Asti Papa
Asti Papa (lindur më 17 nëntor 1931 në Bari, Itali) është inxhinier gjeolog, doktor i shkencave, profesor dhe përkthyes.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi kreu Politeknikumin e Tiranës punoi për ngritjen e shërbimit gjeologjik të naftës (1951-1954) në Patos. U diplomua në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave (1959). Punoi në disa ndërmarrje gjeologjike, ne Institutin e Kërkimeve Gjeologjike, në atë të Naftës dhe të Gazit, në Ekspeditën Detare (1959-1981). Në vitet 1981-1992 punoi në sektorin e Enciklopedisë Shqiptare, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Më pas (1992-1996) ishte konsulent shkencor i kompanisë AGIP për kërkimin e hidrokarbureve në detin Adriatik.
Gjatë veprimtarisë së tij është marrë kryesisht me çështjet e gjeologjisë regjionale. Ka qenë drejtues i studimeve të para stratigrafike për Miocenin (1959-1962), bashkautor i ndarjes tektonike të Shqipërisë (1964) , nismëtar i studimit të shelfit detar shqiptar të Adriatikut (1975), bashkautor i Hartës Gjeologjike të Shqipërisë 1:200 000 (1967) etj. Ka futur për herë të parë në Shqipëri nocionet e sotme gjeologjike të tektonikës së pllakave (1972) dhe ka interpretuar strukturën e Albanideve në bazë të tyre.
Ka qenë anëtar i kryesisë së Shoqatës së Gjeologëve të Shqipërisë (1989-1998), anëtar i Shoqatës Gjeologjike të Francës (1971).[1]
Një fushë tjetër e veprimtarisë së Asti Papës është ajo e përkthimeve. Ka marrë vlerësimin “Personalitet frankofon i vitit 2013”.[2]
Botime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Libra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gjeologjia e Shqipërisë (bashkautor) - Tekst sqarues i Hartës Gjeologjike të Shqipërisë 1:200.000. - Inst. Stud. Proj. Gjeol. Min., Sht. Bot. « Naim Frashëri », Tiranë 1970, 343 f.
- Bazat e Gjeologjisë – Për degën e Gjeografisë, Fak. Histor. Filol., Drejt. e Botimeve e Universitetit, Tiranë 1971, 380 f.
- Fjalor i termave të gjeologjisë: shqip-anglisht-frengjisht-italisht-rusisht, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë 1988 ,1404 f.[3]
- Bibliografi e botimeve franceze për gjeologjinë e Shqipërisë dhe vendeve fqinje, Qendra e Informacionit dhe Dokumentacionit Shkencor dhe Teknik, Tiranë 2001, 143 f (shqip dhe frengjisht).
Artikuj shkencorë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Les molasses éocènes de l’Albanie sud-orientale, Mémoires BRGM, Vol. 58, Paris 1968, f. 663-673.[4]
- Conceptions nouvelles sur la structure des Albanides., Bul. Soc. Géol. de France, Sér. 7, Vol. 12, N° 6, Paris 1970, f. 1096-1109.[5]
- Mbi tektonikën e pllakave dhe interpretimin e strukturës së Albanideve në bazë të saj – Nafta e Gazi, N° 4, Fier 1981, f. 3-24.
- Gjeologjia dhe gjeomorfologjia e shelfit shqiptar të Adriatikut – Studime Gjeografike, N°1, Tiranë 1985, f. 96-116.
- Jacques Bourcart et les fondements de la géologie alpine de l’Albanie. – Travaux du Comité Français de l’Histoire de la Géologie, Soc. Géol. de France, 3ème Sér., Vol. XIX, N° 12, Paris 2001, f. 135-143.
- The Adventures of a notion : Albanides.- Albanian Journal of Natural & Technical Sciences, Albanian Academy of Sciences, Tirana 2003, N°14, p. 167-176.
- Ami Bue : një dashamirës i hershëm i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. – Studime, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë 2006, N° 13, f. 249-268.
- Montagnes d’Albanie. –La Montagne & Alpinisme, Arkivuar 11 prill 2015 tek Wayback Machine 105e année, N° 3, Paris 2009, p. 58-65 - Papa. A, Onuzi K.
Libra popullarizues
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Duke zbuluar të fshehtat e Tokës. – Shtëpia Botuese “8 nëntori”, Tiranë 1975, 284 f;
- Historia e jetës në Tokë.- Shtëpia Botuese “8 nëntori”, Tiranë 1981, 462 f.
Përkthime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Robert Mantran (drejtues) - Historia e Perandorisë Osmane - Shtëpia Botuese “Dituria”, Tiranë 2004, 736 f.
- Jacques Bourcart – Shqipëria dhe shqiptarët Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine – Shtëpia Botuese “Dituria”, Tiranë 2004, 200 f.
- Albert Mousset - Shqipëria përballë Europës Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine – , Shtëpia Botuese “Dituria”, Tiranë 2004, 128 f.
- Gabriel Louis–Jaray - Shqipëria e Panjohur - Në mbretërinë e re të shqiptarëve – , Shtëpia botuese “Dituria”, Tiranë 2007, 228 f.
- Justin Godard - Ditarët Shqiptarë – , Shtëpia botuese “Dituria”, Tiranë 2008, 248 f.
- Valery Larbaud – Java jonë shqiptare Arkivuar 23 janar 2020 tek Wayback Machine -, Shtëpia botuese “Dituria”, Tiranë 2011, 141 f.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Fjalori Enciklopedik Shqiptar – Akad. Shk. e Shqipërisë, Tiranë 2009, Vëll. 3, faqja 1928
- ^ Diploma nderi për përkthyesit Asti Papa dhe Nasi Lera në Javën e Frankofonisë mars 2013 Arkivuar 1 nëntor 2014 tek Wayback Machine, Shtëpia botuese Dituria, 2 prill 2013
- ^ Worldcat.org
- ^ BKSH.al
- ^ geoscienceworld.org[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
Burime të tjera të përdorura në artikull
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Biçoku T. & Koçi M. – Veprimtaria e specialistëve të fushave të gjeologjisë – Shërb. Gjeol. Shqip., Tiranë 2004, faqet 159-160.
- Demneri I. & Rreli SH. – Tirana – Personalitete në Shkencë- Bot. Shoqata Tirana, Tiranë 2005, faqet 56-57.
- Fjalori Enciklopedik Shqiptar – Akad. Shk. e Shqipërisë, Tiranë 2009, Vëll. 3, faqja 1928