Jump to content

Bangtan Boys

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
BTS
BTS më 2019 Në drejtim të akrepave të orës nga e majta: Jin, RM, Jungkook, J-Hope, Suga, V, dhe Jimin
BTS më 2019
Në drejtim të akrepave të orës nga e majta: Jin, RM, Jungkook, J-Hope, Suga, V, dhe Jimin
Informata themelore
Njohur edhe si
  • Bangtan Boys
  • Bangtan Sonyeondan
  • Beyond the Scene
  • Bulletproof Boy Scouts
PrejardhjaSeoul, Korea e Jugut
Zhanret
Vitet aktive2013–prezent
Labeli
Anëtar/ët
Uebfaqjabts.ibighit.com

BTS (Koreanisht: 방탄 소년단; Bangtan Sonyeondan), i njohur gjithashtu si Bangtan Boys, është një grup djemsh koreano-jugor i formuar në vitin 2010. Grupi përbëhet nga Jin, Suga, J-Hope, RM, Jimin, V dhe Jungkook, të cilët bashkë-shkruajnë ose bashkëprodhojnë pjesën më të madhe të materialit të tyre. Ata debutuan fillimisht si një grup hip hop, megjithëse me kalimin e kohës stili i tyre muzikor ka evoluar duke përfshirë një gamë të gjerë të zhanreve muzikore. Tekstet e tyre, janë në përgjithësi të përqendruara shpesh në historitë e tyre personale dhe përfshijnë tema që kanë të bëjnë me shëndetin mendor, problemet e adoleshentëve dhe të rinjëve rreth të 20-ave, humbjet dhe fitoret, udhëtimin drejt të mësuarit si të duash vetveten dhe individualizmin. Puna e tyre përmban referenca nga vepra letrare të ndryshme dhe koncepte psikologjike.

Grupi fillimisht u formua nga kompania Big Hit Entertainment dhe publikuan ​​albumin e tyre të parë, 2 Cool 4 Skool (2013).Arritjet pasuese, siç janë debutimi i tyre i parë në Billboard 200 në SHBA The Most Beautiful Moment in Life, Part 1 (2015), The Most Beautiful Moment in Life: Young Forever (2016), dhe Wings (2016) ndihmuan në vendosjen e reputacionit të BTS si një grup i ndërgjegjshëm shoqëror. Wings u bë albumi i parë i BTS që shiti një milion kopje në Korenë e Jugut. Në vitin 2017, BTS kaloi në tregun ndërkombëtar të muzikës, vecanërisht në SHBA duke thyer rekorde të shumta shitjesh, dhe duke u bërë grupi i parë Korean që u çertifikua nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës (RIAA) për këngën e tyre "Mic Drop ". BTS është grupi i parë Korean që kryesoi Billboard 200 me albumin e tyre Love Yourself: Tear (2018). Qē nga ajo kohë, ata kanë arritur në krye të listave të SHBA-së me albumet e tyre Love Yourself: Answer (2018), Map of Soul: Persona (2019) dhe Map of Soul: 7 (2020), duke e bërë kështu BTS grupin më të shpejtë që nga Beatles për të fituar katër albume me numër një, në më pak se dy vite.

Duke shitur mbi 20 milion albume në Gaon Music Chart, BTS është grupi më i shitur në historinë e Koresë së Jugut dhe mban albumin më të shitur ndnjëherë në Korenë e Jugut me Map of Soul: 7. BTS ishin artistët e dytë më të shitur në vitin 2018 në të gjithë botën sipas Grafikut të Artistëve Global të IFPI, si dhe të vetmit artistë jo-anglisht-folës që hynë në klasifikim. Grupi ka fituar Top Social Artist tre vite me radhë dhe Top Duo/Group në Billboard Music Awards. Ekspozuar në kopertinën ndërkombëtare të Times si "Liderat e gjeneratës së ardhshme", BTS është përfshirë në 25 personat më me ndikim në internet (2017–2019) dhe ndër 100 njerëzit më me ndikim në botë (2019), duke u dhënë pseudonimin "Princat e Pop". Forbes Korea emërtoi BTS të famshmit më me ndikim në Kore në 2018 dhe 2020, dhe u renditën në vendin e 43-të në Forbes Celebrity 100 (2019) si një nga personat më të famshëm në botë. BTS renditet në #4 në kategorinë Top Social ArtistBillboard të viteve 2010. Gjatë turneut të tyre botëror Love Yourself, BTS u bë grupi i parë aziatik dhe i pari jo-anglisht-folës që shiti Wembley Stadium; dhe theu rekordin për angazhimin më të lartë në historinë e Rose Bowl Stadium. Billboard renditi BTS në #45 në listën e tyre të Top Touring Artist të viteve 2010, duke qenë grupi Aziatik më i lartë në listë si dhe i vetëm jo-anglisht-folës. Që nga viti 2019, BTS thuhet se kontribuon më shumë se 4.65 miliardë dollarë në ekonominë e Koresë së Jugut çdo vit, ose 0.3 përqind e PBB-së së vendit. BTS tërhoqi 1 në 13 turistë të huaj që vizituan Korenë e Jugut dhe u përmendën si një nga grupet kryesore që rrit shitjet globale të muzikës në 19 miliardë dollarë në 2018.

