Jump to content

Aisheja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Aisha)
[عائشة بنت أبي بكر] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help)  (Arabic)
U lind në
Aishe bint Ebi Bekër

rreth 613/614 e.r
Vdiqrreth 13 korrik 678 e.r, 17 Ramazan 58 pas hixhretit (rreth 64 vjet)
Medinë, Hixhaz, Kalifati Emevi
(sot Arabia Saudite)
Vendi i prehjesJannat al-Baqi, Medinë
Bashkëshorti/jaMuhamedi (m. 620; deri në vdekjen e tij më 632)
Prind/ërEbu Bekri (babai)
Umm Ruman (nënë)

Aishe bint Ebu Bekër (Arabisht: عائشة بنت أبي بكر 'Ā'iša bint Ebi Bekr, lindur më 613[1] ose 614;. vdiq 678Medinë) ishte guraja e tretë dhe më e reja e dhjetë grave të profetit islam Muhamed. Në shkrimet islame, emri i saj është parashtesuar kështu me titullin "Nëna e Besimtarëve" (arabisht: أمّ المؤمنين‎, romanizuar: umm al-muʾminīn), duke iu referuar përshkrimit të grave të Muhamedit në Kuran.[2][3]

Aishja pati një rol të rëndësishëm në historinë e hershme islame, si gjatë jetës së Muhamedit ashtu edhe pas vdekjes së tij. Në traditën sunite, Aishja është portretizuar si dijetare dhe kërkuese. Ajo kontribuoi në përhapjen e mesazhit të Muhamedit dhe i shërbeu komunitetit mysliman për 44 vjet pas vdekjes së tij. Ajo është gjithashtu e njohur për transmetimin e 2210 haditheve,[4] jo vetëm për çështje që lidhen me jetën private të Muhamedit, por edhe për tema të tilla si trashëgimia, pelegrinazhi dhe eskatologjia.[5] Intelekti dhe njohuritë e saj në lëndë të ndryshme, duke përfshirë poezinë dhe mjekësinë, u vlerësuan shumë nga njerëz të famshëm të hershëm si el-Zuhri dhe studenti i saj Urwa ibn el-Zubejr.[5]

Muhamed dhe Aishe liruar vajzën e një shefi fisnor.

Aisheja lindi më 613 ose 614. Ajo ka qenë vajza e Umm Rumanit dhe Ebu Bekrit. Ajo ishte gruaja e tretë dhe më re e Muhammedit. Ideja që Aisheja të martohet me Muhammedin ishte nga Havle bint Hakim. Aisheja ishte gruaja më e dashur e Muhammedit pas Hatixhes. Një prej shokëve të tij e kanë pyetur Muhammedin se cilin e don më së shumti, Muhammedi u përgjigj, "Ajshen". Poashtu në momentin kur Muhammedi ishte në prag të vdekjes, ai dëshironte që Aisheja t'i qëndronte afër tij.

Nga te dhenat islame, Aishja në kohen e lidhjes se martesës me Muhammedin ishte gjashtë vjeçe dhe gjate zbatimit te marteses ishte nëntë vjeçe[6] Historiani Muhammed ibn Sa'di († 845 në Bagdad) deklaron në librin e tij, se Aishja ka thënë: "i dërguari i Zotit u martua me mua në muajin e Shevalit në vitin e dhjetë te profecisë, tre vjet përpara emigrimit, kur une isha gjashtë vjeç. I Dërguari i Zotit emigroj dhe arriti në Medina të hënën te 12 Rebi el-Evvel, dhe e organizoj dasmën time në muajin Sheval, tetë muaj pas largimit të tij. Martesa u zbatua me mua kur isha nëntë vjeçe."[7][8] Sipas raporteve të tjera, si dhe transmetimit si dëshmi te Aishes, ajo, ne lidhjen e marteses, ishte jo gjashtë, por shtatë vjeçe[9] Prandaj, nga kjo del se martesa është kryer rreth vitit 620. Pas vdekjes së Muhammedit, ajo jetoi edhe pesëdhjetë vjetë. Aisheja ishte një prej tre grave që e ka memorizuar Kuranin.

