Mats Hummels

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mats Hummels

Hummels me Gjermaninë në 2014
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMats Julian Hummels[1]
Datëlindja (1988-12-16) 16 dhjetor 1988 (35 vjeç)
VendlindjaBergisch Gladbach, Gjermani
Gjatësia1.92 m (6 ft 4 in)[2]
PozicioniQëndër-mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Borussia Dortmund
Numri15
Karriera me të rinjtë
1995–2006Bayern München
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006–2007Bayern München II42(5)
2007–2009Bayern München1(0)
2008–2009Borussia Dortmund (huazim)25(1)
2009–2016Borussia Dortmund225(19)
2016–2019Bayern München74(3)
2019–Borussia Dortmund141(11)
Karriera ndërkombëtare
2007Gjermania U201(0)
2007–2010Gjermania U2121(5)
2010–Gjermania78(5)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 27 prill 2024
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 22 nëntor 2023

Mats Julian Hummels (Gjermanisht: [ˈmats ˈhʊməls]; lindur më 16 dhjetor 1988) është një futbollist profesionist gjerman i cili luan si mbrojtës për klubin gjerman Borussia Dortmund dhe kombëtaren gjermane.

Ai ka ardhur nga akademia e Bayern München përpara se të bashkohej me klubin e tij momental Borussia Dortmund në janar 2008, dhe zyrtarisht të firmoste me ta në shkurt 2009 për 4 milion . Sukseset e tij me klubin janë fitimi i dy titujve të Bundesligës dhe arritja si finalist në Ligën e Kampioneve 2012–13.

Ai është lojtar i rregullt i kombëtares gjermane që nga 2010, duke e përfaqsuar atë në UEFA Euro 2012 dhe 2014 FIFA Kupën e Botës.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vitet e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hummels është produkt i akademisëBayern Munich, duke i'u bashkuar klubit që në moshën 6 vjeçare. Ai firmosi kontratën e parë si profesionist më 19 dhjetor 2006, deri në 2010. Më 19 maj 2007, në ndeshjen e fundit të sezonit, ai luajti ndeshjen e parë në Bundesligë me skuadrën e parë në fitoren 5–2 në shtëpi kundër Mainz 05, ai hyri në fushën e lojës në minutën e 52 në vend të Martín Demichelis.

Borussia Dortmund[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 3 janar 2008, në moshën 19 vjeçare, Hummels u bashkua me Borussia Dortmund në formën e huazimit. Ai bëri debutimin e tij për skuadrën e re më 29 janar në ndeshjen e raundit të dytë të kupës kundër SV Werder Bremen.

Gjatë sezonit 2008–09, Hummels fitoi vendin e titullarit duke formuar një dyshe në qëndër të mbrojtjes sëbashku me Neven Subotić, i cili gjithashtu kishte mbërritur në verë. Më 18 shtator, ai debutoi në Kupën UEFA në humbjen 2–0 në shtëpi kundër Udineses. Në shkurt 2009, Dortmundi aktvizioi klauzolën e blerjes së lojtarit për 4 milion €.[3][4]

Hummels ishte një nga lojtarët më të dalluar të Dortmundit në sezonin 2010–11, duke u dalluar për ndërhyrjet e sakta, pozicionimin dhe pasimet. Dortmundi e mbylli sezonin si fitues i kampionatit dhe si ekipi me më pak gola të pësuar. Gjatë këtij sezoni, ai shënoi gjashtë gola në 42 ndeshje si dhe mori ftesën e parë në kombëtaren gjermane.

