Egla Ceno

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Egla Ceno
Aktore
U lind në
Berat
ArsimiAktore, Akademia e Arteve

Egla Ceno (4 prill 1977) ka lindur në Berat.[1] Ceno është aktore teatri dhe filmi. Për shumë vite ka jetuar në Piemonte, Itali.

Karriera artistike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Egla ka studiuar për aktrim në Akademinë e Arteve të Bukura dhe në Universitetin e Arteve të Folkwang-ut në Esen të Gjermanisë. Ajo ka studiuar për llojin e teatrit të trupit përreth një vit. [2] Pas Gjermanisë, Egla largohet drejt Italisë ku jetoi 15 vjet. Për shumë vite, Ceno ka punuar si asistent-regjisore në serialin italian shumë të njohur "100 vitrinat". Në 2016-ën, mori pjesë në shfaqjen e humorit "M'fal për shprehjen" me 20 episode e transmetuar në kanalin "T" në Digitalb, e ideuar nga Vis Pupa, në rolin e bashkëshortes së Pupës. Kjo shfaqje trajtonte dukuri shoqërore të ndryshme me sarkazëm dhe nota humori. [3]

Në vitin 2019, Ceno u bë pjesë e trupës së Portokallisë në rolet e Zimbiles dhe gruas shofere.

Bashkë me regjisorin e mirënjohur Altin Bashën dhe aktorë të tjerë, Ceno ka kontribuar në krijimin e kompanisë së parë teatrore private "Oaz" në fillim të viteve 2000. [4]

Ceno ka marrë pjesë në show televiziv "Big Brother Vip 3".

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Egla ka luajtur në filma të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj: Seks, përrallë dhe celular (2015), No country for fairy tales (2015), Hije (2016), Shtëpia e Agës (2019), 5 herë jo (2023). Ceno ka pasur një rol të vogël në telenovelën "100 vitrinat".

Në teatër, disa nga rolet e saj janë: Ars longa, vita brevis (2001), Dashuri në furgon (2002), Shkër…ta me kapele (2014), Made in Albania (2016), Macbeth (2018), Night (2018–2019), Father Sergius (2018), Udha e qumështit (2019), Zyrtarisht beqare (2019)​, Një madam nga Argjentina (2021). [5]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Egla Ceno". albaniandubs weebly.
  2. ^ "Pasdite ne TCH, Egla Ceno, 5 Mars 2018, Pjesa 3". YouTube. 5 mars 2018.
  3. ^ "Rikthimi i madh i dyshes Nini - Vini. Ja çfarë do sjellë "Mfal per shprehjen"!". Dritare.net. 16 nëntor 2016.
  4. ^ "Egla Ceno rrëfen eksperiencën e saj më të re në "Portokalli"". YouTube. 25 tetor 2019.
  5. ^ "Egla Ceno". Top Channel Films.