Jump to content

Esnafi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nje lokantë esnafësh

Esnafi ka qenë një lloj shoqate a korporate zejtarësh dhe dyqanxhinjsh të të njëjtit profesion, duke përbërë një shtresë apo klasë më vete në strukturën shoqërore edhe shqiptare, sidomos gjatë sundimit të Perandorisë Osmane.[1] Esnafët dokumentohen në qytetin e Elbasanit qysh në vitin 1580, me emrin tajfa, si tajfa e tabakëve, papuçinjve, çullhave te cilët kishin dhe flamurin e shenjtorëve të ritit islamik, që ishin njëkohësisht dhe pajtorë të këtyre organizatave. Më shpesh në qytetin e Elbasanit ndeshet termi rufet që do të thotë: zanat, mjeshtëri. Krahas saj ndeshet fjala esnaf.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Esnafi ishte lloji i sindikatave deri në vitet e pas Luftës II-të Botërore (1950-ta). Sistemi esnafor kaloi tri faza: e para quhej faza e tajfave, faza embrionale që përfshinte shek. XV-XVI, faza e dytë, ajo e lulëzimit që përfshiu shek. XVII-XVIII dhe e treta, ajo e rënies dhe e shthurjes që perfshin shek. XIX deri në Luftën I Boterore. Në fazën e parë dhe të dytë Esnafët,[2] luajtën një rol pozitiv, duke mbrojtur zejtarët nga konkurrenca, kurse në fazën e tretë me lindjen e marrëdhënieve kapitaliste ato u kthyen në forca konservatore e penguese të zhvillimit ekonomik. Si rezultat i zhvillimit ekonomik në qytetin e Elbasanit në shek. XVII-XVIII numëroheshin rreth 80 lloje zejesh të përfshira në 30 lloje esnafe. Më  kryesoret mund të përmenden: takijexhinjtë (festepunues), tabakët, papuçinjtë, kazazët (mëndafshpunues), saraçet, terzinjtë, berberët, nallbanët, biçakçinjtë, pashmakçinitë (kepuce-beres), kujunxhinjtë (argiendarët), qyrkçinjtë, demirxhinjtë (farkëtarët), ekmekxhinjtë (bukëpjekësit), samarxhinjtë, jajxhinjtë (shigjetapunues), kasapët, simitexhinjtë, kafexhinjtë, kelliçxhinjtë, sazexhinjtë, dylgjerët (muratore), hallvaxhinjtë, mumxhinjtë (giripunues), fullhate (leshpunues), bojaxhinjtë, bakerxhinjte, xhybexhinjtë, hallaçët (shprishleshi), mutafçinjtë (shajakpunues), kalldremxhinjtë, hamamxhinjtë, gilengirët (punues bravash), xhokaxhinjtë, mullixhinjtë, arabaxhinjtë, hanxhinjtë etj. Rruga per t'u bërë anëtar i esnafit ishte e njellojtë, si në vendet e tjera te Evropës Perëndimore. Ajo fillonte si çirak, vazhdonte si kallf e perfundonte me mjeshtrin(usta). Në krye të esnafit elbasanase qëndronte Keshilli Administrativ Gjyqësor, i quajtur Llonxhë.

Esnafi në Elbasan, si në te gjithë tokat shqiptare, kishin disa funksione: atë ekonomik për rregullimin e prodhimit, shitjen e prodhimit, çështjet e konkurrencës, peshat e njësitë e matjes. Numri i dyqaneve ishte i caktuar. Cilesia ruhej me fanatizmin më të madh. Në kodikun e kujunxhinjve të Elbasanit (viti 1665-1670) caktohej gramatura e metalit të çmuar, mënyra e punimit, ʕmimi i metalit. Një detyrë tjeter ishte ndarja e punës midis zejeve. Një funksion tjeter ishte ai shoqëror. Edukonte anëtarët me moralin shoqëror, të respektimit të më të mëdhenjve, me frymën e solidaritetit, me edukatën e punës, me një disipline të rreptë. Së treti, esnafi kishte një funksion politik-ushtarak. Qysh në vitin 1580 tre esnafët më të fuqishme të Elbasanit; tabakët, çullhatë dhe papuçinitë duhej të mermin, pjesë në fushatat perandorake për të mbrojtur nga sulmet e jashtme keshtjellat e Durresit dhe të Bashtovës dhe për shtypjen e kryengritjeve fshatare, dërgimin e forcave të esnafëve deri në Hungari. Së fundi, esnafët kishin një funksion fetar e arsimor, duke ndihmuar institucionet përkatese. Më 1763 esnafët e krishterë të Elbasanit dhanë 122000 akçe për ngritjen e një shkolle esnafët e Elbasanit kishin rregullat, ligiet te misheruara në regulloret që erdhën duke u pasuruar. Më i vjetri nga kodikët e testireve në Shqiperi është kodiku i argiendarëve i viteve 1662, kurse statuti i tabakëve (shih) tẽ Elbasanit është më i vjetri që është zbuluar deri tani në Ballkan (1657). Në regjistrat e veprimeve të përditshme të fundit të shek. XIX deri vitet '20 tẻ shek. XX, që kanë qënë pranë kadinjve te Elbasanit, ndeshen këto E.: i abaxhilerëve, i farmacistëve, bakallëve, bahçevanëve, berberëve, duhanxhinjve, furrxhinjve (ekmekxhi), terzinjve, dyfekçinjve, sëndykçinjve, tutunxhinjve, tuxharëve (tregtareve), kahvexhinjve, zilexhinjve, nallbanëve, argjendarëve, kasapëve, papuçinjve, furxhinjve, biçakçinjve. Këto të dhëna deshmojnë për shthurjen e esnafi, shthurja duket edhe në numrin e testireve në disa nga esnafet më të mëdha të Elbasanit. Në qoftë se nga esnafi i gëzoftarëve në vitin 1775 u dhanë 19 testire, në vitin 1884 numri zbriti në katër; në esnafë e bojaxhinjve në vitin 1789 u dhanë 14 testire, kurse në vitin 1844 numri u ngrit në 43; në esnafët e kazanxhinjve më 1790 u dhanë 12 testire, kurse në vitin 1866 numri zbriti në 5. 

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Dizdari, Tahir (2005). Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe. Tiranë: AIITC. fq. 256–257.
  2. ^ Elbasani Enciklopedi. 2003. fq. 183–184.