Atlético Madrid

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Atlético Madrid
Pseudonimi(et)Los Colchoneros
Los Rojiblancos
Los Indios
El Atleti
Themeluar26 prill 1903
StadiumiWanda Metropolitano
Kapaciteti68,000 vende
PronariFlamuri Enrique Cerezo,
TrajneriFlamuri Diego Simeone
LigaLa Liga
2018–192
Faqja zyrtare[[1] Faqja zyrtare e klubit]
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë

Club Atlético de Madrid S.A.D. (i njohur në anglisht si Atlético Madrid,Atletico Madrid ose thjesht Atleti) është një ekip futbollistik spanjoll i vendosur në Madrid që luajnë në Primera Division e La Ligas. Stadiumi i tyre i shtëpisë është Vicente Calderón (stadion), i cili aktualisht mban deri në 55.000 spektatorë. Ky klub është një nga më të suksesshëm në historinë e Ligës spanjolle, duke fituar të dyja , si atë La Liga dhe Copa del Rey për nëntë herë , duke përfshirë një fitore të dyfishtë në 1996. Ata gjithashtu fituan Kupën UEFA në 1962 dhe UEFA Liga e Kampionëve si ndjekës (në finale) dhe Intercontinental Cup fitues në 1975.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1903–1939: Themelimi dhe vitet e para[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klubi u themelua më 26 prill 1903 nën emrin Athletic Club Sucursal de Madrid nga tre studentë baskë që jetonin në Madrid.[1] Këto studentë e panë klubin që sapo kishin krijuar si një ekip rezervë për të rinjë për klubin e qytetit të tyre Athletic Bilbao,[1] të cilët sapo kishin fituar Kupën e Mbretit. Në vitin 1904, pjesë e klubit u bënë edhe disa anëtarë që ishin larguar nga Real Madridi.[2] Ekipi filloi të luante me fanella kuqeblu, ashtu si Bilbao, por mbas vitit 1910 filloi të luante me ngjyrat tradicionale bardh dhe kuqe. Disa besonin se ky ndryshim erdhi për shkak se fanellat e kuqe dhe të bardha ishin më të lehta për t'u bërë, kjo për shkak se i njëjti kombinim përdorej për të bërë pëlhura dhe dysheqe, duke bërë që materiali që dilte i tëpërt të kthehej në fanella futbolli. Kjo gjë solli edhe pseudonimin e klubit, Los Colchoneros.

Megjithatë, disa të tjerë besonin se ky ndryshim erdhi për shkak se klubi ndaloi së bleri fanellat kuqeblu të Blackburn Rovers në Angli.[3][4] Në vitin 1909, Juanito Elorduy, një ish lojtar dhe anëtar i bordit drejtues të klubit, udhëtoi në Angli për të blerë fanella për klubin e tij por nuk gjeti nga ato të Blackburnit, duke vendosur të blinte fanella kuq e bardhë të Southamptonit. (klubi nga qyteti port që ishte pika e tij e nisjes për në Spanjë).[5] (Qëndrimi zyrtar i Southampton F.C. dhe Athletic Club). Atlético Madrid vendosi të luante me fanellën kuq e bardhë, duke bërë që ata të njiheshin si "Los Rojiblancos",[6][7] por zgjodhi të mbante të shkurtrat ekzistuese blu, ndërsa skuadra e Bilbaos e ndërroi ngjyrën e të shkurtrave duke e bërë të zezë.[8] Bilbao e fitoi Kupën e Mbretit 1911 duke përdorur disa lojtarë të 'huazuar' nga Athletic Madrid, përfshirë Manolón që shënoi një nga golat e tyre.[9]

Fusha e parë e klubit, Vallecas, ndodhej në pjesën e klasës punëtore në jug të qytetit. Në vitin 1919, Compañía Urbanizadora Metropolitana – kompania që menaxhonte sistemin nëntokësor telekomunikativ në Madrid – bleu një tokë afër Ciudad Universitaria. Dy vite më pas, Atlético Madrid kaloi te stadiumi i ndërtuar nga kjo kompani, e quajtur Estadio Metropolitano de Madrid me 35,000 vënde, duke fituar "pavarësinë" nga Athletic Bilbao.[10]

Gjatë viteve 1920', Atlético fitoi Campeonato del Centro tre herë si dhe u mposht në finalen e Kupës së Mbretit në vitet 1921 dhe 1926, në të dyja rastet nga Bilbao. Në vitin 1928, klubi u ftua të merrte pjesë në sezonin e parë të Primera División. Ekipi kishte si trajner Fred Pentland në sezonin e parë. Pas dy sezonesh, ekipi u rrëzua në Segunda División. Ata u rikthyen në La Liga në vitin 1934 por u rrëzuan sërisht dy vite më pas. Gjatë kësaj periudhe, Pentland u zëvëndësua nga Josep Samitier. Lufta Civile Spanjolle i dha një lehtësim klubit, pasi Real Oviedo nuk ishte në gjendje të luante për shkak të shkatërrimit të stadiumit të tyre gjatë bombardimeve. Kështu, La Liga dhe rënja e Atléticos u shtynë, me këta të fundit që siguruan qëndrimin pasi fituan në play-off kundër Osasunës, e cila kishte fituar Segunda División.

