Masakra e Suharekës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Masakra e Suharekës
VendndodhjaTherandë, Kosovë
Data26 mars 1999
Shënjestrashqiptarët, përkatësisht familja Berisha në Therandë
Lloji i sulmitmasakër
Vdekje48[1]
AutorëtPolicia dhe MUP-i serb

Masakra e Suharekës e njohur edhe si Masakra e Therandës (serbisht: Masakr u Suvoj Reci) i referohet vrasjes masive të civilëve shqiptarë të Kosovës të kryera nga oficerët e policisë serbe më 26 mars 1999 në Therandë, Kosovë, gjatë Luftës në Kosovë.[2] Pas vrasjes, trupat e viktimave u transportuan në Serbi dhe u varrosën në varreza masive pranë një objekti policie në Batajnicë.

Masakra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Trotuar përballë vendndodhjes së masakrës, qershor 2017

Në masakrën e Therandës u vranë 48 shqiptarë, duke përfshirë katërmbëdhjetë nën moshën 15 vjeç. Dyzet e gjashtë ishin anëtarë të familjes Berisha - të cilët ishin në shënjestër sepse ata kishin marrë me qira njërën nga shtëpitë e tyre për vëzhguesit e OSBE-së në Therandë, të cilët siguruan një ndjenjë sigurie për shqiptarët vendës por u tërhoqën nga zona kur filluan bombardimet e NATO-s.[3] Një grua dhe dy fëmijë i mbijetuan masakrës. Viktimat u mbyllën brenda një picerie, në të cilën u hodhën dy granata dore. Para se të nxirrte trupat nga ndërtesa, policia dyshohet se ka qëlluar këdo që ende kishte shenja jete. Trupat e viktimave u transportuan më vonë në Serbi dhe u varrosën në varreza masive pranë një objekti policie në Batajnica, afër Beogradit.

Pasojat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hetimi për masakrën e Therandës filloi tre vjet pasi u zbuluan varret masive në Serbi. Gjatë gjykimit u morën në pyetje më shumë se 100 dëshmitarë, përfshirë Shyhrete Berishën, e cili i mbijetoi krimit duke u hedhur nga kamioni që po transportonte kufomat për në Serbi.[4] Prokurori i Serbisë për Krimet e Luftës ka akuzuar tetë policë për masakrën, përfshirë anëtarët e SPU të 37-të të MUP-it serb. Dëshmitarët kryesorë të Zyrës së Prokurorit janë ish-pjesëtarët e policisë, të cilët janë në gjendje të përshkruajnë me detaje vrasjen e civilëve shqiptarë dhe bartjen e trupave të tyre nga Theranda në Batajnicë të Serbisë.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Ivana Nikolić (26 mars 2016). "Activists March to Kosovo Mass Grave in Belgrade" (në anglisht). Balkan Insight. Marrë më 26 mars 2016.
  2. ^ B92 - Insight - File Cabinet - War Crimes Trials in Serbia
  3. ^ "UNDER ORDERS: War Crimes in Kosovo - 13. Suva Reka Municipality". www.hrw.org (në anglisht). Marrë më 2019-06-18.
  4. ^ "Serbia war crimes court convicts ex-police of Suva Reka Massacre" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 maj 2020. Marrë më 23 dhjetor 2019.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]