Sllovakët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sllovakët janë një grup etnik dhe komb sllav perëndimor me origjinë nga Sllovakia që ndajnë një prejardhje, kulturë, histori të përbashkët dhe flasin gjuhën sllovake.

Në Sllovaki, rreth 4.4 milionë janë sllovakë etnikë me 5.4 milionë banorë gjithsej. Ka pakica sllovake në shumë vende fqinje duke përfshirë Austrinë, Kroacinë, Republikën Çeke, Hungarinë, Poloninë, Rumaninë, Serbinë dhe Ukrainën dhe ka një numër të madh imigrantësh dhe pasardhësit e tyre në Australi, në Kanada, në Francë, në Gjermani, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara ndër të tjera, të cilat së bashku quhen diaspora sllovake.