1939–1947: Athletic Aviación de Madrid[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

La Liga rifilloi në vitin 1939 pas mbarimit të luftës. Gjatë kësaj kohe, Atlético u bashkua me Aviación Nacional te Zaragozës për t'u bërë Athletic Aviación de Madrid. Aviación Nacional ishte krijuar në vitin 1937 nge tre oficerë të aviacionit të Forcave Ajërore Spanjolle.[11] Atyre i ishte premtuar një vend në La Liga për sezonin 1939–40, por u refuzuan nga Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit. Ata nuk donin t'a nisnin nga kategoria e fundit, duke u bashkuar me Atléticon, e cila gjatë luftës kishte humbur tetë lojtarë, përfshirë yllin e ekipit Monchín Triana, i cili u vra. Në atë kohë, Real Oviedo e kishte fushën ende të shkatërruar nga lufta, duke bërë që të heqte dorë nga vendi i tyre në La Liga, e cila u kontestua nga Aviación dhe Osasuna; më 26 nëntor 1939, Aviación fitoi 3–1 në ndeshjen e luajtur në Valencia.[11] Në vitin 1941, Atlético fitoi titullin e parë të La Ligas të udhëhequr nga legjenda Ricardo Zamora si trajner. Lojtari më i dalluar i ekipit në ato vite ishte Germán Gómez, i cili u ble nga Racing de Santander në vitin 1939. Ai u luajti deri në sezonin 1947–48. Gjatë kësaj kohe, ai formoi një dyshe të suksesshme në mesfushë sëbashku me Machín dhe Ramón Gabilondon.

Në mesin e vitit 1940, një dekret i lëshuar nga Francisco Franco[12] ndaloi klubet të përdornin emra të huaj dhe klubi u bë "Atlético Aviación de Madrid".[13] Në shtator 1940, Atlético Aviación fitoi Superkupën e parë në futbollin spanjoll pasi mposhti Espanyolin, fitues i Kupës së Generalísimo 1940, në një finale me dy ndeshje të cilën Atlético e fitoi me rezultatin e përgjithshëm 10–4, përfshirë një fitore masive 7–1 në Campo de Fútbol de Vallecas.[14] Më 14 dhjetor 1946, klubi vendosi të heqë lidhjen ushtarake nga emri i saj, dhe pak kohë më pas, më 6 janar, u vendos në emrin aktual të Club Atlético de Madrid. Gjithashtu në vitin 1947, Atlético mundi Real Madridin 5–0 në Metropolitano, duke arritur fitoren e tyre më e madhe ndaj rivalëve madrilen.[15]

1947–1965: Epoka e artë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nën drejtimin e Helenio Herrerës dhe me ndihmën e Larbi Benbarek, Atlético fitoi La Ligën sërisht në vitet 1950 dhe 1951. Me largimin e Herrerës në vitin 1953, klubi filloi të humbiste terren kundrejt Real Madridit dhe Barcelonës. Për pjesën e mbetur të viteve 1950', Atlético konkuroi me Athletic Bilbaon për statusin e ekipit të tretë në Spanjë.

Megjithatë, klubi u përmirësua gjatë viteve 1960' dhe 1970', duke konkuruar me Barcelonën për pozitën e ekipit të dytë. Në sezonin 1957–58, ekipi u rendit i dyti në kampionat nën drejtimin e trajnerit të ri Ferdinand Daučík. Ky rezultat solli kualifikimin në Kupën Evropiane 1958–59 sëbashku me Realin i cili ishte kampioni në fuqi. Ekipi arriti deri në gjysëm-finalen e kompeticionit, të udhëhequr nga sulmuesi brazilian Vavá dhe Enrique Collar. Gjatë rrugës në gjysëm-finale ekipi eliminoi Drumcondrën, CSKA Sofian dhe Schalke 04.[16] Në gjysëm-finale, Atlético u ndesh me Real Madridin, duke u mposhtur në Santiago Bernabéu 2–1 dhe duke fituar 1–0 në Metropolitano.[17] Në ndeshjen përsëritëse të luajtur në Zaragoza, Reali fitoi 2–1.[18]

Atlético do të hakmerrej për këtë disfatë duke mposhtur Realin në dy finale të Kupës së Mbretit rresht, në vitet 1960 dhe 1961, të udhëhequr nga trajneri José Villalonga, i cili më parë kishte drejtuar Realin. Në vitin 1962, ekipi fitoi Kupën Evropiane të Fituesve të Kupës, duke arritur suksesin e parë në Evropë: në finale ekipi mposhti Fiorentinën 3–0 në ndeshjen përsëritëse.[19] Ky sukses ishte i rëndësishëm për klubin, pasi ishte i vetmi trofe evropian të cilën Reali nuk e kishte fituar. Ata e arritën sërisht finalen një vit më pas, por u mposhtën nga ekipi anglez Tottenham Hotspur me rezultatin 5–1.[20] Gjatë kësaj periudhe, në ekip ishin afruar lojtarë si Miguel Jones dhe mesfushori organizator Adelardo, të cilët i'u bashkuan yllit të ekipit Enrique Collar.[21]

