Commons:Wiki Loves Living Heritage in Albania & Kosovo 2023

From Wikimedia Commons, the free media repository
Jump to navigation Jump to search
5th June - 9th July
Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe bëhen pjesë e fushatës botërore Wiki Loves Living Heritage duke organizuar përgjatë periudhës 5 qershor - 9 korrik Wiki Loves Living Heritage in Albania & Kosovo 2023, një aktivitet që ka për qëllim mbledhjen e dëshmive/ përjetimeve/ historive personale të njerëzve në periudha domethënëse historiko-kulturore në Shqipëri dhe Kosovë sipas dialekteve të ndryshme të gjuhës shqipe përmes regjistrimeve zanoreWikimedia Commons.


Wiki Loves Living Heritage është një nismë botërore drejtuar nga komuniteti wiki, që u bën thirrje praktikuesve të trashëgimisë, vullnetarëve të Wikimedia-s dhe institucioneve kulturore në mbarë botën për të dokumentuar, festuar dhe mbrojtur trashëgiminë e tyre shpirtërore.


Në këtë aktivitet, regjistrimet me zë mund të bëhen nga njerëz të moshave të ndryshme ose mund të regjistroni gjyshërit, prindërit apo të afërmit që kanë përjetuar histori të ndryshme të së shkuarës historiko-kulturore.

Nëse keni nevojë për ndihmë me ngarkimin e materialit, mund të shihni videon:

Autorë dhe histori për regjistrime zanore

Ngarkimi

Ngarkimet do të jenë regjistrime zanore të dëshmive/ përjetimeve/ historive personale.

Përshkrimi i ngarkimit duhet të përmbajë të dhënat e mëposhtme:

  1. Gjinia e folësit;
  2. Mosha e folësit;
  3. Origjina gjeografike e folësit;
  4. Disa fjalë rreth folësit;
  5. Përshkrim të shkurtër të regjistrimit;



Për të ngarkuar materialin ju duhet të keni llogari në projektet Wiki. Nëse nuk keni llogari, mund ta hapni këtu.

Wikimedians of Albanian Language User Group Horizontal Logo