Vladimir Prifti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vladimir Prifti regjisor shqiptar, lindur në 1942 në Tiranë. Ka mbaruar Shkollën e Lartë të Aktorëve "Aleksandër Moisiu" (sot Fakulteti i Artit Dramatik, Universiteti i Arteve) në vitin 1964.

Jetëshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vladimir Prifti lindi në Tiranë, më 1 qershor 1942. Mbaroi shkollën e lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu” dhe fill më pas u emërua aktor në Teatrin Popullor. Aty luajti disa role të dyta, ku spikati me Kogon te drama “Fytyra e dytë” e Dritëro Agollit (I968).

Pas disa përvojave si asistent regjisor në këtë teater, në I974 filloi punë si regjisor në TVSH. Këtu zë fill pasioni i tij për xhirimin e filmave. E nisi në mënyrë premtuese me dramatizimin e romanit të Ismail Kadaresë nga Pirro Mani “Gjenerali i ushtrisë‘ së vdekur” (I976) duke e shndërruar kodin e shfaqjes teatrore në gjuhën specifike të filmit televiziv, pa e humbur cilesinë artistike. Në këtë udhë vijoi edhe me filmin “Kur hidheshin themelet” (I978), sipas dramës së KoIë Jakoves “Lulet e Shegës”.

Filmi i tij i parë artistik origjinal ishte “Udha e shkronjave” (I978), nderuar me çmim të veçantë në Festivalin III të Filmit Artistik Shqiptar dhe me çmim të Republikës të shkallës së parë. Sado që kanë kaluar vite, ai mbetet ndër kulmet e kinoregjisorit dhe të vetë kinematografisë shqiptare, një film i frymëzuar, i kahut psikologjik, me nënshtresa e tonime të thukëta dramatike, mesazhe të fuqishme, karaktere të realizuara, tension e suspansë.

Prifti ka realizuar edhe mjaft dokumentarë në vitet 2000–2004, ndër to: “Të bekuarit”, “Legjenda e baltës”, “Rruga Egnatia”, “Butrinti”. Ky i fundit ka edhe elementet e filmit artistik, pasi ndërtohet mbi një fabul dhe personazhe te trilluara. FiImi fitoi çmim të veçantë në Festivalin X Ndërkombëtar te Filmit Arkeologjik, në Kiel të Gjermanisë. Prej vitit 2004 regjisori Prifti ishte pedagog i gjuhës dhe regjisë së filmit në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi - Kinostudio, në Tiranë. U nda nga jeta më 5 nëntor 2023.[1] [2]

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka realizuar shumë filma si

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ https://gazetadita.al/arti-ne-zi-nderron-jete-ne-moshen-81-vjecare-regjisori-i-njohur-vladimir-prifti/
  2. ^ https://www.balkanweb.com/arti-ne-zi-nderron-jete-ne-moshen-81-vjecare-regjisori-vladimir-prifti/