Vitet më të mira të Atléticos rastisën me dominimin e Real Madridit. Nga viti 1961 e deri në vitin 1980, Los Blancos e fituan kampionatin në 14 raste. Gjatë kësaj kohe, ishte Atlético i vetmi ekip që rivalizoi Realin, duke fituar La Ligan në vitet 1966, 1970, 1973 dhe 1977 dhe duke u renditur në vendin e dytë në vitet 1961, 1963 dhe 1965. Klubi gjithashtu fitoi Kupën e Mbretit në vitet 1965, 1972 dhe 1976. Në finalen e kupës në vitin 1965, duke mposhtur Realin në transfertë: kjo ishte hera e parë që Reali mposhtej në Santiago Bernabéu pas tetë vitesh.

1965–1974: Finalist i Kupës Evropiane[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1966, Atlético u largua nga Estadio Metropolitano de Madrid, e cila u shkatërrua për t'i hapur rrugë ndërtimit të disa pallateve dhe një bllok zyrash që i përkisnin kompanisë ENUSA. Ata u zhvendosën në Stadiumin Vicente Calderón, që ndodhej afër lumit Manzanares; stadiumi u përurua më 2 tetor 1966 me një ndeshje miqësore kundër Valencias.[22] Disa nga lojtarët më të dalluar të kësaj periudhe ishin Adelardo (tashmë veteran) si dhe golashënuesit e rregullt Luis AragonésJavier Irureta dhe José Eulogio Gárate, me këtë të fundit që fitoi Trofeun Pichichi në vitet 1969, 1970 dhe 1971. Gjatë viteve 1970' klubi firmosi me disa lojtarë argjentinas, përfshirë Rubén AyalënPanadero Díaz dhe Ramón "Cacho" Heredian si dhe trajnerin Juan Carlos Lorenzo. Trajneri Lorenzo besonte në disiplinë, kujdes dhe prishjen e lojës së kundërshtarit. Pavarësisht se këto metoda shkaktuan polemike, Atlético arriti të fitonte kampionatin në vitin 1973 si dhe arriti në finalen e Kupës Evropiane një vit më pas.[23] Gjatë rrugës në finale, ekipi eliminoi Galatasarayn, Dinamo Bucureștin, Yllin e Kuq të Beogradit dhe Celtic.[24] Në ndeshjen e parë gjysëm-finale kundër Celtic, tre lojtarë të Atléticos (Ayala, Díaz dhe zëvëndësuesi Quique) u përjashtuan me karton të kuq për ndërhyrjet e këqija në një rastet më të këqija të ndërhyrjeve cinike në historinë e turnamentit. Falë kësaj taktike ekipi arriti në barazimin pa gola në transfertë dhe arriti të fitojë ndeshjen e kthimit në Madrid me rezultatin 2–0 falë golave të Gárates dhe Adelardos.[25] Atlético shkoi në finale me mungesat e rëndësishme të Ayala, Díaz dhe Quique, kundër një Bayerni që në përbërje kishte lojtarë si Franz Beckenbauer, Sepp Maier, Paul Breitner, Uli Hoeneß dhe Gerd Müller. Pavarësisht diferenca në fushë, Atlético bëri një lojë shumë të mirë, duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë. Në minutën e 113të, Atlético kaloi në avantazh falë një goli me goditje të lirë me hark nga Aragonés, megjithatë gjermanët barazuan me një gjuajte nga distanca në minutën e fundit nga mbrojtësi Georg Schwarzenbeck, duke e lënë portierin Miguel Reina pa lëvizur.[26] Në ndeshjen përsëritëse dy ditë më pas, Bayerni fitoi lehtësisht 4–0.[26]

1974–1987: Vitet e Aragonés[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pak pas disfatës në finalen e Kupës Evropiane 1974, klubi emëroi ish lojtarin e tyre Luis Aragonés si trajnerin e ri të ekipit. Ai shërbeu si trajner në katër periudha të ndryshme: 1974–80, 1982–87, 1991–93 dhe 2002–03.[27] Atlético mori pjesë në Kupën Ndërkontinentale si finalist i Kupës së Evropës; fituesi Bayern München nuk mori pjesë në turnament për shkak të axhendës së ngjeshur të ndeshjeve.[28] Në këtë turnament, Atlético fitoi me rezultatin e përgjithshëm 2–1 kundër ekipit argjentinas Independiente:[28] ata u mposhtën 1–0 në ndeshjen e parë por fituan 2–0 në ndeshjen e dytë falë golave të Javier Iruretës dhe Rubén Ayalës.[29] Aragonés më pas udhëhoqi ekipin drejt fitimit të kupës në vitin 1976 dhe kampionatit në vitin 1977.

