Antenat adaptive
Hyrje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Antenat përshtatëse (ang. Smart antenna)[1] janë zbuluar vonë pas Luftës së Dytë Botërore. Në ditën e sodit këto janë me një fuqi të madhe dhe jo shumë të kushtueshme Antenat e përshtatshme (adaptive) janë përdorur për dekada me radhë në fushat si radarët, komunikimet satelitore, dirigjimi me anë të senzorëve dhe përcaktimin e drejtimit. Për shembull : Radari dhe sistemet e sigurta te komunikimit përfitojnë nga përparësitë e Antenave te përshtatshme për operimin ne mjedis për ndalimin e pengesave (zhurmave). Sistemi satelitor i komunikimit ka përdorur rrezatimin e shumfisht dhe ato për rrezatim një pikesh për përcaktimin e një lokacioni te caktuar gjeografik. Secila nga këto ka pengesa siç janë kanalet ne te cilat funksionon sistemi, burimet e interferencës, zhurmat ose pengesat. Këto antena përdoren dhe për te caktu tipin e hapësirës, madhesin, algoritmet adaptive, dhe integrimi me komponentët tjera te sistemit.
Një problem tjetër te cilin e zgjidhin këto antena është aftësia për gjithë përfshirje te hapësirës.
Ngjashmëria e antenave të përshtatshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit][2] Shume sisteme te inxhinierisë kuptohen vetëm atëherë kur behet një analogji me funksionin e vet qenies njerëzore. Një analogji e tille behet me dy folës te cilët gjenden ne një dhome te erret ku dëgjuesi është personi i trete, i cili me ane te dëgjimit pranon sinjalet te cilat i përpunon me sistemin nervor dhe kështu përcakton se cili sinjal është i rëndësishëm e cili jo. Kështu pranon sinjalin te cilin e përcakton sit e rëndësishëm dhe i përgjigjet po te njëjtit.
Pra antenat e zgjuara funksionojnë ne te njëjtën mënyre. Duke e përdorur dy antena ne analogji me dy veshët dhe procesimin digjital te sinjalit siç është truri. Mandej pasi qe procesohet sinjali digjital, përcaktohet vonesa nga secili element i antenave, përcakton kahen e marrjes se sinjalit (DOA – direction of arrival) me interes ose rëndësi (SOI) dhe pastaj përcakton ngacmuesin (fuqinë dhe fazën e sinjalit) duke prodhuar rrezatim te fokusuar ne SOI përderisa I largon ato te parëndësishme.
Sistemi shumë drejtimesh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qe ne ditët e hershme dizajneret e këtyre sistemeve e dinin se kapaciteti ishte duke u rritur. Qe te rritet kapaciteti për mijëra abonues, duhet te dizajnohet një strukture e përshtatshme e qelizës. Celula është heksagonale, ne qendër te secilës celule gjendet një antene shumë drejtimesh me një shirit te caktuar te frekuencave. Celulat e afërta nuk kane frekuence te njëjte. Një pjese e vogël e energjisë pranohet ndërsa një pjese humbet. Për përmisimin e kësaj përdoren dy teknika.
- Ndarja e qelizës
- Sektorizimi i sistemit
Sistemi i antenave te përshtatshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Edhe pse këtyre antenave ju referohemi si antena te zgjuara, ato nuk janë te zgjuara por është procesimi digjital i sinjalit qe i bën te zgjuara.
Sistemi i antenave te zgjuara është bazuar ne një zgjerim te sektorit te qelulave te cilat janë formuar nga rreze multiple. Kështu antenat e zgjuara munden me e fokusua rrezatimin ne përdoruesin e duhur përderisa i largon te ndërhyrjet e padëshiruara. Ato mund te sigurojnë gjithashtu një hapësire me te madh përfshirëse për secilin stacion. Sistemi i antenave te zgjuara siguron një largim te interferencave dhe permisimin e kapacitetit te bitit me peshe me te vogël (BER - lower bit error rate).[3][4][5]
Llojet e Antenave te përshtatshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- A. Sistemi me rreze te aktivizuara – ka disa mostra te gatshme te cilat janë te fiksuara. Vendimi behet se si dhe cilës pik ti qasemi dhe ne kohe duke u bazuar ne kërkesën e sistemit.
- B. Fushat adaptive -Lejojnë antenën që të orientojë rrezen në një drejtim të dëshirueshëm gjerësa në mënyrë të vazhdueshme i anulon sinjalet interferuese. Drejtimi i rrezes mund të llogaritet duke përdorur të ashtuquajturin drejtimin e metodës së arritjes.
- C. Qasja e ndarjes multipe (SDMA Sapatial division multiple access) është gati me e rëndësishmja teknologjisë se smart antenave. Përparësia për procesimin hapësinor mundëson te lokalizon disa përdorues, duke krijuar rrezatim për secilin përdorues.
Përparësitë e antenave të zgjuara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjëja me e rëndësishme është rritja e kapacitetit. Raporti I sinjaleve te interferuara është me i vogël (SIR signal to interference ratio) se raporti i sinjalit te zhurmës (SNR- Signal to noise ratio). Sa me e dendur te jete e populluar hapësira, sistemi 5 mobileve zakonisht e limiton interference kjo do te thotë se interference prej përdoruesve tjerë mund te ndikoje si zhurme.
Një e mire tjetër është siguria e sistemit te këtyre antenave. Natyra detektuese mundëson përcaktimin e qenies humane ne raste emergjence dhe përcaktimin e ndonjë lokacioni specifik.
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Ahmed El Zooghby-"Smart Antennas Engineering "
- ^ Constantine A.Balanis -"Antenna theory analysis and design" -Third edition
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2014. Marrë më 29 maj 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2014. Marrë më 29 maj 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2014. Marrë më 29 maj 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)