vreshta, ullinj e pemë frutore, të cilat rriten nga banorët. Në ditë të kthjellëta, nga lartësitë e Gjinarit mund të shquash në perëndim edhe detin Adriatik, që nga Vlora e deri në Durrës. [1]

Monumente natyrore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Gjinar ndodhen 6 monumente kulturore, si: Dushku i Lleshanit, Lisat e Pashtreshit, Pisha e Fushë - Kuqes, Dushku i Kishës Gjinar, Rrobulli i Zeleshnjës, Pylli i staneve të Verçës.

Monumente kulture[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Disa nga monumentet e kulturës që gjenden në Gjinar janë: Kalaja e Gurit, Kalaja e Valëshit, Kisha Shën e Premte, Kalaja në Llixhat e Elbasanit.

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me një distance rreth 25 km nga Elbasani, Gjinari është një zonë turistike e njohur që prej kohës së Zogut. Ai karakterizohet nga klima dhe burimet e veta natyrore e cila ofron turizëm dhe mund të vizitohet gjatë gjithë vitit.[2]

Që prej kohës së Zogut dhe në komunizëm, Gjinari ka qenë një nga pikat më të rëndësishme të turizmit malor në Shqipëri me kabina kampi pushimi për turistët, të cilët shpenzonin rreth 15 ditë në Gjinar për t’u kuruar nga ajri e klima. [3]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Projekti 100 fshatrat".
  2. ^ "Gjinari, fshati turistik, peng i një rruge – ju rrëfejmë legjendën e pemës 700-vjeçare".
  3. ^ "Gledian Llatja: Gjinari, turizëm dhe klimë në katër stinët e vitit".