Gjatë periudhës së tij të dytë me klubin, Atlético u rendit në vendin e dytë në kampionat si dhe fitoi kupën, të dy në vitin 1985. Lojtari më i dalluar i atij sezoni ishte Hugo Sánchez, i cili fitoi Pichichin si golashënuesi më i mirë me 19 gola. Ai gjithashtu shënoi një dopietë në finalen e kupës ku Atlético mposhti 2–1 Bilbaon. Megjithatë, Sánchez qëndroi edhe për një sezon para se të kalonte te Reali. Pavarësisht largimit të Sánchez, Aragonés udhëheqoi ekipi drejt fitimit të Superkupës në vitin 1985 dhe finales së Kupës Evropiane të Fituesve të Kupës një vit më pas. Megjithatë, Atlético u mposht 3–0 nga Dynamo Kyiv, duke humbur finalen e tretë evropiane rresht.[30][31]

1987–2005: Vitet e tranzicionit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1987, politikani dhe biznesmeni polemizues Jesús Gil u bë president i klubit, duke drejtuar klubin (dhe duke kryer një mashtrim të shpërdorimit duke sekuestruar 95% të aksioneve, ndërsa nuk arriti të paguante në mënyrë efektive një pesetë të vetme gjatë konvertimit të detyruar të Atlético nga klubi i tifozëve në Sociedad Anónima Deportiva në 1992)[32] deri në dorëheqjen e tij në maj 2003.[33] Para mbërritjes së tij, Atlético nuk e kishte fituar kampionatin për dhjetë vite dhe i mungonte suksesi. Gil filloi menjëherë me investimet, duke firmosur me disa lojtarë të kalibrit të lartë, përfshirë anësorin portugez Paulo Futre i cili sapo kishte fituar Kupën Evropiane me Porton.[34] Pavarësisht këtyre investimeve, Atlético nuk e fitoi kampionatin. Sukseset e vetme ishin fitimi i dy Kupave të Mbretit në vitet 1991 dhe 1992. Gil krijoi një reputacion negativ për mënyrën e menaxhimit të klubit, duke ndërruar trajnerë në disa raste për objektivin e fitimit të kampionatit. Ai gjithashtu mbylli akademinë e klubit në vitin 1992,[35] duke bërë që shumë lojtarë, përfshirë edhe legjenda e së ardhmes Raúl, të largoheshin. Raúl, në atë kohë 15 vjeç, kaloi te Real Madridi, duke u bërë një nga legjendad më të mëdha të klubit.[36]

Në sezonin 1994–95 Atlético rrezikoi rënjen nga kategoria, duke shpëtuar pas një barazimi në javën e fundit. Kjo solli shkarkimin e trajnerit si dhe largimin e një pjese të madhe të lojtarëve. Klubi ishte shumë aktiv në merkaton e verës, duke afruar lojtarë si Milinko Pantić, Lyuboslav Penev, Santi Denia dhe José Francisco Molina si dhe trajnerin Radomir Antić. Këto afrime, sëbashku me lojtarët tashmë të dalluar në ekip si Toni, Roberto Solozábal, Delfí Geli, Juan Vizcaíno, José Luis Caminero, Diego Simeone and Kiko sollën një sukses të dyfishtë në kampionat dhe kupë për Atléticon në vitin 1996.[1]

Në sezonin e ardhshëm klubi mori pjesë në UEFA Ligën e Kampioneve për herë të parë. Pavarësisht rritjes në ambicie dhe investimeve të mëtejshme, klubi e humbi kampionatin si dhe u eliminua në çerek-finale nga Ajaxi. Pas mbarimit të sezonit, klubi ishte aktiv në merkaton verore, duke afruar lojtarë të profilit të lartë si Christian Vieri dhe Juninho Paulista. Këto investime nuk sollën sukses, gjë që solli shkarkimin e Antić pas tre sezonesh. Ai u zëvëndësua Arrigo Sacchi, i cili "mbijetoi" vetëm gjashtë muaj. Sezoni 1999–00 ishte shumë negativ për Atléticon: Gil dhe bordi i tij u hetuan nga qeveria spanjolle për shpërdorim fondesh. Kjo gjë solli largimin e Gil kurse ekipi pësoi rënje në rezultate, duke u renditur në vendin e 17të. Claudio Ranieri dha dorëheqjen pak para përfundimit të sezonit, me Atléticon që luftonte për mbijetesë. Rikthimi për herë të dytë i Antić nuk e shmangu rënjen e ekipit nga kategoria për herë të parë pas 66 vitesh.[37]

Atlético qëndroi në Segunda División për dy sezone. Në sezonin e parë, ata u renditën në vendin e katërt, duke e humbur ngjitjen për shkak të golavarazhit. Megjithatë, ekipi u ngjit në sezonin e ardhshëm duke fituar trofeun, me Aragonés si trajner.[38] Ai gjithashtu ishte trajneri i ekipit në sezonin e parë pas rikthimit, duke i dhënë Fernando Torresit debutimin në La Liga.[39]

