Anubis (TV Show)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Anubis
Anubis
Logo - Anubis
Titulli alternativ Anubis
Zhanri Teen drama
Mister
Krijuar nga Hans Bourlon
Gert Verhulst
Shkruar nga Diane Whitley
Bede Blake
Neil Jones
Nathan Cockerill
James Whitehouse
Hannah George
Paul Gerstenberger
Alison Greenaway
Jodi Reynolds
Davey Moore
Tim Compton
Regjisori Angelo Abela
Peter Fearon
Graeme Harper
Tessa Hoffe
Tim Hopewell
Tom Poole
Tracey Rooney
Gill Wilkinson
Aktrojnë Nathalia Ramos
Brad Kavanagh
Jade Ramsey
Ana Mulvoy-Ten
Bobby Lockwood
Tasie Lawrence
Eugene Simon
Alex Sawyer
Klariza Clayton
Burkely Duffield
Louisa Connolly-Burnham
Alexandra Shipp
Kompozitor(ët) Rob Cairnes
Tomy Morales
Shteti Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Mbretëria e Bashkuar
Belgjika
Gjuhë(t) Anglisht
Sezona 3+
Episode 190+ (1 film 90 minuta)
Prodhimi
Producent(ët) ekzekutiv Anja Van Mensel
Tony Wood
Producent(ët) Susie Liggat (sezoni 1)
Edward Pugh (sezoni 2)
Lucy Martin (sezoni 3)
Angelo Abela (sezoni 3)
Kohëzgjatja 23 minuta (episod normal)
46 minuta (episod i përbërë)
90 minuta (film)
Studio(t) Studio 100
Lime Pictures
Nickelodeon Productions
Transmetimi
Formata e figurës 1080i (HDTV)
480i (SDTV)
Transmetimi origjinal 1 Janar 2011
Chronology
Related shows Het Huis Anubis
Das Haus Anubis

Anubis është një serial televiziv i lanchuar nga kanali më i madh për fëmijë, Nickelodeon. Titulli i vërtetë është "House of Anubis" dhe lindi në vitin 2011. Bazuar mbi serialin gjermano-belg "Het Huis Anubis", Anubis ka ecur shumë përpara. Sipas Nickelodeon, Anubis është zyrtarisht i anulluar pas filmit të tij Perëndia Ra.

Përmbajtja[redakto | redakto tekstin burimor]

Në sezonin e parë, një nxënëse e re e quajtur Nina vjen sapo një nxënëse tjetër e quajtur Xhoi zhduket. Shoqja e ngushtë e Xhoit, Patrisia, mendon se Nina e ka fajin për zhdukjen e Xhoit dhe e detyron atë që të ngjitet në papafingo. Nina bën një zbulim shumë sekret në papfingo, një ditar të Sara Frobisher-Smaithit. Sara është një grua e moshuar dhe ajo mendon se Nina është e përzgjedhura, prandaj i jep një medalion. Nina dhe shokët e saj të grupit "SIBUNA", Fabiani dhe Amberi, duhet të fshehin Kupën e Ankh-ut. Në sezonin e dytë, nxënësit kthehen përsëri në shtëpinë Anubis. Nina gjen një shtëpi kukullash dhe vendos që Kupën e Ankh-ut ta fshehë në një vend më të mirë. Por sapo ajo prek kupën, një shpirt i quajtur Senkhara shfaqet dhe kërkon nga Nina që të gjejë Maskën e Anubisit, ndryshe ajo do vdesë. Nëpërmjet shtëpisë së kukullave, ajo dhe grupi SIBUNA do të futen poshtë shtëpisë për të kërkuar Maskën. Ndërkohë, në vend të Trudit ka erdhur një kujdestare e re që quhet Vera Devenish. Ajo po punon për Rufus Zenon, i cili është ende gjallë pas vdekjes së tij false. Në sezonin e tretë, në shtëpinë Anubis vijnë dy nxënëse të reja: KT Rush dhe Willow Jenks. Gjithashtu vjen edhe një mësuese e re e quajtur Harriet Denby e cila fsheh një trup njeriu në shtëpinë e saj. Nina nuk do të jetë më. Denby, z.Suit dhe Viktori do të përpiqen që të ringjallin trupin e Robert Frobisher-Smaith. Pasi Roberti ringjallet, do të ketë shumë prova për SIBUNËN, sepse Roberti do që bota të sundohet nga një perëndi e quajtur Ammut.

