Agjencia e Statistikave të Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Agjencia e Statistikave të Kosovës
Agjencia e Statistikave të Kosovës
Logo zyrtare
ShkurtesaASK
LlojiAgjenci
Koordinatat42.6651886,21.1659775
Rajoni i shërbimit
Republika e Kosovës
Gjuha zyrtare
Shqip, Anglisht, Serbisht
Organizata amë
Qeveria e Kosovës
Faqja në internethttp://ask.rks-gov.net/

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK-ja) është institucion profesional, i pavarur, bartës dhe shpërndarës i statistikave zyrtare dhe koordinator i statistikave zyrtare të Kosovës, e cila vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit (ZKM-së) dhe ushtron funksionet dhe përgjegjësit e saj të përcaktuara me Ligjin Nr. 06/L-058 për statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës (Gazeta Zyrtare, nr. 3/2019, 17 Janar 2019) dhe Rregulloren përkatëse për organizimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. [1]

ASK kryen detyrat dhe përgjegjësitë tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi si dhe detyrat e përcaktuara nga Kryeministri.

Misioni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Misioni i ASK-së është të sigurojë të dhëna cilësore në kohë dhe statistika zyrtare relevante, që i përmbushin nevojat e të gjithë shfrytëzuesve vendorë dhe ndërkombëtarë

ASK përmes planeve vjetore të veprimit ka synuar ta:

  • fuqizojë planifikimin e ASK-së dhe ta finalizojë zbatimin e KVP-së, ta finalizojë

riorganizimin e ASK-së dhe ta fuqizojë Departamentin e Planifikimit2 dhe Departamentin e Regjistrimit dhe Anketimit;

  • themelojë një dialog sistematik me përdorues;
  • fuqizojë Teknologjinë Informative (TI) dhe shërbimet mbështetëse;
  • zbatojë paralelisht metodologjinë e dokumentimit dhe proceset e prodhimit. Lidhur me këtë PSZ 2013 - 2017 përcakton prioritetet për zhvillimin e fushave statistikore, që janë sipas renditjes së prioriteteve.[2]

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) u themelua në vitin 1948, gjatë një periudhe të transformimit socio-politik të asaj kohe. Objektiv parësor ishte mbledhja sistematike, përpunimi dhe shpërndarja e të dhënave statistikore lidhur me aspekte të ndryshme të shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës. ASK-ja ofron njohuri kyçe mbi demografinë e popullsisë, treguesit ekonomikë, bujqësinë dhe më shumë.

Vitet ’90-të shënuan një periudhë sfidash të rëndësishme për Kosovën, duke përfshirë edhe trazirat politike. Mes këtyre vështirësive, gjatë kësaj kohe, ASK-ja u përball me represion politik nga Serbia. Në një kthesë shqetësuese të ngjarjeve, zyrtarët e ASK-së u larguan padrejtësisht nga puna nga autoritetet serbe në vitin 1990, duke lënë një boshllëk në prodhimin statistikor të Kosovës.

Në fillim të shekullit të ri XXI, ASK-ja luajti një rol të rëndësishëm, duke ofruar të dhëna statistikore, për shtet-formimin e Republikës së Kosovës. ASK-ja iu bashkua organizatave ndërkombëtare, e sidomos Eurostat-it, për ndryshime metodologjike dhe adaptimin e metodave të reja teknologjike në mbledhjen, analizën dhe shpërndarjen e të dhënave, duke siguruar cilësi dhe besueshmëri të statistikave zyrtare.

Viti 2011 shënoi një moment historik për Kosovën në përgjithësi dhe për ASK-në në veçanti, duke kryer Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS 2011) për her të parë pas 30 vjetësh. Ky regjistrim siguroi informacione demografike dhe socio- ekonomike, gjithëpërfshirëse dhe të përditësuara.

Pas përfundimit të Regjistrimit të Popullsisë (REKOS 2011) u hap rrugë për ta realizuar edhe Regjistrimin e Bujqësisë 2014. Regjistrim ky, që u realizuar pas 50 vjetësh. Regjistrimi i Bujqësisë 2014 siguroi të dhëna lidhur me përdorimin e tokës, prodhimin e të korrave, blegtorinë dhe tregues të tjerë jetikë bujqësorë. Regjistrimi i Bujqësisë 2014 u mundësoi politik-bërësve, studiuesve dhe palëve të interesuara, për të hartuar strategji të qëndrueshme për politikat bujqësore dhe zhvillimin rural. 2017

Viti 2017 shënoi një moment kthese në rrugëtimin e ASK-së praktikave statistikore ndërkombëtare. Për herë të parë u bë pjesë e procesit “Peer review” të organizuar nga Eurostati.[3]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ http://ask.rks-gov.net/
  2. ^ "Plani Vjetor i Statistikave Zyrtare të Kosovës 2017" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 korrik 2018. Marrë më 10 shkurt 2018.
  3. ^ ASK. "Agjencia e Statistikave të Kosovës". ASK (në anglisht). Marrë më 2024-05-17.