Zef Gjeta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Zef Gjeta agronom, profesor i asociuar dhe doktor i shkencave bujqësore, publiçist, autor tekstesh akademike si dhe iniciatori dhe botues i gazetës Humor Shkodran. Zef Gjeta është rizgjuesi i festës dhe ritualit të Karnavaleve të Shkodrës së bashku me grupe artistike dhe intelektuale të qytetit në Mars viti 1998 pas ardhjes së Demokracisë në Shqipëri.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindur më 28 janar 1967, në Shkodër

Formimi profesional[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Përfundoi Fakultetin e Agronomisë në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe ndoqi me sukses kualifikimin pas universitar në MAICh në Kretë të Greqisë me gradën Master.
  • Mbrojti doktoraturën pranë U.B.T.

Përvoja drejtuese[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Punoi si specialist, kërkues shkencor pranë Institutit të Misrit dhe Orizit në Shkodër,
  • Drejtoi gazetën Humor Shkodran,
  • Ekspert kombtar pranë FAO - Organizata Botrore e Ushqimit dhe Bujqësisë, IFAD - Fondi Ndërkombtar për Zhvillimin e Bujqësisë, BB - Banka Botërore, VSO - Programi i Vullnetarëve të Përtej Detit, Zyra e Projekteve dhe Trajnimit të Biznesit në Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë të Tiranës.
  • Anëtar i bordeve profesional:
  • Drejtori i Bordit të Besimit tek Instituti i Kërkimeve Rurale.
  • Anëtar i Këshillit Shkencor të Institutit të Misrit dhe Orizit pranë kolegut Ahmet Osja
  • Anëtar i Federatës Botërore të Gazetarëve të Bujqësisë
  • Lektor pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Botime shkencore dhe letrare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Autor i artikujeve shkencorë e divulgues si dhe bashkautor i librave shkencorë dhe në 13 punimeve të ndryshme si dhe njihet si hartues dhe zbatuesi i 36 projekteve bujqësore.
  • Autor i 10 librave humoristik
  • Autor i 11 librave në fushat e bujqësisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm rural.
  • Autor i librit metodik "Cikli i Projektit" dhe njohës e praktikues i 3 gjuhëve të huaja.
  • Realizues i rubrikës së Ushqimit në Programin e Mëngjesit "Agon" në Albanian Screen TV.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]