Arkitektura Kadamba

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sintezë e mjaft stileve arkitekturore gjatë Dinastisë Kadamba
Tempulli i Lakshmi Devit në Dodagadavalli, Shikara (kulla) e Dinastisë Kadamba me Kalasa (majëz) në krye
Tempulli Madhukeshvara

Arkitektura Kadamba ishte një stil arkitekture tempujsh i themeluar nga Majurasharma në shekullin e IV të e.s. në KarnatakaIndisë[1] Dinastia Kadamba krijoi një stil të ri arkitekture që qe baza e stilit Hojsala të arkitekturës. Zhivlloi një shkollë origjinale skulpture, që qe pararendëse e një serie skulptorësh të Indisë së jugut.[2] Shumë tempuj në Aihole, Badami dhe Hampi janë ndërtuar në stilin arkitekturor Kadamba.

Dinastia Kadamba e Banavasit ishte një dinasti e lashtë mbretërore e rajonit të Karnatakas që sundoi nga viti 345 deri në vitin 525 dhe që dhanë një kontribut të hershëm domethënës në trashëgiminë arkitekturore indiane.[3][4]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Midis viteve 345 deri në 525 të e.s., dinastia e lashtë mbretërore e Karnatakas, Kadamba dha kontribute të hershme në Arkitektrën e Karnatakas dhe ata janë zanafillësit e saj.[5] Dinastia Kadamba krijoi një stil të ri arkitekturor që do të ishte baza e stilit arkitekturor Hojsala, zhvilluan një shkollë origjinale skulpture, që ishte pararendëse e një sërë skulptorëve të Indisë jugore.[6] Shumë tempuj në Aihole, Badami dhe Hampi janë ndërtuar në stilin arkitekturor Kadamba. Dr. G. M. Moraes mendon se përveç disa veçorive, Dinastia Kadamba integroi një larmi stilesh në arkitekturën e tyre, të rrjedhura nga pararendësit dhe sundimtarët e tyre, duke u bazuar për shembull në traditën arkitekturore të Satavahanas. Dinastia Kadamba ishte krijuesja e arkitekturës së Karnatakas.[7]

Tempulli Bhuvaraha Narasimha në Halasi, Karnataka

Tempujt Kadamba vimana zakonisht me plan katror, kulla është në formë piramidale dhe përbëhet nga një seri shtresash horizontale të shkallëzuar të dekoruara me seri uniforme projeksionesh katërkëndore vertikale dhe vestibule të mbuluara të ngjitur me vimana-n, shtresat janë më të shumta dhe më pak të ngritura, duke u munguar zbukurimi i pavjonit. Tempulli Madhukeshvara (i zotit Shiva) në Banavasi u ndërtua nga Dinastia Kadamba dhe ka një ndërtim të ndërlikuar guri të gdhendur.[8] I ndërtuar fillimisht nga Dinastia Kadamba, pësoi, përgjatë një periudhe prej një mijë vjetësh, shumë shtesa dhe rinovime, nga sunduesit Chalukya të Sonda-s. "Kadambotsava", një festival i përvitshëm mbahet aty në muajin e dhjetorit.[8] Arkitektura dhe skulptura Kadamba kontribuan në themelimin e stilit Chalukya-Hojsala.

Shikara Kadamba[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Veçoria më e shquar e arkitekturës Kadamba ishte Shikhara e quajtur Shikara Kadamba. Kulla ngrihet në shkallë pa ndonjë dekorim (shikara në formë piramide) me majëz (Stupika ose Kalasha) në krye. Me raste piramidat kishin dritare të hapura. Ky stil Shikharash u përdor mjaft shekuj më vonë, duke ndikuar në Tempullin Dodagadavalli në periudhën Hojsala dhe tempujt Mahakuta në Hampi.[9]

Tempull i rrënuar në Aihole pranë tempullit te Durgës, në stilin Kadamba

Tempujt në stilin arkitekturor Kadamba[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Monumentet e shekullit të V në Halasi janë strukturat më të vjetra të mbijetuara të stilit Kadamba. Veçoria më e shquar është Shikhara Kadamba me një Kalasa në majë. Arkitektura Kadamba përbën një lidhje të rëndësishme midis arkitekturave Shatavahana, Pallava dhe Chalukya. Elementet e Arkitekturës Kadamba u morën nga Arkitektura Hojsala.[10]

Në distriktin Belgaum, tempujt Hatikeshvara, Kalleshvara dhe Someshvara në Halasi dhe grupi i tempujve në Kadaroli ilustrojnë më së miri arkitekturën Kadamba. Basadi i vjetër xhainist që përmban një faltore të shenjtë dhe një sukanasi në Halasi është tempulli më i vjetër prej guri në Karnataka.

Halasi është në sfond të Ghateve perëndimore në atmosferë të gjelbër e të harlisur. Ishte kryeqyteti i dytë i Kadambave të Banavasit. Tempulli i stërmadh Bhuvaraha Narasimha[11] ka imazhe të larta të Varahas, Narasimhas, Narajanas dhe Surjas. Vendi ka një fortesë dhe tempuj të Gokarneshsvaras, Kapileshvaras, Swarneshvaras dhe Hatakeshvaras. Në Halasi gjenden grupe monumentesh si tempujt Kalmesvara, Suvarnesvara, Ramalingesvara dhe Bhuvaraha.