2006–2011: Rikthimi te trofetë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në korrik 2007, bordi i Atléticos arriti një marrëveshje me Bashkinë e Madridit për të shitur tokën ku ndodhej stadiumi i tyre me qëllim për të kaluar në Metropolitano e cila ishte në pronësi të bashkisë. Klubi e bleu pronësinë e stadiumit në vitin 2016 për 30.4 milion €.[40] Gjatë kësaj kohe, klubi shiti yllin e ekipit Fernando Torres te Liverpooli për 38 milion € dhe e zëvëndësoi me bomberin uruguajian Diego Forlán, i cili sapo kishte fituar Pichichin dhe Këpucën e Artë Evropiane.[41][42] Klubi firmosi edhe me lojtarë të tjerë të dalluar si Costinha, Maniche, Sergio Agüero, Simão Sabrosa dhe José Antonio Reyes.[43][44]

Ekipi u përmirësua ndjeshëm gjatë sezonit 2007–08, duke u renditur në vendin e katërt në La Liga, gjë që solli një rikthim në Ligën e Kampioneve që nga sezoni 1996–97.[45] Në sezonin e ardhshëm, ekipi pësoi rënje në rezultate, duke bërë që trajneri Javier Aguirre të shkarkohej në shkurt 2009.[46] Shkarkimi i tij shkaktoi pakënaqësi te tifozët dhe një pjesë e lojtarëve, përfshirë Forlán. Ai u zëvëndësua nga Abel Resino.[47] Ekipi arriti rezultate të mira nën drejtimin e tij, duke e përfunduar kampionatin në vendin e katërt. Forlán me 32 golat e tij u shpall sërisht fitues i Pichichit dhe Këpucës së Artë.[48]

Sezoni 2009–10 nisi në mënyrë të keqe për Atléticon, që u eliminua në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.[49] Në tetor 2009, Abel Resino u shkarkua dhe u zëvëndësua nga portugezi Quique Sánchez Flores.[50][51] Mbërritja e tij nuk solli ndryshim në kampionat, me Atléticon që u rendit në vendin e 9të, megjithatë, ekipi arriti të fitonte UEFA Ligën e Evropës,[52] duke mposhtur Fulhamin në finale pas kohës shtesë.[53][54] Gjatë rrugës në finale, ekipi eliminoi Liverpoolin në gjysëm-finale.[52] Ky ishte trofeu evropian i parë i klubit që nga viti 1962. Ata gjithashtu arritën në finalen e Kupës së Mbretit, por u mposhtën 2–0 nga SeviljaCamp Nou.[55] Në gusht, ekipi fitoi Superkupën e Evropës, duke mposhtur InterinStade Louis II.[56]

2011–vazhdon: Epoka Simeone[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në dhjetor 2011, Diego Simeone u emërua trajneri i ri i ekipit,[57] duke zëvendësuar Gregorio Manzanon i cili u shkarkua për mungesë rezultatesh.[58] Simeone e udhëhoqi ekipin drejt një tjetër suksesi në Ligën e Evropës:[59] më 9 maj 2012, ekipi mposhti Bilbaon 3–0 në finale falë një dopiete të Radamel Falcaos dhe një goli të Diegos.[60] Tre muaj më vonë, ata e fituan sërisht Superkupën e Evropës, duke mposhtur Çelsin 4–1.[61] Protagonist i kësaj ndeshje ishte Falcao i cili shënoi një tregolësh. Në maj 2013, Atlético fitoi Kupën e Mbretit duke mposhtur Realin 2–1 në një ndeshje të tensionuar.[62] Kjo ishte fitorja e parë e Atléticos në derbin e Madridit pas 14 vitesh dhe 25 ndeshjesh.[63]

Atlético zhvilloi një nga sezonet më të mira në histori në sezonin 2013–14. Ata e fituan kampionatin në javën e fundit falë një barazimi 1–1 kundër Barcelonës në transfertë; kjo ishte hera e parë që nga sezoni 2003–04 që titulli i La Ligës nuk fitoj nga Reali ose Barcelona.[64] Ekipi arriti edhe në finalen e Ligës së Kampioneve, por u mposht me rezultatin 4–1 në kohën shtesë nga Real Madridi në Lisbonë; ata ishin në avantazh deri në minutën e 93të të ndeshjes.[65] Ata luajtën një tjetër finale të Ligës së Kampioneve tre sezone më pas, por u mposhtën sërisht nga Reali, këtë herë me penallti.[66]

Më 21 maj 2017, klubi luajti ndeshjen e fundit në Vicente Calderón, duke u zhvendosur në Wanda Metropolitano në lindje të Madridit.[67][68] Në sezonin 2017–18, ekipi arriti të triumfonte sërisht në Ligën e Evropës, duke siguruar titullin e tretë në nëntë vite: në finale ata arritën një fitore komode 3–0 kundër Marsejës.[69] Pas kësaj, ata fituan Superkupën e Evropës në gusht kundër Realit, duke i mposhtur 4–2; kjo ishte hera e parë pas 17 finalesh që Reali mposhtej në një finale të një kompeticioni evropian/ndërkontinental.[70]

Më 22 maj 2021, Atlético fitoi 2–1 në transfertë kundër Real Valladolidit, duke siguruar titullin e La Ligas shtatë vjetë që nga suksesi i fundit.[71] Bomberi uruguajian Luis Suárez ishte protagonist me 21 gola të shënuar.

