Petrit Gaçe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Petrit Gaçe (Elbasan, 13 gusht 19271 qershor 1996) ka qenë kardiokirurg, pedagog në Universitetin e Tiranës, akademik i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, deputet dhe anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor.[1]Arsimin fillor e kreu në vendlindje. Në v.1946 mbaron shkollën Normale.Që në moshë të re, ishte pjesëmarrës aktiv në Luftën ANÇ.Në 1947 shkon në Rusi për të ndjekur studimet e larta, në degën e mjekësisë. I perfundon ato në v.1953 dhe emërohet në spitalin kirurgjik të Tiranës. P.G. ka dhënë një ndihmesë të madhe në zhvillimin e mjekësisë shqiptare në përgjithësi.Interesi i tij i gjërë rrok fusha nga më të ndryshmet.Ndër të parët, ai shfaqi interes për kirurgjinë endo-Krine, kirurgjinë e mushkërive dhe zbatoi Operacionet e autoplastikes e homoplastikes së lëkurës. Ishte ndër të parët që mori gradën “Kandidat i Shkencave Mjekësore”, në vitin 1966 mori titullin “Docent”dhe në vitin 1971 titullin “Profesor”. Ishte mjek me horizont të gjerë, nismëtar i mjekimit modern të sëmundjeve me djegie, pionier i kardiokirurgjise, kirurgjisë pediatrike dhe të mushkërive, novator në kirurgjinë abdominale e septike, etj. Ai ka dhënë ndihmesë të vyer edhe si pedagog në përgatitjen e kuadrove të lartë mjekësorë dhe të specialistëve të kirurgjisë. Ka botuar mbi 50 punime shkencore e tekste mësimore, artikuj e referate shkencore. Ishte intelektual me interesa të gjera, kishte njohuri në fushën e mjekësisë e letërsisë, kulturës e artit, si dhe historisë.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[2]

  1. ^ Misja, Vladimir (2006). Lidhjet e shqiptarëve me Shën Petërburgun në rrjedhat e historisë. Tiranë: Neraida. fq. 311–313.
  2. ^ Enciklopedia e Elbasanit.