Arianit Sllamniku
Arianit Sllamniku u lind më 25 gusht të vitit 1978 në Gjilan si pasardhësi i pestë i familjes Sllamniku i lindur në këtë qytetet paraardhësit e të cilit ishin deportuar nga fshati Sllamniku i rrethinës së Leskovcit gjatë vitit 1878.
Shkollën fillore e filloi në Gjilan por klasën e fundit të shkollës fillore e përfundoi në Mettmann të Gjermanisë prej nga u kthye në vendlindje për të kryer shkollën e mesme ekonomike të cilën e përfundoi në vitin 1993.
Me ndikimin e gjyshit të tij i cili ishte profesor i gjuhës në njërën anë por edhe shkollimi fillor në gjuhën gjermane në anën tjetër, bëri që studimet e tij të orientohen në gjuhën dhe letërsinë gjermane pranë universitetit të Prishtinës deri në vitin 1999 ku edhe përfundoi si refugjat në kampet e Maqedonisë prej nga edhe migroi për në Holandë ku punoi si asistent i punëtorit social pranë kampit të refugjatëve në qytetit kufitar të Holandës – Arhnem prej nga kreu misionin e tij dhe u kthye në vendlindje në vitin 2001.
Prej vitit 2001 e deri në vitin 2009 vazhdoi me biznesin e familjes dhe te tij si dizajner grafik ne shtypshkronjën e parë private në Anamoravë të themeluar në vitin 1991.
Në vitin 2009 u kyç aktivisht në politikë si kryetar I degës së partisë me program konservatorë “Partia e Drejtësisë” ku edhe po të njëjtin vit mori besimin nga elektorati partiak [1] që të kandidojë për kryetar të komunës së Gjilanit[2] përballë 9 kandidatëve tjerë, në mesin e tyre edhe ish kryetar e nënkryetar komunash e ish ministra të qeverive të kaluara me çka edhe u përfaqësua në kuvendin e komunës deri në fund të mandatit për çka u shqua me iniciativa të shumta ndër të cilat edhe ajo e themelimit të komitetit ndërkufitar rajonal[3] Gjilan-Preshevë-Kumanovë [4], për të drejtat e njeriut[5] i cili edhe u dekorua nga kryetari i kuvendit Komunal në Gjilan me “Mirënjohje për kontributin e dhënë në zhvillimin e institucioneve dhe të demokracisë”.
Në vitin 2010 ishte kandidat për deputet në parlamentin e Republikës së Kosovës .[6]
Që nga viti 2010 fillon të shkruaj nëpër gazetat ditore si Zëri, Kosova Sot, Epoka e Re dhe portalet vendore si 2lonline, telegrafi, indeksonline, ina-online, gazetaexpress, duke trajtuar tema të aktualitetit politik dhe social lokal, shtetëror por edhe rajonal në aspektin politik dhe të integrimeve evropiane. Pasi që koha e lirë I kalonte në përkujdesje dhe ruajtje të ambientit përmes shoqatës lokale të peshkatarëve, në vitin 2012 nga delegatët e kuvendit të Federatës së peshkatarëve sportiv dhe rekreativ të Kosovës u propozua dhe u votua për kryetar të saj.
Si kryetar i Federatës së peshkatarëve sportiv dhe rekreativ të Kosovës në nëntor të vitit 2012 organizoi garën e parë ndërkombëtare të peshkimit sportiv në Kosovë për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar nën moton “100 VJET SHTET” [7] të financuar nga qeveria e Republikës së Kosovës.
Në janar të vitit 2013 diplomoi në drejtimin e Studimeve të Integruara Evropiane pranë kolegjit ISPE në Prishtinë .[8]
Në nëntor të vitit 2012 ishte anëtar i hartimit të Planit Nacional të Republikës së Kosovës për Integrime Evropiane “Kosovo 2020” të inicuar nga presidentja e shtetit, zonja Atifete Jahjaga .[9]
Misioni për ndërkombëtarizimin e Federatës filloi me vizitat në rajon te Federatat[10] simotra për të marrur përkrahjen për çka edhe Federata e peshkatarëve sportiv dhe rekreativ e Kosovës në krye me z. Sllamniku u ftua zyrtarisht ër herë të parë për të marrur pjesë në Kongresin botëror të organizuar nga Federata e peshkimit në ujërat e ëmbla (FIPSed) gjegjësisht Konfederata botërore e peshkimit sportiv (CIPS) në mars të vitit 2013 në Lisbonë të Portugalisë ku edhe u votua pranimi i Federatës së peshkatarëve sportive dhe rekreativ të Kosovës në FIPSed .[11]
Në vitin 2014 pasoi Kongresi botëror nga Konfederata botërore e peshkimit sportiv (CIPS) si institucioni më i lartë i peshkimit sportiv në botë i cili u mbajt në mars të vitit 2014 në San Marino .[12]
Aty u votua Federata e peshkatarëve sportiv dhe rekreativ e Kosovës për të konfirmuar përfundimisht çështjen e anëtarësimit që fuqishëm rezistohej nga Federata e Serbisë por që votimi pro anëtarësimit të Federatës së peshkatarëve sportiv dhe rekreativ të Kosovës nuk kishte kthim prapa dhe u realizuar përfundimisht .[13] Përkundër ndërkombëtarizimit, në muajin korrik të vitit 2014, për shkak të burokracive të ambasadave për mos pajisje të vizave udhëtuese, nuk u lejuan të udhëtojnë në kampionatin botëror për grupmosha të reja në Holandë gjë që kishte edhe prononcim zyrtar para ambasadës belge .[14]
Në nëntor të vitit 2014 filloi punën pranë zyrës së kryetarit të komunës z. Lutfi Haziri në Gjilan zi zyrtar për integrime evropiane. Në maj të vitit 2015 dekoroi me çmimin Anëtare e Nderit[15] e Federatës së peshkatarëve sportive dhe rekreativ të Republikës së Kosovës, Presidenten e Republikës së Kosovës [16], zonjën Atifete Jahjaga .[17]
Në qershor të vitit 2015 magjistroi pranë Institutit CIFE në Nicë të Francës dhe mori titullin ”Zyrtar në institucionet europiane dhe organizatat ndërkombëtare” (Senior officer in European and International Organizations).
Është kandidat për doktorant (PhD) pranë Universitetit Kent në Angli në drejtimin Kriminologji. Është i martuar dhe ka dy vajza. Jeton në Gjilan.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ https://www.youtube.com/watch?v=fWcjwrft7A8
- ^ http://www.kosovapress.com/sq/arkiva/arianit-sllamniku-kandidat-i-pd-se-per-kryetar-te-gjilanit-79442/?old=1
- ^ https://www.youtube.com/watch?v=_B_FxnYCEmw
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 12 tetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ https://www.youtube.com/watch?v=UW4rOSetBoE
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2016. Marrë më 12 tetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ https://www.facebook.com/arianitsllamnikuofficial/videos/472840899433907/
- ^ https://www.youtube.com/watch?v=taXxPNs2Vys
- ^ http://www.president-ksgov.net/repository/docs/Diagnostic_Report_ALB.PDF
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 12 tetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ https://www.youtube.com/watch?v=IHuiBW2CtHM
- ^ https://www.youtube.com/watch?v=DBuY_RnxatE
- ^ https://www.youtube.com/watch?v=a4LU4-opCBs
- ^ https://www.youtube.com/watch?v=Kh5Oj-QGUKg
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2016. Marrë më 12 tetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ https://www.youtube.com/watch?v=s9X-gt-vjNY
- ^ http://www.president-ksgov.net/?page=1,6,3876#.Vh0k6Oyqqkp