Identiteti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ngjyrat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Stema[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Stema e klubit u prezantua për herë të parë në vitin 1917, në të cilën bënte pjesë emblema e qytetit të Madridit. Stema u vendos në fanellën e klubit duke nisur nga viti 1947.[72] Në vitin 2016, stema u rimodelua, megjithatë një votim më 30 qershor 2023 zbuloi se 88.68% e anëtarëve të klubit donin të rivendosnin stemën historike. Ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 korrik 2024.[73]

Lojtarët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skuadra aktuale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 4 maj 2024[74]
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1 Rumania Pt Horațiu Moldovan
2 Uruguaji Mb José María Giménez (kapiteni i 3të)
3 Spanja Mb César Azpilicueta
4 Brazil Mb Gabriel Paulista
5 Argjentina Mf Rodrigo De Paul
6 Spanja Mf Koke (kapiten)
7 Franca Sm Antoine Griezmann
8 Spanja Mf Saúl
9 Holanda Sm Memphis Depay
10 Argjentina Sm Ángel Correa
11 Franca Mf Thomas Lemar
12 Brazil Sm Samuel Lino
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
13 Sllovenia Pt Jan Oblak (zëv-kapiten)
14 Spanja Mf Marcos Llorente
15 Mali i Zi Mb Stefan Savić (kapiteni i 4të)
16 Argjentina Mb Nahuel Molina
17 Spanja Mf Rodrigo Riquelme
18 Belgjika Mf Arthur Vermeeren
19 Spanja Sm Álvaro Morata
20 Belgjika Mb Axel Witsel

Stampa:Fs Player

23 Mozambique Mb Reinildo Mandava
24 Spanja Mf Pablo Barrios

Në huazim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Spanja Pt Sergio Asenjo (te Villarreal deri më 30 qershor 2014)
Portugalia Mb Sílvio Pereira (te Benfica deri më 30 qershor 2014)
Spanja Mf Rubén Pérez (te Elche deri më 30 qershor 2014)
Ghana Mf Thomas Partey (te Mallorca deri më 30 qershor 2014)
Franca Mf Josuha Guilavogui (te Saint-Étienne deri më 30 qershor 2014)
Spanja Mf Saúl Ñíguez (te Rayo Vallecano deri më 30 qershor 2014)
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Spanja Mf Óliver Torres (te Villarreal deri më 30 qershor 2014)
Spanja Mf Sergio Cidoncha (te Zaragoza deri më 30 qershor 2014)
Spanja Sm Pedro Martín (te Numancia deri më 30 qershor 2014)
Spanja Sm Borja González (te Deportivo deri më 30 qershor 2014)
Brazil Sm Léo Baptistão (te Betis deri më 30 qershor 2014)