Hummels vazhdoi me performancat pozitive në sezonin 2011–12, duke konsoliduar vendin e tij si një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë. Dortmundi e fitoi sërisht kampionatin duke arritur një numër rekord pikësh, plot 81. Më 12 maj 2012, ai shënoi në fitoren e madhe 5–2 kundër ekipit rival Bayern München në finalen e kupës.[5][6] Pas përfundimit të sezonit, Hummels firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare.[7]

Më 25 maj 2013, Hummels luajti si titullar në finalen e UEFA Ligës së Kampioneve kundër Bayern München, me Dortmundin që u mposht 2–1 në Wembley Stadium.[8] Dy muaj më pas, ai ishte titullar në fitoren 4–2 kundër Bayernit në superkupë. Hummels u largua nga klubi në përfundim të sezonit 2015–16, në të cilën ai luajti 50 ndeshje dhe shënoi tre gola.[9]

Bayern München[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 10 maj 2016, u konfirmua se Hummels do të bëhej pjesë e Bayern Munich duke nisur nga 1 korriku 2019, duke firmosur një kontratë pesë-vjeçare.[10] Ai mori fanellën me numrin 5 dhe debutoi më 14 gusht në ndeshjen e DFL-Supercup 2016 kundër ish klubit të tij, në një fitore 2–0 në Signal Iduna Park.[11] Gjashtë ditë më pas, Hummels shënoi golin e parë me klubin në fitoren 5–0 kundër Carl Zeiss Jena në kupë.[12] Më 26 nëntor, ai shënoi golin e parë në kampionat në fitoren 2–1 në shtëpi kundër Bayer Leverkusen.[13]

Më 9 prill 2017, Hummels humbi ndeshjen e parë çerek-finale të Ligës së Kampioneve kundër Real Madridit për shkak të një dëmimi.[14] Ai nuk u rikuperua plotësisht për ndeshjen e kthimit por u detyra të luajë për shkak të pezullimit të Javi Martínez; Bayerni u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 6–3.[15][16] Hummels e mbylli sezonin 2016–17 me 42 ndeshje, tre gola dhe dy asiste në të gjitha kompeticionet, me Bayernin që triumfoi në Bundesligë.[17]

Hummels e nisi sezonin e ri 2017–18 më 5 gusht duke fituar superkupën kundër ish ekipit të Dortmund.[18] Një javë më pas ai shënoi golin e parë të sezonit në fitoren komode 5–0 kundër Chemnitzer në kupë.[19] Më 18 tetor, Hummels shënoi golin e parë në Ligën e Kampioneve si lojtar i Bayernit në suksesin 3–0 kundër Celtic në fazën e grupeve.[20] Më 31 mars 2018, ai luajti ndeshjen e 50të në Bundesligë për Bayernin në fitoren tenistike 6–0 kundër Dortmundit.[21] Ai e mbylli sezonin me tre gola dhe një asist në 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet,[22][23] duke fituar titullin e Bundesligës sërisht.[24]

Hummels e nisi sezonin e ri duke fituar superkupën e tretë rresht, me Bayernin që fitoi 5–0 kundër Eintracht Frankfurt.[25] Pavarësisht një nisje pozitive, ai e humbi vendin e titullarit pas një serie performancash nën nivel, përfshirë edhe në humbjen 3–2 kundër Dortmundit më 10 nëntor, ndeshje në të cilën ai u zëvëndësua edhe pse më pas deklaroi se kishte luajtur i sëmurë.[26] Më 18 maj 2019, Hummels fitoi titullin e 5të të Bundesligës në karrierë,[27] kurse një javë më pas ishte tituar për 90 minuta në finalen e kupës, të cilën Bayerni e fitoi 3–0 kundër RB Leipzig.[28] Ai e mbylli sezonin me dy gola në 33 ndeshje.

Rikthimi te Borussia Dortmund[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 19 qershor 2019, Dortmund arriti një marrëveshje me Bayern Munich për blerjen e Hummels për 37 milion €, duke e rikthyer mbrojtësin pas tre vitesh.[29] Në maj 2021, ai fitoi kupën pas fitores së Dortmundit 4–1 në finale kundër RB Leipzig, duke arritur suksesin e parë me klubin pas rikthimit.[30] Më 19 shkurt 2023, Hummels luajti ndeshjen e tij të 454të me klubin në fitoren 4–1 kundër Hertha BSC, duke kaluar Roman Weidenfeller si lojtari i dytë me më shumë ndeshje në historinë e klubit.[31] Tre muaj më vonë, ai e rinovoi kontratën me klubin deri në qershor 2024.[32]

