Commons:Gara e fotografisë së ushqimit tradicional shqiptar - 2023

From Wikimedia Commons, the free media repository
Jump to navigation Jump to search

Shortcuts: COM:GFUTSH2023 • COM:TAFPC2023

Gara e fotografisë së ushqimit tradicional shqiptar
­ 2023
LeqenikBallokumeFli
Faqja kryesore Fotografitë Juria Organizatorët Çmimet Fituesit Pyetje të shpeshta
Rreth garës

Kjo është një garë e hapur fotografish në Wikimedia Commons për përdorim në Wikipedia dhe faqet e tjera të projekteve të Fondacionit Wikimedia. Ajo synon të promovojë imazhet e kuzhinës e ushqimet tradicionale shqiptare. Në përfundim të saj do të shpallen disa fitues që do të shpërblehen me çmime.

Detaje

Fotografitë fituese do të përzgjidhen nga një juri prej 3 personash. Kriteret e përzgjedhjes së fotografive janë si më poshtë:

  1. Mënyra se si është shkrepur, si është përpunuar fotografia, etj.
  2. Cilësia teknike (mprehtësia, përdorimi i dritës, perspektiva, kompozimi, etj.).
  3. Fotografitë duhet të jenë bërë nga ju.
  4. Fotografitë duhet të jenë të ushqimeve tradicionale shqiptare.

Ndihmë

Nëse keni nevojë për ndihmë me ngarkimin e fotografive, mund të shihni videon:




Kontakt

Mund të na dërgoni një mesazh elektronik në info@wikimediashqip.org apo të na shkruani në rrjetet sociale në Facebook, Twitter apo Instagram.



Rregullat për pjesëmarrje
Për t’u bërë pjesë e garës duhet të keni parasysh rregullat e mëposhtme:
Rregulli 1: Duhet të keni llogari në Wiki.

Ju duhet të të keni llogari në Wikipedia apo ndonjë projekt tjetër të Wikimedias. Nëse nuk keni llogari, mund ta hapni këtu. Sigurohuni që adresa juaj elektronike (email-i) të jetë e konfirmuar.

Rregulli 2: Fotografitë duhet të jenë punë vetjake.

Fotografitë që nuk janë punë vetjake (edhe nëse keni leje nga krijuesit e tyre) nuk do të pranohen.

Rregulli 3: Fotografitë duhet të paraqesin ushqimet tradicionale shqiptare.

Ju duhet të ngarkoni së paku 10 fotografi të ushqimeve tradicionale shqiptare në Wikimedia Commons.

Rregulli 4: Fotografitë duhet të ngarkohen brenda periudhës 13 shkurt - 17 mars 2023.

Fotografitë e ngarkuara para apo pas kësaj date do të përjashtohen nga konkursi.

Rregulli 5: Fotografitë duhet të ngarkohen nën kategorinë 'Traditional Albanian food photography competition - 2023' dhe një licensë të lirë. Wikimedia Commons pranon vetëm fotografi që ngarkohen nën një licensë të lirë.
Rregulli 6: Fotografitë duhet të jenë të kenë një cilësi të mirë.

Fotografite e ngarkuara duhet të jenë cilësore dhe të kenë përshkrimin adekuat.