Personazhet[redakto | redakto tekstin burimor]

Personazhet kryesore[redakto | redakto tekstin burimor]

EMRI AKTORI/AKTORJA EPISODE SEZONE
Nina Martin Nathalia Ramos 1-150 1-2
Fabian Rutter Brad Kavanagh 1-akoma 1-akoma
Patricia Williamson Jade Ramsey 1-akoma 1-akoma
Amber Millington Ana Mulvoy Ten 1-160 1-3
Jerome Clarke Eugene Simon 1-akoma 1-akoma
Alfie Lewis Alex Sawyer 1-akoma 1-akoma
Mara Jaffray Tasie Lawrence 1-akoma 1-akoma
Mick Campbell Bobby Lockwood 1-72 141-150 1-2
Joy Mercer Klariza Clayton 1-akoma 1-akoma
Eddie Miller Burkley Duffield 75-akoma 2-akoma
KT Rush Alexandra Shipp 151-akoma 3-akoma
Willow Jenks Louisa Connolly-Burnham 151–akoma 3-akoma

Personazhet e tjera[redakto | redakto tekstin burimor]

Emri Aktori/Aktorja Episodet Sezonet
Victor Rodenmaar Jr. Francis Magee 1-akoma 1-akoma
Trudy Rehmann Mina Anwar 1-akoma 1-akoma
Daphne Andrews Julia Deakin 1-108 1-2
Eric Sweet Paul Anthony-Barber 1-akoma 1-akoma
Rufus Zeno Roger Barclay 12–60, 129–150 1-2
Sarah Frobisher-Smythe Rita Davies 3-60 1
Jason Winkler Jack Donnelly 5-60 1
Gjyshja Gwyneth Powell 63-150 2
Senkhara Sophiya Haque 63-150 2
Poppy Clarke Frances Encell 61-150 2
Vera Devenish Poppy Miller 73-149 2
Jasper Choudhary Sartaj Garewal 67-150 2
Zoe Valentine Sarah Paul 110-150 2
Piper Williamson Nikita Ramsey 115–123, 186 2-3
Victor Rodenmaar Sr Francis Magee 140-145 2
Caroline Denby Susy Kane 151-190 3
Harriet Denby Bryony Afferson 162-190 3
Robert Frobisher-Smythe John Sackville 151-190 3
Ben Reed Freddie Boath 177-180 3
Ammut Felicity Gilbert 189-190 3

Lista e episodeve të Anubis[redakto | redakto tekstin burimor]

Sezonet Episodet
Sezoni i parë 28 episode
Sezoni i dytë 45 episode
Sezoni i tretë 40 episode
Filmi 1: Anubis - Perëndia Ra 1 film

Lista e filmave të Anubis[redakto | redakto tekstin burimor]

Titulli
Anubis - Perëndia Ra

Anubis: Perëndia Ra (Filmi 1)[redakto | redakto tekstin burimor]

Anubis: Perëndia Ra - është filmi i parë i Anubisit. Titulli origjinal është The Touchstone of Ra. Është viti i fundit i nxënësve në shtëpinë Anubis dhe në shtëpi vijnë disa nxënës të rinj: Kejsi, Sofia, Dekster dhe Erin. Pas një udhëtimi që bëjnë në një muze, nxënësit duhet të përballen me një gur në formë piramide. Sofia del që është shërbëtorja e Ra-së dhe është e keqe. Ajo duhet të formojë piramidën e Ra-së, por Viktori dhe fëmijët e tjerë e ndalojnë. Viktori thotë se është fati i tij që ta ndalojë piramidën të ndërtohet. Sofia dështon ta rikthejë Ra-në dhe si dënim ngurtësohet nga Ra-ja. Ndërkohë, Edi humbet fuqitë e tij si Osirian duke shpëtuar të atin, ndërsa Viktori largohet përgjithmonë nga shtëpia Anubis. Në fund, fëmijët bëjnë një festë diplomimi. Duket se Mara dhe Fabiani janë lidhur së bashku.

Anubis Unlocked[redakto | redakto tekstin burimor]

Anubis Unlocked (Anubis i çkyçur) është një serial vazhdues mbi prapaskenat e serialit britanik Anubis. 10 episode janë bërë për sezonin e parë. Në këtë emision bëhen intervista me aktorët e serialit Anubis. Për sezonin e dytë nuk kishte një Anubis Unlocked. Por së shpejti do të dalë për sezonin e tretë.

Lajme të reja[redakto | redakto tekstin burimor]

Është shpallur nga rrjeti më i madh televiziv për fëmijë, Nickelodeon, se do të dalë një sezon i ri i serialit Anubis. Në 2014 pritet surpriza e sezonit të katërt të këtij seriali, por diçka që nuk do t'iu pëlqejë fansave është se do të mungojnë personazhet që ishin në fillim. Në këtë sezon do të vijnë nxënës të rinj në shtëpinë Anubis si: Kejsi, Dekster, Erni etj. E rëndësishme është që këta tre nxënës do të jenë pjesë e Sibuna.

Seriale të përafërta[redakto | redakto tekstin burimor]

Het Huis Anubis është seriali i parë Anubis që doli për herë të parë në Belgjikë. Das Haus Anubis është seriali i dytë Anubis që doli për herë të parë në Gjermani. House of Anubis është seriali i tretë Anubis që doli për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar. House of Anubis është seriali i Anubis më i përhapur në të gjithë botën, në vende si: Shqipëria, Italia, Spanja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Portugalia, Turqia, Mbretëria e Bashkuar etj.

Seriali në gjuhën shqipe[redakto | redakto tekstin burimor]

Seriali transmetohet çdo ditë në gjuhën shqipe në kanalin "Tip TV" për adoleshentë, i cili gjendet në platformën Tring Digital. Në shqip seriali thirret Shtëpia e Sekreteve.