Jump to content

Agim Kuçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Agim Kuçi
Fotoporteti
Emri Agim
Mbiemri Kuçi
Lindur më 20 mars 1964
Lindur në Therandë, Therandë
Kombësia Kosovare
Profesioni Informatikë

Agim Kuçi, lindi më 20 mars të vitit 1964Kosovë, është ish oficer i APJ,dhe expert i informatikës, veprimtar dhe patriot shqiptar. Ish luftëtar i Ushtrisë Çlirmtare të Kosovës

Lindi më 20 mars 1964, në Therandë. Është fëmija i gjashtë i Sadri Kuçit dhe Emine Kuçi-Paçarizi. U rrit në një familje me kushte mesatare jetese në frymën atdhetare, shkollën fillore e kreu në Therandë, kurse Shkollën e Mesme Ushtarake në Sarajevë, diplomoi në Informatikë në Amsterdam. Ai jeton në Holandë dhe ka dy fëmijë.

Pjesmarrja në UÇK

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është një ndër themeluesit e ish-UÇK-së në komunën e Therandë-s, së bashku me Blerim Kuçi-n dhe Ruzhdi Gashi-n. Fillimisht ishte komandant i njësitit "lisi" i njohur edhe me nofkën "dreqi", më pastaj u emërua shef i shtabit të operativës pranë brigadës 123. Ishte hartuesi kryesorë i planeve dhe strategjisë ushtarake për komunat Malishevë dhe Therandë, nga gazetarët e Associated Press mori emrin konspirativ Komandant Versace.Pas ofenzivës së parë të ushtrisë dhe policisë serbe ndaj pozicioneve të UÇK-së në Malishevë, u emrua si Komandant i Brigadës 122 dhe pastaj komandant i të dy brigadave 122 dhe 123, ishte një ndër udhëheqësit politik e ushtarak të UÇK-së. Ishte përherë aktiv në betejat që i zhvillonte njësiti e tij,në të gjitha sulmet që ai i organizoi dhe mori pjesë, si dhe në mbrojtjet nga sulmet e armikut ku ishte gjithmonë në vijën e parë të frontit, njësiti i tij triumfoi si në betejat në Opterushë, Rahovec, Zoqishtë,Studenqan, Reshtan, Peqan, Duhël, Malishevë, Therandë, etj.