Më 10 prill 2024, Hummels luajti ndeshjen e 500të me klubin në çerek-finalen e Ligës së Kampioneve kundër Atlético Madrid.[33] Një muaj më vonë, më 7 maj, ai shënoi golin e vetëm me kokë në fitoren 1–0 kundër Paris Saint-Germain në ndeshjen e kthimit gjysëm-finale, me Dortmundin që u kualifikua në finale për herë të parë që nga viti 2013.[34]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hummels në aksion me Gjermaninë

Hummels u thirr nga kombëtarja nën-21 për të luajtur në Kampionatin Evropian 2009; pasi luajti vetëm disa minuta në katër ndeshjet e para, ai startoi si titullar (bëri performancë të mirë) në finale, në fitoren 4–0 kundër Anglisë.[35][36]

Hummels u thirr për herë të parë në kombëtarren e parë nga trajneri Joachim Löw dhe bëri debutimin e tij më 13 maj 2010 në miqësoren e fituar me rezultatin 3–0 në Aachen kundër modestëve të Maltës. Ai hyri në minutën e 46të në vend të Serdar Tascit dhe kontriboi në fitoren 3–0 në New Tivoli.[37]

Pavarësisht se bëri debutimin e tij, ai nuk u tirr në Kupën e Botës 2010 që u zhvillua në Afrikën e Jugut. Ai luajti ndeshjen e parë pas mbarimit të Kupës së Botës më 17 nëntor 2010 në miqësoren kundër Suedisë.[38] Ai luajti edhe tre ndeshje miqësore para fillimit të UEFA Euro 2012. Goli i tij i parë me ekipin kombëtar erdhi në humbjen 5–3 kundër Zvicrës.

Hummels ishte një nga 23 lojtarët e thirrur nga trajneri Löw për të luajtur në Euro 2012 që u zhvillua në Poloni dhe Ukrainë. Ai ishte në formacionin titullar në ndeshjen debutuese të Gjermanisë kundër Portugalisë që u mbyll me fitoren e gjermanëve 1–0. Ai luajti në të gjitha ndeshjet gjatë turnamentit, duke koleksionuar 450 minuta sëbashku me shokët e skuadrës Philipp Lahm, Sami Khedira, Bastian Schweinsteiger, Holger Badstuber, dhe Manuel Neuer.

Pas performancave të mira me klubin, ai u vendosi veten titullar sëbashku me Per Mertesacker në qëndrën e mbrojtjes së Gjermanisë. Ai shënoi edhe golin e dytë me kombëtaren në miqësoren kundër ItalisëSan Siro që u mbyll në barazimin 1–1.[39]

Hummels ishte në listën paraprake të 30 lojtarëve të thirrur nga Löw për të luajtur në Kupën e Botës 2014[40] si dhe në listën përfundimtare me 23 lojtarë që do të udhëtonin në Brazil për të përfaqsuar Gjermaninë.[41]

Gjermania e nisi turnamentin me një fitore të madhe 4–0 kundër Portugalisë, me Hummels i cili shënoi në pjesën e parë. Ai u zëvëndësua në minutën e 73të nga Shkodran Mustafi për shkak të një dëmtimi të vogël.[42] Pasi humbi ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Algjerisë, Hummels u rikthye për ndeshjen çerek-finale kundër Francës, duke shënuar golin e vetëm të takimit.[43] Ai gjithashtu luajti 90 minuta në fitoren historike 7–1 kundër Brazilit, e cila shihej si favore për të fituar turnamentin.[44] Më 13 korrik, Gjermania fitoi finalen e madhe kundër Argjentinës, me Hummels i cili luajti 120 minuta.[45]