Shënime dhe referenca[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c "Classic club" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2011. Marrë më 20 nëntor 2010.
  2. ^ "Atletico Madrid History". Atleticomadrid.azplayers (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2011. Marrë më 20 nëntor 2010.
  3. ^ "Blackburn Rovers". Historical Football Kits (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2019. Marrë më 10 tetor 2018.
  4. ^ "The Atlético Crest and its Meaning – The Offside – Atlético Madrid Spanish La Liga Football Blog" (në anglisht). Atletico.theoffside. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2010. Marrë më 20 nëntor 2010.
  5. ^ "Southampton". Historical Football Kits (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2018. Marrë më 10 tetor 2018.
  6. ^ "Athletic-Atlético, historia de dos parientes". ABC (në spanjisht). 8 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2019. Marrë më 10 tetor 2018.
  7. ^ Jon Agiriano (6 janar 2010). "Los Colores del Siglo" (në spanjisht). El Correo. Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2021. Marrë më 15 tetor 2018.
  8. ^ "Athletic de Madrid 1910-11". Equipos de Fútbol (në spanjisht). 13 korrik 2016. Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2018. Marrë më 10 tetor 2018.
  9. ^ "Manuel Garnica, the "Saint" who scored a goal with Athletic". Memorias del Fútbol Vasco (në spanjisht). 30 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2021. Marrë më 10 tetor 2018.
  10. ^ "Talking History: Atlético Madrid – This Is Anfield (Liverpool FC)" (në anglisht). This Is Anfield. 26 prill 2010. Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2010. Marrë më 20 nëntor 2010.
  11. ^ a b "La historia desconocida del Atlético Aviación: el club que nunca fue el origen del Atlético de Madrid". larazon.es (në spanjisht). 20 shtator 2021. Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2022. Marrë më 7 tetor 2022.
  12. ^ "La Liga History – Football League" (në anglisht). Ole Ole. 6 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2012. Marrë më 20 nëntor 2010.
  13. ^ "A decree Spanishizes the names (1940)". as.com (në anglisht). 20 dhjetor 2016. Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2022. Marrë më 9 tetor 2022.
  14. ^ "Copa de Campeones". RSSSF (në anglisht). 20 janar 2022. Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2016. Marrë më 9 tetor 2022.
  15. ^ "Real Madrid Vs. Atletico Madrid". Realatletico.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 nëntor 2018.
  16. ^ "European Cup & Champions League History 1955–2010" (në anglisht). European Cup History. Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2017.
  17. ^ "European Competitions 1958–59" (në anglisht). RSSSF. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2016.
  18. ^ "1958/59: Di Stéfano keeps Madrid rolling on" (në anglisht). UEFA. 3 qershor 1959. Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2013. Marrë më 20 nëntor 2010.
  19. ^ "UEFA Cup Winners' Cup" (në anglisht). UEFA. 1 qershor 1962. Arkivuar nga origjinali më 4 shtator 2015. Marrë më 20 nëntor 2010.
  20. ^ "UEFA Cup Winners' Cup" (në anglisht). UEFA. 1 qershor 1963. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2016. Marrë më 20 nëntor 2010.
  21. ^ "Adelardo, Adelardo Rodríguez Sánchez" (në anglisht). BD Futbol. Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2018.
  22. ^ Eric Santos (3 tetor 2016). "Así fue el primer partido del Calderón". Cadena SER (në spanjisht). Arkivuar nga origjinali më 1 qershor 2022. Marrë më 1 qershor 2022.
  23. ^ "1973/74: Müller ends Bayern wait" (në anglisht). UEFA. 15 maj 1974. Arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2017. Marrë më 8 mars 2013.
  24. ^ "European Competitions 1973–74" (në anglisht). RSSF. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2009.
  25. ^ "European Cup & Champions League History 1955–2010" (në anglisht). European Cup History. Arkivuar nga origjinali më 26 shkurt 2014.
  26. ^ a b Rahur Warrier (11 shtator 2018). "How the 1974 European Cup final set Bayern München and Atlético Madrid on different paths for decades" (në anglisht). These Football Times. Marrë më 15 maj 2024.
  27. ^ J. F. Borrell (1 shkurt 2014). "Luis Aragonés: Atlético icon, legend and history maker". Marca (në anglisht). Marrë më 2 shkurt 2014.
  28. ^ a b "Intercontinental Cup 1974" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2009. Marrë më 20 nëntor 2010.
  29. ^ "Intercontinental Club Cup 1974" (në anglisht). RSSSF. Arkivuar nga origjinali më 27 nëntor 2022.
  30. ^ "UEFA Cup Winners' Cup" (në anglisht). UEFA. 1 qershor 1986. Arkivuar nga origjinali më 21 gusht 2010. Marrë më 20 nëntor 2010.
  31. ^ "European Competitions 1985–86" (në anglisht). RSSSF. Arkivuar nga origjinali më 14 mars 2023.
  32. ^ Sergio de la Cruz (30 qershor 2018). "Historia de un delito prescrito: así perdió su equipo la afición del Atlético de Madrid". El Economista (në spanjisht). Arkivuar nga origjinali më 23 maj 2022. Marrë më 1 qershor 2022.
  33. ^ "Atletico owner Gil dies" (në anglisht). BBC Sport. 14 maj 2004. Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2021. Marrë më 5 korrik 2012.
  34. ^ "Futre, Paulo Jorge Dos Santos Futre" (në anglisht). BD Futbol. Arkivuar nga origjinali më 21 prill 2020.
  35. ^ Sid Lowe (3 nëntor 2009). "Are 'madhouse' Atlético Madrid the worst run club in Europe?" (në anglisht). Londër: The Guardian. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2017. Marrë më 11 dhjetor 2016.
  36. ^ "Raúl González" (në anglisht). Spanish Fiestas. Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2012.
  37. ^ Sid Lowe (18 prill 2010). "Atlético Madrid can put end to glory of suffering in Liverpool semi" (në anglisht). Londër: The Guardian. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2017. Marrë më 11 dhjetor 2016.
  38. ^ "Atletico Madrid Season Needs Flores Formula" (në anglisht). Inside Futbol. Arkivuar nga origjinali më 6 shkurt 2021.
