Kiara Tito

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kiara Tito është prezantuese e njohur dhe modele shqiptare. Ajo ka lindur më 18 janar 1996 në Lushnjë. Në moshën 13-vjeçare ajo filloi të hynte në konkurset e modelingut dhe bukurisë dhe fitoi titullin Miss Inteligjenca. Prezantuesja dhe modelja televizive e cila njihet kryesisht për punën e saj në rrjetet shqiptare Top Channel dhe Klan TV. Në vitin 2018, ajo konkurroi në konkursin e kërcimit të realitetit Dance With Me Albania. Ajo filloi të presë një program të kirurgjisë plastike të quajtur Doctor Plastic. Prezantoi gjithashtu emisionin Kepi i Vipave,njohja e saj televizive ka fituar më shumë se 700,000 ndjekës në llogarinë e saj kiaratito Instagram. Në një postim në Instagram të vitit 2018, ajo deklaroi se po mbështeste Cardi B në grindjen e saj me Nicki Minaj. Në vitin 2020 startoi te drejtojë programin "Style Star"e cila akoma vazhdon. Në vitin 2022 u bë pjesë e "Big Brother Vip Albania" ku gjeti dashurinë dhe filloj lidhjen me këngëtarin Luiz Ejlli.[1] Ne 1 shkurt 2023, Kiara ben zyrtare lidhjen me Luiz Ejlli. Në natën e finales së madhe të Big Brother Vip 2, më datë 06.05.2023, Kiara kurorëzoi zyrtarisht në martesë lidhjen e saj me këngëtarin Luiz Ejlli, nga ku vendosi të mbajë zyrtarisht mbiemrin e partnerit, duke u bërë kështu Kiara Ejlli. Ata u martuan zyrtarisht në Bashkinë e Tiranës, në një ceremoni që u ndoq nga të afërmit e çiftit Ejlli por edhe gjithë publikut shqiptar. Natë që kurorëzoi gjithashtu edhe bashkëshortin e saj, Luiz Ejlli fitues të Big Brother Vip 2. Me datë 8 tetor Kiara filloj prezantimin: "Fan club Dancig with the Stars Albania" "Top channel" ç'do të dielë për 3 muaj me radhe. Ne nentor te vitit 2023 Kiara bashke me bashkeshortin e saj, Luizin, lajmeruan se do beheshin prinder, me ane te kenges fryme. Gjithashtu konfirmoi se do te sillte ne jete nje vajze.

Dancing with the Stars[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Stampa:Top Channel

  1. ^ "Kiara tregon e përlotur për jetën e saj, rrëfen raportin e ngushtë me familjen - Big Brother Vip 2". you tube.