Profili i lojtarit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hummels konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë.[46] Ai është një lojtar me fizik të madh i cili dallohet për ndërhyrjet e fuqishme,[47] forcën në duelet ajërore dhe pozicionimin.[48][49] Pavarësisht se nuk është i shpejtë, Hummels është i aftë të lexojë lojën dhe të kryej ndërhyrje të sakta në kohën e duhur.[50] Përveç pozicionit të tij natyral si qëndër-mbrojtës, Hummels mund të luaj si mesfushor-mbrojtës ose si mbrojtës i lirë.[46][51][52] Talenti i tij, pozicionimi, eleganca, mbajtja dhe kontrolli i topit kanë bërë që ai të krahasohet me mbrojtësin legjendar Franz Beckenbauer.[52][53][54] Hummels mund të luaj në mbrojtjen me tre dhe katër.[55][56] Përveç aftësive si futbollist, ai shquhet edhe për liderishipin e tij, duke qënë kapiteni i Dortmundit për shumë vite.[49][57] Pavarësish kësaj, karriera e Hummels në disa raste është kufizuar nga dëmtime të shumta.[58]

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hummels ka lindur në Bergisch Gladbach, North Rhine-Westphalia. Babai i tij, Hermann Hummels, ka qënë futbollist profesionist dhe trajner. Ai punonte si kordinator i të rinjëve te Bayerni deri kur u zëvendësua nga Stephan Beckenbauer, djali i Franz Beckenbauer, më 30 mars 2012.[59] Vëllai i tij i vogël Jonas është gjithashtu një futbollist, i cili aktualisht luan me SpVgg Unterhaching.

E dashura e tij, Cathy Fischer, u shpall si femra më e bukur gjermane e vitit 2013.[60] Çifti u martua në qershor 2015 dhe sëbashku kanë një fëmijë, një djal i lindur më 11 janar 2018.[61] Në nëntor 2022, Cathy njoftoi se ajo ishte divorcuar.[62]

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klubet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 7 maj 2024[63][64]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga DFB-Pokal Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Bayern München II 2005–06 Regionalliga Süd 1 0 1 0
2006–07 Regionalliga Süd 31 2 31 2
2007–08 Regionalliga Süd 10 3 10 3
Gjithsej 42 5 42 5
Bayern München 2006–07 Bundesliga 1 0 0 0 0 0 1[a] 0 2 0
Borussia Dortmund (huazim) 2007–08 Bundesliga 13 0 3 0 16 0
Borussia Dortmund 2008–09 Bundesliga 12 1 1 0 1[b] 0 14 1
2009–10 Bundesliga 30 5 3 0 33 5
2010–11 Bundesliga 32 5 2 0 8[b] 1 42 6
2011–12 Bundesliga 33 1 6 1 6[c] 1 1[d] 0 46 3
2012–13 Bundesliga 28 1 2 1 11[c] 1 1[d] 0 42 3
2013–14 Bundesliga 23 2 4 0 6[c] 0 1[d] 0 34 2
2014–15 Bundesliga 24 2 4 0 4[c] 0 32 2
2015–16 Bundesliga 30 2 6 0 14[b] 1 50 3
Gjithsej 225 19 31 2 50 4 3 0 309 25
Bayern München 2016–17 Bundesliga 27 1 5 2 9[c] 0 1[d] 0 42 3
2017–18 Bundesliga 26 1 5 1 9[c] 1 1[d] 0 41 3
2018–19 Bundesliga 21 1 5 0 6[c] 1 1[d] 0 33 2
Gjithsej 74 3 15 3 24 2 3 0 116 8
Borussia Dortmund 2019–20 Bundesliga 31 1 2 0 8[c] 0 0 0 41 1
2020–21 Bundesliga 33 5 5 1 9[c] 0 1[d] 0 48 6
2021–22 Bundesliga 23 1 2 0 7[e] 0 0 0 32 1
2022–23 Bundesliga 30 1 4 0 4[c] 0 38 1
2023–24 Bundesliga 24 3 2 0 12[c] 1 38 4
Gjithsej 141 11 15 1 40 1 1 0 197 13
Gjithsej karriera 483 38 61 6 114 7 8 0 666 51
  1. ^ Të gjitha ndeshjet në DFL-Ligapokal
  2. ^ a b c Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  3. ^ a b c d e f g h i j k Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  4. ^ a b c d e f g Ndeshje në DFL-Supercup
  5. ^ Pesë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, dy ndeshje në UEFA Ligën e Evropës

