Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
| Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror sh.a | |
| Shkurtesa | ANTA |
|---|---|
| Tipi | agjenci shtetërore |
| Qëllimi | kontrolli i hapësirës ajrore |
| Rajoni që shërben | Republika e Shqiperise |
| Gjuhët zyrtare | shqip, anglisht |
| Drejtor i Përgjithshëm | Petrit Sulaj |
| Organizata amë | Drejtoria e Pergjithshme e Aviacionit Civil |
| Adresë interneti | http://www.anta.com.al/ |
Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror sh.a. (ANTA) është agjenci shtetërore që bën kontrollin e hapësirës ajrore ne Shqipëri. ANTA funksionon sipas ligjit nr. 7638 date 19.11.1992 ‘Për Shoqëritë Tregtare’. Misioni i Agjencisë është ofrimi i Shërbimeve të Navigimit Ajror në Republikën e Shqipërisë. Agjencia ofron këto shërbime:
- Shërbimet e Kontrollit të Trafikut Ajror,
- Shërbimet e Survejimit, Komunikimit, Navigimit,
- Shërbimet e Informacionit Aeronautik,
- Shërbimet e Meteorologjisë.
ANTA është anëtare e EUROCONTROL dhe Civil Air Navigation Services Organisation (CANSO).
Drejtor i Përgjithshëm është Petrit Sulaj.