Aihole

Shumë tempuj në Aihole duke përfshirë kompleksin e tempujve Ramlingesvara, tempullin Badigergudi dhe faltore të vogla në kompleksin tempullor të Durgas, kompleksin tempullor Triambakeshvara, tempullin e rrënuar në kompleksin tempullor Mallikarxhuna, faltoret në kompleksin tempullor Xhjotirlinga, tempulli i vogël në kompleksin tempullor Huçimalli, tempujt e rrënuar të kompleksit tempullor Galaganatha dhe shumë tempuj përgjatë lumit Malaprabha janë ndërtuar në stilin arkitekturor Kadamba.

Badami

Grupi i tempujve Mallikarxhuna në stilin Kadamba dhe Grupi i tempujve Bhutanatha në Badami.

Hampi

Duke përfshirë tempujt xhain dhe dy tempuj të Shivas si dhe shumë tempuj të rrënuar në kodrën Hemakuta në Hampi, janë ndërtuar në stilin arkitekturor Kadamba.

Mahakuta

Ka shumë faltore me superstrukturë Kadamba në Mahakuta duke përfshirë tempullin Bhimeshvara linga, tempull i rinovuar jashtë kompleksit kryesore të tempujve.

Grupi i tempujve Mallikarxhuna në Badami
Bandalike

Në Bandalike (ose Bandalika), që është rreth 35 km nga Shikaripura, ka shumë tempuj dhe Basadi, duke përfshirë Basadin Shantinatha, tempullin Sahasralinga dhe tempujt tremurti Someshvara që janë të periudhës Rashtrakuta dhe Kadamba të ndërtuar në stilin e arkitekturës Kadamba.

Distrikti Belgaum
  • Tempulli Kamala Narajana në Degaon (Degamve/Devgram)
  • Tempulli i rrënuar në Konur[12] është 4 km nga ujëvarat Gokak.
  • Basadi Kamala[13] në Belagavi.
  • Tempulli Bhutnath në Torgal (fortesa Torgal) afër Munvalli-t në distriktin Belgaum.
  • Tempulli Pançalingeshvara në Munavalli distrikti Belgaum ka shikhara Kadamba.
  • Tempulli Ramalingaeshvara në Bailhongal.
  • Ka pak tempuj të rrënuar në Huli me shikhara Kadamba.
  • Tempulli i rrënuar pranë lumit në Kadaroli[14] ka shikara në stilin Kadamba.
Distrikti Utara Kanada
  • Duke përfshirë tempujt Madhukeshvara dhe Parvati shumë tempuj të tjerë në Banavasi kanë stilin e shikarave Kadamba.
  • Ratnatraya Basti në Bilgi, një fshat i vogël afër Sidapuras, në distriktin Utara Kanada të Karnatakas.
  • Tempulli Shankara Narajana i shekujve të XII dhe XIV[15] në Halijur dhe Tempulli Venkataramana Svami[16] në Mutinkare pranë Sondas në talukun Sirsi të distriktit Utara Kanada.
  • Tempulli Mallikarxhuna në Halijal.
Dy tempuj të Shivës në kodrën Hemakuta në Hampi
Distrikti Hasan
  • Tempulli Joga Narasimha në Holalu në distriktin Hasan.
  • Tempulli Kadamba i Shiva-s Betada Baireshvara i ndërtuar në gurë të zinj pranë Hanbalit, një stacion kodrinor i Sakleshpurit (në Malet e Ghateve Perëndimore) në distriktin Hasan.
  • Tempulli Kirthinarajana në stilin Kadamba[17] është në Heragu në distriktin Hasan.
Distrikti Gadag
  • Tempulli i vjetër xhainist në Lakshmeshvara ka shikara në stilin Kadamba.
  • Tempulli Trilingeshvara në Hosur të distriktit Gadag.
  • Tempulli Narasimha, në kompleksin tempullor Vira Narajana në Gadag.
Distrikti Haveri
  • Tempulli Kere Someshvara në Kalakeri në Hangal Taluk të distriktit Haveri,[18] është në stilin arkitekturor të shikaras Kadamba.
  • Tempulli Basavann në kompleksin tempullor Çaudajadanapura Mukteshvara, në distriktin Haveri.
  • Tempulli Narasimha në Narasapura pranë Çaudajadanapuras, distrikti Haveri.
  • Tempulli Virabhadra në Hale Honati në talukun Ranebenur të distriktit Haveri.
Faltore me shikhara të stilit Kadamba në Mahakuta
Distrikti Çikmagalur
  • Tempulli Bhairaveshvara në Bhairapur në stilin Kadamba, 22 km nga Mudigere në distriktin Çikmagalur pranë Kuke Subramanjas.
  • Tempulli Prasanna Rameshvara Devarunda, Mudigere në distriktin Çikmagalur.
  • Tempujt Malahanikareshvara dhe Bhavani Shringeri.
Pjesë të tjera të Karnatakas
  • Tempulli i shek. të XII të Shivas në Udri Shimoga[19] i ndërtuar në stilin Kadamba.
  • Tempujt Mallikarxhuna dhe Nilakanteshvara, në Kalasi.
  • Tempulli Triambakeshvara (Trikutaçala) me Shikhara Kadamba në Kavital në talukun Manvi në distriktin Raiçur.
  • Tempulli xhainist në kodrën Brahmagiri[20] në distriktin Çitradurga.
Pjesë të tjera të Indisë
Maharashtra
  • Tempulli Pançaganga në Kolhapur i ndërtuar në stilin Kadamba.
  • Tempulli Mahabaleshvar, Tempulli Krishnai në Maharashtra.
  • Matha Kaneri në stilin kadamba gjendet në tehsilin Karvir në distriktin Kolhapur të Maharashtras.
Andra Pradeshi
  • Tempujt në Srisailam të ndërtuar gjatë periudhës Vixhajanagara (nga Harihara Raja) kanë shikara të stilit Kadamba.
  • Grupi i tempujve Papanasi në Alampur të Andra Pradeshit janë ndërtuar në stilin arkitekturor Kadamba.
  • Tempulli Çaja Someshvara[21] në Panagal në Nalgonda.