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 21 nëntor 2023[65]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Gjermania
2010 2 0
2011 10 0
2012 11 1
2013 5 1
2014 10 2
2015 6 0
2016 11 0
2017 7 1
2018 8 0
2019 0 0
2020 0 0
2021 6 0
2022 0 0
2023 2 0
Gjithsej 78 5

Golat me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 7 prill 2023
Rezultatet e Gjermanisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Hummels.[65]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Mats Hummels
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 26 maj 2012 St. Jakob-Park, Bazel, Zvicër 14   Zvicra 1–2 3–5 Ndeshje miqësore
2 15 nëntor 2013 San Siro, Milano, Itali 27  Italia 1–0 1–1
3 16 qershor 2014 Itaipava Arena Fonte Nova, Salvador, Brazil 31  Portugalia 2–0 4–0 FIFA Kupa e Botës 2014
4 4 korrik 2014 Maracanã Stadium, Rio de Janeiro, Brazil 34  Franca 1–0 1–0
5 1 shtator 2017 Eden Arena, Pragë, Republika Çeke 58  Republika Çeke 2–1 2–1 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2018

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hummels (i dyti djathtas) duke festuar fitimin e titullit të Bundesligës me shokët e Borussia Dortmund2011

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Borussia Dortmund[66]
Bayern München[66]

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjermania nën-21[66]
Gjermania[66]

Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

ESM Skuadra e Vitit: 2010–11, 2011–12

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Mats Julian Hummels" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 17 qershor 2014.
  2. ^ "Mats Hummels" (në gjermanisht). Borussia Dortmund. Marrë më 13 prill 2013.
  3. ^ "Hummels to Dortmund: Former FCB youth makes loan move permanent" (në anglisht). Bayern München. 6 shkurt 2009. Marrë më 6 shkurt 2009.
  4. ^ "Borussia Dortmund sign Mats Hummels". Imscouting.com (në anglisht). 19 qershor 2012. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2013. Marrë më 8 shkurt 2009.
  5. ^ "Bayern Munich shaken to the core by Borussia Dortmund humiliation" (në anglisht). The Guardian. 12 maj 2012. Marrë më 11 qershor 2012.
  6. ^ "Borussia Dortmund 5-2 Bayern Munich" (në anglisht). ESPN FC. 12 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2012. Marrë më 11 qershor 2012. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)
  7. ^ Stefan Coerts (3 qershor 2012). "Hummels signs new Dortmund deal until 2017" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 4 qershor 2012.
  8. ^ "Borussia Dortmund 1–2 Bayern Munich" (në anglisht). BBC Sport. 25 maj 2013. Marrë më 5 qershor 2013.
  9. ^ "Dortmund prevail over Bayern in Supercup thriller". Bundesliga (në anglisht). 27 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2013. Marrë më 19 gusht 2013.
  10. ^ "Shpërthen Bayern; blen Hummels e Renato Sanches". Top-Channel.tv. 10 maj 2016. Marrë më 19 gusht 2019.
  11. ^ "Ancelotti e nis me trofe aventurën te Bayern Munich (Video)". Gazeta Express. 14 gusht 2016. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2019. Marrë më 19 gusht 2019.
  12. ^ "Carl Zeiss Jena 0–5 Bayern Munich: Lewandowski hat-trick fires reigning champions into next round" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 28 qershor 2018.
  13. ^ "Bayern Munich 2–1 Bayer Leverkusen" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 28 qershor 2018.
  14. ^ "Bayern defender Hummels ruled out of Madrid clash" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 28 qershor 2018.
  15. ^ "Bayern Munich Trio Expected to Return for Real Madrid Clash" (në anglisht). beIN SPORTS. Marrë më 28 qershor 2018.
  16. ^ "Bayern Munich fall to Ronaldo and Real Madrid in Champions League quarters" (në anglisht). Bundesliga. Marrë më 28 qershor 2018.
  17. ^ "Mats Hummels". kicker.de (në gjermanisht). Marrë më 29 prill 2017.
  18. ^ "Bayern Munich beat Dortmund on penalties to retain Supercup". Bundesliga (në anglisht). Deutsche Fußball Liga. 5 gusht 2017. Marrë më 5 gusht 2017.
  19. ^ "Chemnitzer FC 0–5 Bayern Munich" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 30 qershor 2018.
  20. ^ "Bayern Munich 3–0 Celtic" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 30 qershor 2018.
  21. ^ "Lewandowski and Müller chase the top three" (në anglisht). FC Bayern München. Marrë më 30 qershor 2018.
  22. ^ "Mats Hummels – all bets 2017/18 for Bayern Munich" (në gjermanisht). Fussballdaten. Marrë më 30 qershor 2018.
  23. ^ "Mats Hummels". kicker.de (në gjermanisht). Marrë më 19 maj 2018.
  24. ^ "Bayern Munich wrap up sixth Bundesliga title in a row with win over Augsburg" (në anglisht). BBC Sport. 7 prill 2018. Marrë më 7 prill 2018.
  25. ^ "FCB gewinnt Supercup – Lewandowski macht den Unterschied". kicker.de (në gjermanisht). kicker. Marrë më 14 gusht 2018.
  26. ^ "Bundesliga Bulletin: Hummels and Bayern blinded by Dortmund display" (në anglisht). Deutsche Welle. Marrë më 26 maj 2019.
  27. ^ "Bayern's title win: 5 key moments". Bundesliga (në anglisht). Marrë më 9 maj 2024.
  28. ^ "Robert Lewandowski hits brace as Bayern Munich beat RB Leipzig in DFB Cup final to seal the double". Bundesliga (në anglisht). Marrë më 25 maj 2019.
  29. ^ "Zyrtare: Hummels rikthehet te Dortmundi". Telegrafi.com. 19 qershor 2019. Marrë më 19 gusht 2019.
  30. ^ "Jadon Sancho and Erling Haaland help Borussia Dortmund overpower RB Leipzig to win DFB Cup" (në anglisht). Bundesliga. 15 maj 2021.
  31. ^ Stefan Petri (20 shkurt 2023). "BVB-Rekordspieler: Mats Hummels überholt Vereinslegende" (në gjermanisht). Spox.
  32. ^ "Hummels to stay on for another year" (në anglisht). Borussia Dortmund. 24 maj 2023.
  33. ^ "Hummels plays 500th competitive game for Borussia Dortmund" (në anglisht). Borussia Dortmund. 10 prill 2024.
  34. ^ Michael Dominski (7 maj 2024). "PSG vs Dortmund live updates: Bundesliga side into Champions League final after 2-0 aggregate victory" (në anglisht). The Athletic.
