Çetat Partizane në Elbasan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Çetat partizane në Elbasan filluan të ngrihen në pranverë të vititt 1942. Çetat e para partizane me luftëtarë antifashistë, përbëheshin nga 15 deri 50 luftëtarë dhe drejtoheshin nga komandanti i çetës. [1]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas verës së vitit 1942, në drejtimin e çetave partizane Partia Komuniste caktoi edhe komisarët politikë.

Çeta partizane e Çermenikës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ajo ishte çeta e parë në rajonin e Elbasanit. U formua më 15 gusht të vitit 1942 në fshatin Orenjë të Librazhdit. Komandant i kësaj çete u caktua Kadri Hoxha dhe komisar politik Ramadan Çitaku. Mori pjesë për herë të parë në aksionin e datës 11 tetor 1942 kundër një autokolone të ushtrisë italiane në Labinot Fushë. Gjatë nëntorit të këtij viti, mori pjesë në aksionet kundër pushtuesve në Malin me Gropa dhe kundër truprojes italiane tek Ura e Murrashit.

Çeta partizane e Martaneshit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U formua më 1 nëntor të vitit 1942 nën komandën e Baba Faja Martaneshit (Mustafa Xhani). Mori pjesë në aksionet kundër truprojes italiane tek Ura e Murrashit në 16 nëntor 1942; më 16 dhjetor sulmoi postën e karabinierisë në Martanesh.

Çeta partizane e Labinotit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U formua në fund të muajit shtator të vitit 1942. Komandant i saj u caktua Sali Ballkoçi. Ndër aksionet kryesore përmenden ato në bashkëpunim me forcat e çetës së Çermenikës.

Çeta partizane e Dumresë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U themelua më 12 dhjetor të vitit1942 në katundin Shalës. Komandant i çetës u caktua Mehmet Bajraktari dhe komisar politik Sotir Lubonja. Aksioni i parë daton në janar të vitit 1943, sulmit kundër postës së xhandarmërisë së Kuçovës. Në shkurt merr pjesë në sulmin kundër kantierit të shoqërisë italiane “Mediterraneo” në Bishqem.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Enciklopedia e Elbasanit. fq. 102.