Stilet e përziera të arkitekturës Kadamba[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Stili arkitekturor Chalukya-Kadamba
  • Tempulli Uma Maheshvara[22]Hosagunda në talukun Sagar të distriktit Shimoga.
Stili arkitekturor Hojsala-Kadamba
Stili arkitekturor Kadamba-Jadava

Tempuj me këtë stil: Tempulli Ananta Vasudeva; Tempulli Çampakesvara Siva; Tempulli Lingaraxha; Tempulli Mangalesvara Siva; Tempulli Purvesvara Siva; Tempulli Raxharani; Tempulli Jameshvar; Tempulli Mahavinajak dhe Tempulli Baladevxhev.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kadamba Style Temple Architecture" (në anglisht). Kamat's Potpourri. Marrë më 2011-07-22.
  2. ^ George M. Moraes (1931). The Kadamba Kula: A History of Ancient and Mediaeval Karnataka (në anglisht). B.X. Furtado. Marrë më 26 gusht 2013.
  3. ^ "Madukeshwara temple" (në anglisht). Kamat's Potpourri. Marrë më 26 shtator 2009.
  4. ^ Dr. Jyotsna Kamat. "Ancient City of Banavasi" (në anglisht). Kamat's Potpourri. Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2006. Marrë më 28 nëntor 2006.
  5. ^ "Kadambas of Banavasi" (në anglisht). Kamat's Potpourri. Marrë më 22 korrik 2011.
  6. ^ George M. Moraes (1931). The Kadamba Kula: A History of Ancient and Mediaeval Karnataka (në anglisht). B.X. Furtado. Marrë më 26 gusht 2013.
  7. ^ Suryanatha Kamat (1980). A Concise History of Karnataka: From Pre-Historic Times to The Present (në anglisht). Bangalore: Archana Prakashana. fq. 37–8. Marrë më 26 shtator 2009.
  8. ^ a b "Architectural Wonders" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2009. Marrë më 3 korrik 2016.
  9. ^ "Kadambas of Banavasi" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2006. Marrë më 26 shtator 2009.
  10. ^ "Kadamba Architecture - Banavasi" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2014. Marrë më 23 gusht 2013.
  11. ^ "Kadamba glory" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2012. Marrë më 3 shtator 2008.
  12. ^ Ruined Temple in Konnur[lidhje e vdekur]
  13. ^ "Kamala Basti has Kadamba Nagara shikara" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2014. Marrë më 23 gusht 2013.
  14. ^ Kadaroli[lidhje e vdekur]
  15. ^ "Haliyur Site Plan" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2013. Marrë më 3 korrik 2016.
  16. ^ "Muttinkare Site Plan" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2013. Marrë më 3 korrik 2016.
  17. ^ "Keerthinarayana Site Plan" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 25 nëntor 2009. Marrë më 3 korrik 2016.
  18. ^ "Six chosen for development as 'Heritage Cities' in State" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2008. Marrë më 3 shtator 2013.
  19. ^ "Udri Shimoga" (në anglisht). Archaeological Survey of India, Bengaluru Circle. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2013. Marrë më 3 korrik 2016.
  20. ^ "Journeys across Karnataka" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 19 maj 2018.
  21. ^ "Chaya Someshwara temple". The Hindu (në anglisht).
  22. ^ "Renovation work of Uma Maheshwara temple begins". The Hindu (në anglisht). Marrë më 27 gusht 2013.
  23. ^ "Channakesva Temple Together With Adjacent" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2013. Marrë më 27 gusht 2013.
  24. ^ "Goa - Tambdi Surla Temple - Kadamba-Yadava architecture" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 22 gusht 2013. Marrë më 23 gusht 2013.

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]