  35. ^ "Germany claim first Under-21 crown" (në anglisht). UEFA. 29 qershor 2009. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2016. Marrë më 19 qershor 2014. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)
  36. ^ "Final: Germany 4–0 England: Line-ups" (në anglisht). UEFA. Marrë më 30 qershor 2020.
  37. ^ "Cacau, Aogo und Großkreutz als Lichtblicke". Fussballdaten.de (në gjermanisht). 13 maj 2010. Marrë më 20 qershor 2014.
  38. ^ "Löw nominiert BVB-Quartett". Kicker.de (në gjermanisht). 10 nëntor 2010. Marrë më 20 qershor 2014.
  39. ^ "International friendly: Italy and Germany draw 1-1 in Milan" (në anglisht). Sky Sport. 15 nëntor 2013. Marrë më 20 qershor 2014.
  40. ^ "Gjermania zbulon listën paraprake të skuadrës për Botërorin". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2014. Marrë më 9 qershor 2014.
  41. ^ "Mustafi jashtë Gjermanisë, nuk shkon në Brazil". Panorama Sport. 2 qershor 2014. Marrë më 9 qershor 2014.
  42. ^ "Gjermania e frikshme, Myler leksion për CR7". Panorama Sport. Marrë më 18 qershor 2014.
  43. ^ "Gjermania likuidon francezët". Panorama Sport. Marrë më 5 korrik 2014.
  44. ^ "Gjermania në "qiellin e shtatë", ç'poshtërim për Brazilin!". Panorama Sport. Marrë më 9 korrik 2014.
  45. ^ "Triumfon Gjermania, është kampione Bote". Panorama Sport. Marrë më 14 korrik 2014.
  46. ^ a b Jamie Jackson (10 korrik 2014). "Germany's Mats Hummels would fit in at Louis van Gaal's Manchester United" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 7 janar 2016.
  47. ^ "Praise pours in for 'sensational' Hummels" (në anglisht). FIFA. 4 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2014. Marrë më 7 janar 2016.
  48. ^ Paul Hayward (4 korrik 2014). "Mats Hummels could teach the English game so much – he embodies Germany's strength" (në anglisht). The Telegraph. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2022. Marrë më 7 janar 2016.
  49. ^ a b Paul Wilkes (1 prill 2016). "Stats Zone's European Team of the Month: Two from Barça, one from Madrid – but who?". FourFourTwo (në anglisht). Marrë më 8 maj 2024.
  50. ^ "How Borussia Dortmund's Mats Hummels shut out Bayern Munich's Harry Kane in Der Klassiker". Bundesliga (në anglisht). 3 prill 2024. Marrë më 8 maj 2024.
  51. ^ "FourFourTwo's Best 100 Football Players in the World 2015: 70–61". FourFourTwo (në anglisht). 1 dhjetor 2015. Marrë më 7 janar 2016.
  52. ^ a b Tom Sunderland (22 maj 2013). "Mats Hummels: Summer Transfer Window Profile and Scouting Report" (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 8 maj 2024.
  53. ^ Clark Whitney (15 qershor 2012). "Hummels is like Beckenbauer, says Thon" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 7 janar 2016.
  54. ^ Jen Evelyn (9 maj 2013). "Barcelona's summer decision: Mats Hummels or Thiago Silva?". insidespanishfootball.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 7 janar 2016. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)
  55. ^ "Watch: Mats Hummels, soccer's best quarterback". Bundesliga (në anglisht). Marrë më 8 maj 2024.
  56. ^ Garry Hayes (27 mars 2016). "Scouting Chelsea Transfer Target Mats Hummels" (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 8 maj 2024.
  57. ^ Stuart James (8 maj 2024). "In praise of Mats Hummels, Borussia Dortmund's born leader and complete defender" (në anglisht). The Athletic. Marrë më 8 maj 2024.
  58. ^ "Hummels fighting fit; Gündogan injury fears allayed". Bundesliga (në anglisht). 25 qershor 2015. Marrë më 8 maj 2024.
  59. ^ "Bayern Munich sack Mats Hummels' father" (në anglisht). Goal.com. 30 mars 2012. Marrë më 7 qershor 2012.
  60. ^ "Mats Hummels' girlfriend voted WAG of the Year in Germany" (në anglisht). Inside World Soccer. Marrë më 28 maj 2013.
  61. ^ "Fußball-Weltmeister: Mats Hummels und Cathy Fischer haben geheiratet". Der Spiegel (në gjermanisht). 15 qershor 2015. Marrë më 15 qershor 2015.
  62. ^ "Mats Hummels reportedly divorcing wife to date a 20-year-old who asked Haaland to 'marry her'". Tribuna (në anglisht). 13 gusht 2021. Marrë më 10 maj 2024.
  63. ^ "Mats Hummels". Soccerway (në anglisht). Marrë më 8 maj 2024.
  64. ^ "Mats Hummels". World Football (në anglisht). Marrë më 8 maj 2024.
  65. ^ a b "Mats Hummels". eu-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 16 shtator 2023.
  66. ^ a b c d "Mats Hummels". Transfermarkt (në anglisht). Marrë më 11 maj 2024.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]