Wikipedia:WikiGap/Strugë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fillimi

 

Udhëzime

 

Lista artikujve

 

Dokumentimi

 

Së bashku mund të ngushtojmë hendekun gjinor në internet! Wikipedia është enciklopedia më e madhe online në botë. Përmbajtja e saj krijohet e gjitha vullnetarisht dhe ka potencialin t’i japë ngjyra këndvështrimit tonë për botën. Si në gjithë shoqërinë edhe në Wikipedia ka një pabarazi të madhe gjinore. Informacioni mbi gratë dhe vajzat në Wikipedia është katër herë më i vogël se informacioni mbi burrat dhe djemtë. Në Wikipedian shqiptare hendeku gjinor është edhe më i madh. Vetëm 15% e 9,271 biografive të publikuara në shqip i përkasin grave dhe vajzave. Kjo do të thotë se informacioni rreth burrave është gjashtë herë më i madh. Ne duam ta ndryshojmë këtë!

Në ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars 2018, aktivistë të Wikipedias shqip në Strugë do të organizojnë serinë e parë të editathonit/punëtorisë ndërkombëtare #WikiGap mbi gratë shqiptare në Wikipedia.

Në Wikipedia-n shqip ky aktivitet zhvillohet njëkohësisht në Shqipëri (Tiranë, Fier dhe Shkodër) dhe Kosovë (Prishtinë).

Kush mund të marrë pjesë: Të gjithë të rinjtë e interesuar, studentët dhe aktivistët e rinj që duan të kontribuojnë në ngushtimin e hendekut gjinor në internet dhe forcimit të figurës së gruas në enciklopedinë online - Wikipedia.

Qyteti : Strugë
Koha : 15:00 - 19:00