Pas krijimit të fushatës së tyre të Anti-Dhunës dhe dashurisë per vetveten, në partneritet me UNICEF, BTS iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të 73-të të Kombeve të Bashkuara duke u konsideruar si pranuesit më të rinj të Urdhrit të Meritës Kulturore nga Presidenti i Koresë së Jugut për shkak të kontributeve të tyre në përhapjen e kulturës dhe gjuhës koreane. BTS ne 2020 arriti të zinte vendin e parë në Billboard dhe arriti të nominohej per Grammy.

Emri i grupit, BTS, qëndron për shprehjen koreane Bangtan Sonyeondan, që do të thotë "Bulletproof Boy Scouts" (shqip: Djemtë e papërshkueshëm nga plumbat”/ Djemtë antiplumb). Sipas njërit prej anëtarëve të grupit, J-Hope, emri nënkupton dëshirën e grupit "për të bllokuar stereotipet, kritikat dhe pritshmëritë që shënjestrojnë adoleshentët si plumba". Në korrik 2017, BTS njoftoi se emri i tyre qëndron gjithashtu për "Behind The Scene" (Përtej skenës), si pjesë e identitetit të tyre të ri. Kjo e zgjeroi kuptimin e emrit të tyre për të nënkuptuar "rritjen e të rinjve të BTS, që po shkojnë përtej realitetit me të cilin përballen, dhe ecin përpara pavarësisht çdogjëje.

2010 - 2014 Krijimi dhe vitet e para

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

BTS filloi formimin e tij në vitin 2010 pasi CEO i Big Hit Entertainment, Bang Si-hyuk, u takua me drejtuesin e grupit RM dhe u mahnit me aftësitë e tij për të repuar. BTS fillimisht ishte menduar të ishte një grup hip-hop, por në mes të procesit të formimit dhe debutimit të tyre, Bang Si-hyuk vendosi që rinisë bashkëkohore i duhej një grup si "një hero i cili mund t'u japë atyre një shpatull për t'u mbështetur, pa patur nevojë për të folur asnjë fjalë të vetme". Grupi kishte për qëllim të debutonte në 2011, por debutimi i tyre u shtye dhe grupi u riorganizua edhe një herë që ti përngjante një grupi K-pop. Formimi përfundoi më pas me anëtarët Jin, Suga, J-Hope, RM, Jimin, V, dhe Jungkook në vitin 2012. Gjashtë muaj para debutimit të tyre, ata filluan të tërhiqnin vëmendjen për praninë e tyre në mediat sociale me kovera këngësh të cilat i publikonin në YouTube dhe SoundCloud.

Më 12 qershor 2013, BTS publikoi albumin e tyre debutues 2 Cool 4 Skool, albumi i parë në serinë e tyre të triolgjisë shkollore, njëkohësisht me single-in e tij kryesor "No More Dream", i cili debutoi në #124 në Kore. Edhe pse albumi zuri vendin e pestë në Korenë e Jugut dhe shiti mbi 145,000 kopje, ai nuk ishte një hit i madh, duke shitur vetëm 24,000 kopje në 2013. As singel-i i tyre i mëpasshëm “We Are Bulletproof Pt.2” nuk qe ndonjë arritje e madhe. Që nga fillimi i tyre, BTS ishte i bindur se tregimi i historisë së tyre ishte mënyra e vetme që brezi i ri të lidhej me muzikën e tyre. Tekstet e këngëve të albumit reflektonin kryesisht mbi keqkuptimet dhe paragjykimet ndaj tyre si grup, kritikën ndaj shoqërisë që nuk ju jep rëndësi ëndrrave të të rinjve, si dhe ankthin dhe vendosmërinë ndaj së ardhmes që i pret. Gjatë punimit në albumin e tyre, Suga dhe RM rishkruajtën tekstin e këngës "No More Dream" më shumë se 20 herë. Lançimi i albumit të parë u pasua nga disa paraqitje të tyre në shfaqjet muzikore Koreane. Pavarësisht se nuk ishin akoma të famshëm, këto shfaqje live demonstruan potencialin e BTS me praninë e tyre të fortë skenike dhe karizmatike.

