KS Delvina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
KS Delvina
Pseudonimi(et)Trojanët
Themeluar1918
StadiumiPanajot Pano
Kapaciteti2,500
PronariBashkia Delvinë
TrajneriDritan Mehmeti
LigaKategoria e Dytë
2022-23Vënd të 8-të
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë

Klubi Sportiv Delvina është një klub futbolli shqiptar me vendndodhje në Delvinë. Momentalisht luajne ne Kategorinë e Dytë shqiptare. Stadiumi i klubit është ''Panajot Pano'' me vendndodhje në Delvinë. Ka një kapacitet prej 2,500 vendesh.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

KS Delvina në vitet e hershme quhej Nimet Abazi Delvinë nga viti 1918 deri në vitin 1945, pastaj deri në vitin 1951 quhej Delvina. Nga viti 1951 deri në vitin 1958 të gjitha klubet në Shqipëri u detyruan të kishin “Puna” në emër të klubit të tyre. Kështu Delvina quhej “Puna Delvina”. Deri në vitin 1993 quhej KF Bistrica për të përfaqësuar lumin e Bistricës. Në sezonin 2011-12, klubi përfundoi në vendin e 8-të. Në sezonin 2015-16, klubi përfundoi në vendin e 3-të, duke u kualifikuar në Kupën e Shqipërisë 2016-17, por nuk konkurroi për shkak të një pezullimi. Ata fituan trofeun e Kategorisë së Dytë Shqiptare në sezonin 1986-87. Ngjyrat e klubit janë të verdhë edhe të zinj për të përfaqësuar KF Bistricën (1958-1993). Rivalët e klubit është Butrinti.

Sukseset[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Kampion i Kategorisë së Dytë – 1986-87