Aktiviteti politik pas vdekjes së Muhamedit dhe vdekja e sajë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë Kalifatit të babait të asjë dhe pasardheseve të tijë, Aishja kishte qendruar në masë të madhe jashtë politikës. Vetëm ne rritjen e rebelimi kundër Kalifit të tretë vleu simpatia e saje, dhe i mbështeti rebelët. Megjithatë, pasi ajo ishte kundër udhëheqësit te Kalifatit Alisë, ajo mori vrasjen e Osmanit si një mjet kundder sundimit te Aliut. Së bashku me Talha ibn Ubaidullah dhe Abdullah ibn ez-Zybejrit, dy ish-shokët e Muhammedit, thiri ne 656 një revoltë kundër kalifit të katërt Ali, një kushëri të burrit të saj të ndjerë. Kalifi, megjithatë, fitoj në të ashtuquajturën "Beteja e Devesë" në Basra poshtë kryengritjes dhe të kapi rob ndër të tjerë edhe Aishen. Ai më vonë e fali dhe ata e shoqëruan në Medinë, ku jetoi deri në vdekjen e saj më 7 Ramazan të vitit 58 hixhri dmth. më 16 korrik 678[10]. Namazin e xhenazes pas namazit të natës i'a fali Ebu Hurejre dhe e varrosi në Xhannat el-Baki.

  • Synitët besojnë se Aisheja ishte gruaja më e dashur e Muhammedit. Sipas disa haditheve, Muhammedi e ka parë Aishen dy herë në ëndërr, e cila kjo ëndërr tregon se Muhammedi do të martohet me të.
  • Shiitët ka mendim të keq pë Aishen. Ata e akuzojnë atë për urrejtje ndaj Aliut. Sepse ajo e sfidoi gjatë hilafetit të tij gjatë Betejës së Devesë, ajo luftoi kundër burrave nga ushtria e Aliut në Basra.
  • Nabia Abbott: Aishah, the beloved of Mohammed. Chicago 1942, Reprint New York 1973.
  • Hoda Elsadda: "Discourses on Women's Biographies and Cultural Identity: Twentieth-Century Representations of the Life of 'A'isha Bint Abi Bakr" in Feminist Studies 27 (2001) 37-64.
  • Aisha Geissinger: "The exegetical traditions of ʿĀʾisha. Notes on their impact and significance" in Journal of Qurʾanic Studies 6 (2004) 1–20.
  • D. A. Spellberg: Politics, Gender, and the Islamic Past. The Legacy of 'A'isha bint Abi Bakr. New York 1994.
  • W. Montgomery Watt: Art: "ʿĀʾisha bint Abī Bakr" in The Encyclopaedia of Islam. New Edition. Bd. I., S. 307b-308b.
  1. ^ Das Geburtsjahr ergibt sich aus den islamischen Quellen, die das Jahr 9 vor der Hidschra angeben. Siehe: A. J. Wensinck und J. H. Kramers (Hrsg.): Handwörterbuch des Islam. Brill. Leiden 1941. f. 29.
  2. ^ Kuran 33:6
  3. ^ Brockelmann 1947
  4. ^ "Kush janë sahabët që transmetuan më shumë hadithe". Arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2021. Marrë më 14 dhjetor 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b Sayeed, Asma (6 gusht 2013). Women and the Transmission of Religious Knowledge in Islam (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 27–9. ISBN 9781107031586.
  6. ^ Eberhard Serauky: Geschichte des Islam. Berlin 1991, S.104f, ISBN 3-326-00557-1
  7. ^ Ibn Saad: Das Klassenbuch. Hrsg. Carl Brockelmann, Brill, Leiden 1904, Band 8, S.39, 25-40, 4; siehe auch ebd. 40, 8-13; 40, 25-27.
  8. ^ gjithshtu transferimi i Haditheve kuranore per martesen, nga Buchārī, Buch 62, Nr. 64, Nr. 65 po ashtu Nr. 88 (anglisht), and Muslim, Buch 8, Nr. 3309-3311 (englisch).
  9. ^ Ibn Saad: Das Classenbook. Band 8, S. 41
  10. ^ Eberhard Serauky: Geschichte des Islam. Berlin 1991, S.146f, ISBN 3-326-00557-1