AK-47
AK-47apo KallashnikoviAK-47 arme zjarri automatike. (Emërtimi vjen nga rusishtja : Автомат Калашникова образца 1947 года ; Avtomat Kalashnikova Obraztsa 1947 Goda;"Pushkë automatike Kallashnikov model i vitit 1947") është një pushkë mësymëse 7,62 mm e krijuar në Bashkimin Sovjetiknga Mikhail Kalashnikov në dy versione : ai me bisht të fiskuar AK-47 dhe AKS-47 (S—So skladnym prikladom) variant i pajisur me një bisht mbajtës metalik për tu vendosur në shpinë. Puna për projektimin e armës filloi në vitin 1944. Në vitin 1946 ajo u shfaq në mënyrë zyrtare në paradat ushtarake, një vit më vonë varanti me bisht të fiksuar u vu në përdorim nga njësitë e përzgjedhura të Ushtrisë së Kuqe (Modeli me mbajtëse për shpinën u hodh në qarkullim më vonë). AK-47 u pranua zyrtarisht nga Forcat e Armatosura Sovjetike në 1949. Ai filloi të përdorej gjithashtu nga shumica e shteteve anëtare të Traktatit të Varshavës. AK-47 u përdor gjithashtu si model mbështetës për krijimin e armëve më moderne individuale të zjarrit. Ishte një nga armët e para me synim sulmin e drejtpërdrejtë dhe për shkak të jetëgjatësisë e lehtësisë në përdorimin e saj u kthye në armën mësymëse më të përdorur në botë. Nuk ka armë tjetër në botë që të jetë prodhuar në numër më të madh se pushkët AK. Sidomos modelet e mëvonshme AK-56, të krijuar nga inxhinierët e ushtrisë kineze dhe të përdorur nga ushtria shqiptare, AK-74, AK-101 e deri në AK-107.
Versionet [redakto]
| AK-47 | |
|---|---|
| 300px AK-47 Standarte |
|
| Tipi | Pushke Sulmi |
| Vendi i origjinës | Bashkimi Sovjetik |
| Historia e shërbimit | |
| Në shërbim | 1949–tani |
| Historia e Prodhimit | |
| Dizenjuesi | Mikhail Kalashnikov |
| Dizenjuar | 1944–1947 |
| Prodhuesi | Izhmash |
| Prodhuar | 1949-tani |
| Numri ndërtuar | afërsishi 75 milion AK-47 100 milion të tipit AK |
| Specifikimet | |
| Pesha | 4.78 kg me karikator, AKM pesha pa karikator 3.1 Kg. |
| Gjatësia | 880 mm me qytë druri 875mm me qyte të zgjatur 645 mm metalike |
| Tyta Gjatësia | 415 mm |
|
|
|
| Fishekë | 7.62×39mm M43/M67 |
| Funksionimi | Me Gaz |
| Shpejtësia e goditjes | Shpejtësia e goditjes është 600 fishekë/min gjysëmautomatike 40 fishekë/min |
| Shpejtësia e fishekut | 715 m/s |
| Rrezja efektive | 350 m |
| Sistemi i ushqimit | Kapaciteti i karikatorit standart 30 fishekë. Ka edhe me 10, 20, 40, 75, ose 100-fisheke (karikator rrethor) |
| Shënjestruesi | Shënjestruesi me 378 mm rreze shikimi |