Jump to content

Adelina Thaçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Adelina Thaçi-Meta (Prishtinë, 31 maj 1980) është këngëtare shqiptare nga Kosova me repertor të muzikës së lehtë dhe klasike. Është vajza e humoristit tashmê të ndjerë Rasim Thaçi dhe Shukrie Thaci një stomatologeje dhe infermiereje në spitalin e Prishtinës.

Ka kënduar në shumë koncerte që prej fëmijërisë, studioi në shkollën e mesme të muzikës dhe Akademinë e Muzikës në Prishtinë, dhe filloi karrierën si këngëtare në moshën 16-vjeçare duke arritur suksesin me këngën “Shko“ të kompozuar nga Alfred Kaçinari.

Pas mbarimit të shkollës së mesme ajo u regjistrua në Akademinë e Muzikës ku e përfundoi me sukses dhe njëherish është edhe anëtare e Filharmonisë së Kosovës Gjithashtu ne vitin 1999 nxjerr albumin e saj të parë të titulluar “Liri e jete pa lotë “, me gjithsej 9 këngë të cilat u degjuan ne te gjitha trevat shqiptare. Ajo vendosi që këngës “Shko“ ti realizonte edhe klipin në vitin 2001. Dhe me pas u publikua albumi me titull "Njehere ne jete" me 9 këngë tê pêrpuanara nga kompozitor te ndryshem Alfred Kaçinari , Naim Krasniqi etj. Vazhdoi me koncerte të tjera nëpër qytete të ndryshme të Kosovës dhe mori çmimin “Këngëtarja më e popullarizuar" për vitin 2002.

Në 25 Nentor 2003 publikon videoklipin e saj të dytë , “Komsi Komsa“ se bashku me produksionin "Alexander" Shkup e cila hyri në të gjitha toplistat shqiptare. Duke qenë shumë e përkushtuar për muzikë, përveç koncerteve dhe këngëve të reja, Adelina fillon edhe pjesëmarrjen nëpër festival. Në Festivalin e Këngës në RTSh u shpall debutantja më e mirë, ndërsa në festivalin “Kosovarja Këndon“ zuri vendin e dytë. U shpërblye me çmimin e parë në festivalin “Polifest 2003“ me këngën “Të pres“, edhe ky kompozim i Alfred Kaçinarit, si dhe në Showfest

Është e martuar me politikanin dhe deputetin Bardhyl Meta me të cilin ka dy vajza.[1]


Në shumë raste, ka qenë krejt e kundërta e asaj çka është shfaqur në skenë.

Duke ndjerë obligim ndaj adhuruesve, këngëtarët shpesh herë mundohen ta lënë prapa krahëve atë cka ndodhë në jetën reale, shkruan Magazina.

Në të tilla situata është ndjerë shpesh edhe Adelina Thaqi, vajza që u rrit me dy prindërit e saj dhe me kujdesin e babait saj Humoristit tashmë të ndjerë-Cimës

Pra krahas suksesit në karrierë, Adelina është përballë me humbje të mëdha brenda familjes.


Sido që të jetë, natyra është më fuqishme sesa ndjenja që kemi për të afërmit. Por gjithsesi nuk mund të pajtohemi kurrë, kur ajo i merr të dashurit tanë.

Një goditje tjeter ishte ajo e bashkeshortit saj ishte e veshtirë gjatë vitit 2016 kjo pasi ky i fundit ishte diagnostifikuar me sëmundjen e kancerit, ndërsa ka bërë një betejë disa mujore me këtë sëmundje, deri në shërimin e tij.

Nē vitin e kaluar ajo doli pozitive me covid-19 dhe ka treguar se simptompat e saj ishin: lodhje, kokëdhimbje, dhimbje të syve, dhimbje të qafës, temperaturë jo shumë të lartë, si edhe nuk ka pasur humbje të shijes apo të nuhatjes e as kollitje.


Kêt vit që nuk e zëvendëson me askënd, është humbja e babait Adelina Thaqi, të Premten është përballur me lajmin më të hidhur në jetën e saj. Cima, që ishte gjithcka për këngëtaren më nuk jeton duke lënë një zbraztësi që nuk do ta përmbush askush.

Cima që ishte dëshmitar i cdo suksesi, dështimi, gëzimi e dëshpërimi të vajzes se tij Adelinës, më nuk do jetë pranë vajzes tij për t’i ndjerë këto emocione të cilat i përjetuan bashkë prej se Adelina filloi si e re karrierën e këngëtares në skeçet e tij

Sido që jetë Adelina, megjithë këto humbje, ka dëshmuar se është një femër e fortë dhe do arrijë ta përballojë edhe këtë humbje me shpresë se do jetë e fundit për të.


Videoclips

  • Shko

Relased November 12, 2001

  • Komsi Komsa

Relased October 14, 2003

  • Nene Moj

Relased October 3, 2005

  • Sonte

Relased April 28 , 2007

  • Kontrast (feat Visar Rexhepi)

Relased March 11, 2008