Hristijan Mickoski

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hristijan Mickoski
Христијан Мицкоски
Kryeministër i emëruar i Maqedonisë së Veriut
Do marrë detyrën
PresidentiGordana Siljanovska-Davkova
Duke pasuarTalat Xhaferi
Lider i Opozitës
Titullar
Në detyrë
23 Dhjetor 2017
PresidentiGjorge Ivanov
Stevo Pendarovski
Gordana Siljanovska-Davkova
Paraprirë ngaNikola Gruevski
Kryetar i partisë VMRO-DPMNE
Titullar
Në detyrë
23 Dhjetor 2017
Paraprirë ngaNikola Gruevski
Të dhëna vetjake
U lind më29 Shtator 1977
Shkup, RS e Maqedonisë, Jugosllavia, (sot Maqedonia e Veriut)
Partia politikeVMRO-DPMNE (1997–prezent)
Bashkëshortja/etRoza Mickoska
Fëmijët2
ShkollimiUniversiteti Kirili dhe MetodiShkup
ProfesioniInxhinier Mekanik • Politikan

Hristijan Mickoski (maqedonisht: Христијан Мицкоски, i lindur më 29 Shtator 1977) është një politikan maqedonas, profesor universiteti dhe kryetar i partisë VMRO-DPMNE. Në vitin 2016 u bë drejtor i SH.A. “Elektranat e Maqedonisë”, ndërsa në periudhën 2015-2017 ishte këshilltar për energji i kryeministrave Nikolla Gruevski dhe Emil Dimitriev. Si kandidat i vetëm, ai u zgjodh lider i VMRO-DPMNE-së në kongresin e 16-të të partisë në Vallandovë. Ai pritet të bëhet kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut.

Mickoski ka lindur më 29 shtator 1977 në Shkup, atëherë në Republikën Socialiste të Maqedonisë, pjesë e Jugosllavisë. Ai ishte kryetar i kompanisë "ELEM", kompania shtetërore e prodhimit të energjisë elektrike. Ai u bë doktoraturë (i ati ishte mbikëqyrës i tij) dhe profesor i asociuar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin "Kirili dhe Metodi"Shkup.

Pas dorëheqjes së Nikolla Gruevskit, Mickoski u bë lider i ri i partisë VMRO-DPMNE në dhjetor 2017, dhe kështu lider i opozitës në vend. Mickoski ka deklaruar se ai dhe partia e tij janë për BE dhe NATO por jo për kapitullim. Megjithatë vërtetësia e orientimit të tij pro-BE-së dhe NATO-s është pritur me dyshim nga disa vëzhgues politikë. Mickoski ka lidhje të ngushta me presidentin hungarez dhe serb Orbanin dhe Vuçiqin. Ai dhe partia që ai drejton u bënë një nga pjesëmarrësit kryesorë të protestave të Maqedonisë së Veriut në vitin 2022 kundër propozimit francez për fillimin e procesit të negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Sipas agjencisë së lajmeve "Makfax", Hristijan Mickoski si student ka qenë kandidat i Partisë Liberal Demokratike për kryetar të SSUKM-së. Ky informacion u dha nga disa anëtarë të pakënaqur partie kur ai u zgjodh sekretar i përgjithshëm i partisë në korrik 2017. Disa anëtarë të VMRO-DPMNE-së akuzuan se ai nuk ishte anëtar i partisë deri në vitin 2010.

Në gusht të vitit 2022, Mickoski u zotua të largohej përgjithmonë nga politika, nëse bullgarët përfshiheshin në kushtetutën e vendit, një kërkesë e detyrueshme e përfshirë në kuadrin e negociatave me BE-në. Në shtator ai inicioi mbajtjen e një referendumi sipas të cilit do të denoncohej traktati i miqësisë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas themeluesit të VMRO-DPMNE-së, Georgievskit, Mickoski i ngjan një trashëgimtari ideologjik të Lëvizjes çetnike serbe në Maqedoni.

Mickoski është i martuar me Roza Mickoskën, mësuese e gjuhës maqedonase në gjimnazin "Orce Nikollov" dhe me të ka dy fëmijë.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]