Jump to content

Xuan Zang

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xuanzang
A portrait of Xuanzang
U lind në602
Vdiq664
ProfesioniBuddhist monk, scholar, traveler, and translator

Xuan Zangu lindi në vitin 600 në dinastinë Tang. Qysh në vogëli, ai kishte interes për budizmin, në moshën 13-vjeçare, ai u bë një murg budist. Pas kësaj Xuan Zangu studionte me zell teorinë budiste, në moshën 18-vjeçare, ai u bë i famshëm në qarqet budiste.

Për të studiuar më tej njohuri budiste, Xuan Zangu vendosi të shkonte në Indinë – vendlindjen e budizmit.

Në vitin 627, Xuan Zangu u nis nga kryeqyteti i dinastisë Tang Changan për në tempullin Nalantuo të Indisë. Tempulli Nalantuo ishte shkolla më e lartë budiste në atë kohë që tërhiqte fetarë budistë të vendeve të ndryshme.

Para mbi 1300 vjetëve, udhëtimi me këmbë nga Kina në Indi ishte një gjë shumë e vështirë. Megjithatë Xuan Zangu kapërceu vështirësitë e ndryshme dhe arriti në vitin 631 në tempullin Nalantuo për studime. Në këtë tempull, Xuan Zangu studioi njohuri budiste për 5 vjetë dhe lexoi të gjitha veprat klasike budiste. Pas kësaj, ai harxhoi 6 vjetë për të vizituar dijetarë budistë, edhe ai u bë një dijetar budist i shkëlqyer.

Në vitin 643, Xuan Zangu u kthye në atdhe duke mbajtur shumë vepra budiste. Ai refuzoi kërkesën e perandorit të dinastisë Tang për funksionar dhe filloi të përkthente këto vepra.

Xuan Zangu harxhoi 19 vjetë dhe përkthye 1335 libra që pasqyronin pamjen e përgjithshme të budizmit të Indisë në shekullin e 5-të.

Krahas përkthimit, Xuan Zangu krijoi edhe degën e budizmit “Faxiangzong”.

Sipas eksperiencës së vet, Xuan Zangu shkroi librin “Udhëtimi i murgut budist të dinastisë Tang në perëndim”. Ky libër shënonte historinë, gjeologjinë, kulturën, klimën, politikën etj. të mbi 100 vendeve ku ai kishte shkuar. Sot ky libër është dokumenti i rëndësishëm për të studiuar historinë dhe gjeologjinë e lashtë të Indisë, Pakistanit, Afganistanit dhe të vendeve të Azisë qendrore. Pas shekullit të 19-të, libri “Udhëtimi i murgut budist të dinastisë Tang në perëndim” është përkthyer në gjuhën angleze, japoneze, gjermane, franceze etj. Rezultatet kulturore të Xuan Zangut zinin pozitën e rëndësishme në historinë kulturore të njerëzimit. Xuan Zangu ishte edhe një turist i madh, gjatë 17 vjetëve, ai udhëtoi me shumë se 50 mijë kilometra dhe vizitoi 110 vende, kjo ishte një gjë e rrallë në historinë botërore.