  39. ^ "Fernando Torres Career" (në anglisht). Torres Soccer Profiles. Arkivuar nga origjinali më 9 janar 2011. Marrë më 20 nëntor 2010.
  40. ^ "El Atlético compra el estadio de La Peineta por 30 millones" (në spanjisht). AS. 13 mars 2017. Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2021. Marrë më 2022-01-06.
  41. ^ "Torres cuts short holiday, set to join Liverpool" (në anglisht). ESPN FC. 3 korrik 2007. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2012.
  42. ^ Simon Austin (22 tetor 2008). "New and improved Forlan to test Liverpool" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 6 shkurt 2021. Marrë më 20 korrik 2010.
  43. ^ "Costinha aims high with Atlético" (në anglisht). UEFA. 10 gusht 2006. Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2022. Marrë më 6 janar 2022.
  44. ^ "Reyes passes Atletico Madrid medical" (në anglisht). Goal.com. 30 korrik 2007. Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2007.
  45. ^ "European Competitions 1996–97" (në anglisht). RSSSF. Arkivuar nga origjinali më 21 shkurt 2023.
  46. ^ "Javier Aguirre Walks Away From Atletico" (në anglisht). The Original Winger. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2011.
  47. ^ "Abel Resino: Atletico Madrid job dream come true" (në anglisht). Tribal Football. 4 shkurt 2009. Arkivuar nga origjinali më 7 shkurt 2009. Marrë më 20 nëntor 2010.
  48. ^ "Diego Forlán reveals folly of defying Sir Alex Ferguson's footwear advice". The Guardian (në anglisht). 14 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 9 mars 2021. Marrë më 22 prill 2021.
  49. ^ Paul Fletcher (21 tetor 2009). "Chelsea 4–0 Atletico Madrid" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2021. Marrë më 13 maj 2010.
  50. ^ "Atletico Madrid sack coach Resino" (në anglisht). BBC Sport. 23 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2009. Marrë më 24 tetor 2009.
  51. ^ "Quique to Atletico Madrid" (në anglisht). La Liga Weekly. 23 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 30 tetor 2009. Marrë më 20 nëntor 2010.
  52. ^ a b "Forlán puts Atlético on the highway to Hamburg" (në anglisht). UEFA. 29 prill 2010. Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2022. Marrë më 6 janar 2022.
  53. ^ "Atletico Madrid coach Quique Sanchez Flores hails players' resolve against Fulham" (në anglisht). Londër: The Daily Telegraph. 13 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 22 maj 2010.
  54. ^ Henry Winter (12 maj 2010). "Fulham 1 Atlético Madrid 2 aet: match report" (në anglisht). Hamburg: The Daily Telegraph. Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2010. Marrë më 12 maj 2010.
  55. ^ "Report: Atlético Madrid v Sevilla FC – Spanish Copa del Rey" (në anglisht). ESPN FC. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2012.
  56. ^ "2010 Super Cup: Atlético win on Super Cup debut" (në anglisht). UEFA. 6 qershor 2011. Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2022. Marrë më 6 janar 2022.
  57. ^ "Simeone replaces Manzano at Atletico". FourFourTwo (në anglisht). 23 dhjetor 2022. Arkivuar nga origjinali më 4 janar 2022. Marrë më 2022-01-04.
  58. ^ "Atletico Madrid sack boss Gregorio Manzano" (në anglisht). ESPN FC. 22 dhjetor 2022. Arkivuar nga origjinali më 4 janar 2022. Marrë më 4 janar 2022.
  59. ^ Jonathan Wilson (9 maj 2012). "Atlético Madrid 3–0 Athletic Bilbao" (në anglisht). Londër: The Guardian. Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2018. Marrë më 11 dhjetor 2016.
  60. ^ "Atl. Madrid 3–0 Athletic Bilbao: EL champs" (në anglisht). Goal.com. 9 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2019. Marrë më 8 mars 2013.
  61. ^ "Falcao fires Atlético to Super Cup glory" (në anglisht). UEFA. 31 gusht 2012. Marrë më 1 shtator 2012.
  62. ^ "Atletico Madrid upsets Real Madrid to win Copa del Rey" (në anglisht). Associated Press. 17 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2018. Marrë më 4 dhjetor 2017.
  63. ^ "Football: Atletico stun 10-man Real Madrid to win Spanish Cup" (në anglisht). Singapore: Channel News Asia. 17 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2013.
  64. ^ Richard Martin (17 maj 2014). "Barcelona 1 Atletico Madrid 1, La Liga: match report". The Daily Telegraph (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2022. Marrë më 17 maj 2014.
  65. ^ "Real Madrid 4-1 Atletico Madrid" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 27 prill 2019. Marrë më 4 janar 2022.
  66. ^ "Real Madrid beat Atlético Madrid on penalties" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2020. Marrë më 28 maj 2016.
  67. ^ "El Vicente Calderón ya es historia". La Vanguardia (në spanjisht). 6 korrik 2020. Arkivuar nga origjinali më 1 qershor 2022. Marrë më 1 qershor 2022.
  68. ^ "The story of Atletico Madrid's new Wanda Metropolitano Stadium". Sky Sports (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 maj 2023. Marrë më 9 maj 2023.
  69. ^ "Atletico beat Marseille to win Europa League" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2018. Marrë më 4 janar 2022.
  70. ^ "Diego Costa double helps Atlético beat Real Madrid 4-2 in Uefa Super Cup" (në anglisht). The Guardian. 15 gusht 2018. Arkivuar nga origjinali më 28 prill 2019. Marrë më 4 janar 2022.
  71. ^ "Atletico edge Real to La Liga title" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 23 maj 2021. Marrë më 23 maj 2021.
  72. ^ "In constant evolution since 1917" (në anglisht). Atlético Madrid. 30 qershor 2023. Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2023. Marrë më 1 korrik 2023.
  73. ^ "Atletico Madrid Will Return To Former Club Crest In 2024 After 89% Vote In Favor Of Change" (në anglisht). Forbes. 30 qershor 2023. Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2023. Marrë më 1 korrik 2023.
  74. ^ "Primer Equipo" [Ekipi i parë] (në spanjisht). Atlético Madrid. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2016. Marrë më 3 shkurt 2016.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]