Jump to content

Alban Kardashi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Alban Kardashi
Alban Kardashi, Maj 2009
U lind më01 gusht 1981
Tiranë
KombësiaShqiptar
Gjinitë letrarePoezi
Faqja zyrtare
www.artistet.org

Alban Kardashi është shkrimtar e publicist bashkëkohor shqiptar. Ai lindi në Tiranë1 gusht 1981. Ai është një nga njerëzit aktiv në fushën e promovimit të artistëve të rinj shqiptar.

Nga viti 1988 deri në vitin 1996 kreu shkollën e detyrueshme tetëvjeçare pranë institucionit arsimor “Mihal Grameno”.

Nga viti 1996 deri në vitin 2000 kreu gjimnazin e përgjithshëm të cilin e mbaroi në shkollën e mesme të përgjithshme “Besnik Sykja”.

Gjatë kësaj periudhe ai u spikat për talentin e tij në letërsi. Mori pjesë në disa aktivitete letrare duke shfaqur një pjekuri të plotë letrare.

Në vitin 2002 ai shkëputet nga Shqipëria drejt Italisë ku do të studiojë për tre vjet shkencat politike në drejtimin "marrëdhënie diplomatike ndërkombëtare.

Në vitin 2005 rikthehet në Shqipëri dhe fillon studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe pranë fakultetit "Histori-Filologji"-së

Tituj të veprave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1999 - “Letër Zotit”
  • 2000 - “Në çmendinën e më të mençurve”
  • 2001 - “Dëshirë Përjetësie”
  • 2001 - 2009 - Ka shkruar disa artikur lë lidhje me problematikat kulturore
  • Në reçensën e vëllimit “Letër Zotit” Ilia Dedi shkruan :

“Alban Kardashi. me vëllimin poetik "Letër Zotit ". Të fton të bashkëbisedosh, me gjuhën origjinale, poetike, filozofike që ky djalosh e preferon.

Albani i përmbledh mesazhet në "Letër Zotit", e kapërcen kuriozitetin dhe mbërthehesh jo në lexìm, por ne një bashkëbisedim, ku rrëmbehesh ne rrjedhën e një debati të sinqertë, të motivuar. të përjetuar me sensin e kohës dhe me një gjuhë poetike të lëvruar me finesë. Gjëja e pare që ndjen, është se ke si bashkëbisedues, sa tolerant aq dhe imponues, sa të çiltër, aq dhe të mençur, një poet që ka një kredo poetike të porsafilluar, të shprehur në poezinë "Mendimi im për poezinë" dhe të shpalosur në të gjitha poezitë që plotësojnë njëra-tjetrën.

Teksa lexon "Letër Zotit" kupton se poezia e Albanit. ashtu si tingëllima e kambanës. nuk mbaron tek pika e vene në vargun e fundit, por jehon në rezonancë, në hapësirat e shpirtit dhe të nxit të mendosh. Këndvështrimi i kthjellët i syrit të poetit e zbulon realitetin e sotëm me një vëzhgim të hollë. Posi e përthyen në refleksionin e shpirtit të tendosur na shpalos motivin me gjuhën poetiko-filozofike që e bën lexuesin të pranojë. ta admirojë konkluzionin poetik që i bën kohës. Në "korin" e me të rinjve që po lëvrojnë lëndinën e lashtë të poezisë shqipe, me plorin e mendësisë së re. Albani debuton si një "solist", që të rrëmben me zërin origjinal, të cilin mund ta burojë vetëm një djalosh në moshë, por i rritur në filozofinë poetike.

Përpara syrit tënd. nuk është thjesht poezia me letër por përvijohet me penelata të gjalla e pikante profili poetik i një-të riu që e nisi maratonën e gjatë e të vështire të poezisë me një hap të sigurt e ritmik që premton për udhë e hapësira të reja. Ilia Dedi”.


“Dy fjalë për poetin. Ky është vëllimi poetik i poetit aq të ri, Alban Kardashi; në moshën e maturisë. Ai ka guxuar të vrapojë pa u ndalur, të mburrej me fjalën e periudhës së Tiranës gri, të dehur nga vakumet nëpër të cilën pikon një dhembje, një dhembje dhe dashuri e paprekur deri në adhurim.

Ai rrjedh e rrjedh si një lumë vargjesh ndershmërie, atmosfere që e ngjesh, dhe ndaj rend të çlirohet nga thojt e mbajtur shtrënguar. Nga një kohë në tjetrën ai vrapon mbi letra të bardha me vargje me frazën me frymën tejshpërthyese, duke rend të lirojë një dashuri mjegullore e cila vallëzoi si e pakapshme në mjegullën gri.

Albani rrjedh nga vargu në varg duke i ngjeshur, duke kalëruar nëpër arjet e një muzike aq tronditëse, për tu dehur me mushtin e gotave të mbushura, dhe në një dehje verërash të përziera. Nga një gotë në gotën tjetër gjendesh nëpër të, pa pasur zgjidhje.

Ti, je poeti që po e tërheq zvarrë nga vargu në vargun tjetër, atë të cilën e shpreh një frazë e pa thënë...

Jeta është dhuratë. Dielli fal ngrohtësi dhe dritë. Hëna të fton në poezinë e dashurisë.

Ti je rinia e Diellit dhe të mbush me dritë, dhe të mbush me jetë e energji shprese. Dashuria është vetë mushti i moshës, dhe rend të dehesh ndër rrjedha. Një zemër aq e çiltër, nga vargu në varg vjen e tkurret, e mbushet me zemëratë, e shpërthen në gaizer dhembjesh të moshës. Ndër iluzionet ai i hap krahët dhe del jashtë nga një vetmi guaske të murrëta, dhe sërish rikthehet për tu kacafyt me fatin të cilin e mbështjell grija. Çmbështillet si lëmsh vargu, çfryn kundër kotësisë së prekshme dhe sapo lodhet, kthen fytyrën ndaj një oqeani paanë që e mbush me shpresë, ndërkohë ai klith dhe ja mbath për një diku: Zoti e di. Ai kërkon hapësirë që të mbushet me ajër nga tymnaja e smogu dhe nga kotësia e një valleje vakumi. Sadri Ahmeti”.

  • Në vitin 2006 pranohet me të drejta të plota si anëtar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë”. Gjatë kësaj periudhe boton Gazetën "Drita" për llogari të L.SH.A.SH në internet.
  • Në vitin 2007 merr pjesë në themelimin e Shoqatës kulturore artistike "Shoqëria e Artistëve të Rinj Modern" "Sh.A.R.M". Zgjidhet kryetar i saj. Post të cilin e mban dhe sot.
  • Në vitin 2008 merr pjesë në krijimin e më pas zgjidhet si zëdhënës i "Unionit të Shkrimtarëve të Shqipërisë"

Pas përplasjeve të një grupi artistësh brenda strukturave të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë si dhe marrjes nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporte të godinës së L. Sh. A. Sh si dhe mosfunksionimit më të kësaj strukture, merr përsipër vazhdimin e botimit të gazetës "Drita",gazetës më të vjetër Shqiptare. Nga Shtatori i vitit 2008 drejton gazetën "Drita"

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]