Në Shtator 2013, BTS lëshoi ​​albumin e dytë të triologjisë së tyre shkollore, O!RUL8,2?, së bashku me single-in e saj "N.O", i cili arriti në #92 në Kore. Albumi arriti në #4, shiti 34,000 kopje në Kore, dhe sot ka shitur më shumë se 160,000 kopje. Edhe në albumin e ri, BTS nuk e ndryshoi mesazhin e tyre. Ai u zgjerua në temën e ëndrrave dhe lumturisë, duke zbuluar zhgënjimin e tyre nën sistemin e ashpër të arsimit në Kore dhe vendosmërinë e tyre për t'u përballur me luftën për të paraqitur potencialin e tyre. Në fund të vitit, BTS u njoh me çmime të shumta si Artisti i Ri i Vitit, duke përfshirë 5 çmimet e marra nga Melon Music Awards, Golden Disc Awards, dhe Seoul Music Awards.

2014–2015: Suksesi mesatar dhe turneu i tyre i parë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mini-albumi tyre i fundit i triologjisë së tyre shkollore Skool Luv Affair u lançua në janar të 2014-ës dhe kryesoi Gaon Album Chart, duke shitur 100,000 kopje në 2014 dhe mbi 250,000 kopje deri në ditët e sotme. Ai shënoi edhe paraqitjen e parë të BTS në World Albums Chart të Billboard duke zënë vendin #3. Albumi u mbështet nga këngët "Boy in Luv" dhe "Just One Day", të cilët zunë pozicionet #45 dhe #149 në Kore, përkatësisht. Skool Luv Affair muzikisht ishte hip-hop ndërthurur me R&B dhe Hard Rock, dhe përkoi me një zhvendosje tematike nga ëndrrat dhe lumturia, në dashurinë rinore të moshës shkollore. Pas lëshimit të këtij albumi, BTS bëri disa paraqitje në shfaqjet muzikore Koreane. Atë korrik, BTS mbajti koncertin e tyre të parë në Shtetet e Bashkuara në West HollyWood falas për një audiencë prej 200 personash. Në gusht, grupi gjithashtu bëri paraqitjen e tyre të parë në KCON në Los Angeles.

Në gusht 2014, BTS lëshoi ​​albumin e tyre të parë të plotë Dark & ​​Wild, i cili zuri #2 në Kore dhe shiti mbi 200,000 kopje gjithsej. Dy këngët kryesore të albumit "Danger" dhe "War of Hormones" arritën kulmin në #58 dhe #173 në Kore, përkatësisht. Albumi i ri shërbeu si një shtrirje narrative e trilogjisë shkollore si dhe një kalim në serinë e tyre të ardhshme. Muzikisht, albumi bashkoi tinguj të kitarës elektrike të rock, hip-hop dhe vazhdoi të zgjerohej drejt R&B. Tema qendrore e teksteve të albumit u përqëndrua në shprehjen e ndjenjave të pjekurisë, dëshirave rinore dhe padurimit për romancën. Gjatë krijimit të albumit, BTS regjistroi këngën e tyre "Danger" në një garazh në Los Angeles. Pas disa paraqitjeve në shfaqjet muzikore Koreane, BTS filloi turneun e tyre të parë të koncerteve, 2014 BTS Live Trilogy Episode II: The Bullet Red, nga tetori deri në dhjetor, mbajtur në salla dhe teatro të ndryshme në gjashtë qytete: Seul, Kobe, Tokyo , Manila, Singapor dhe Bangkok.

Albumi i tyre i parë Japonez, Wake Up (2014), i lëshuar atë dhjetor, zuri vendin #3 në listën javore Oricon Album Chart dhe shiti 28,000 kopje. Albumi i ri përmbante këngët e tyre të vjetra të regjistruara në japonisht si dhe këngët origjinale “Wake Up” dhe “The Stars”. Në mbështetje të albumit të tyre të ri, BTS mbajti turneun e parë në Japoni Wake Up: Open Your Eyes në shkurt të 2015-ës me një audiencë prej 25,000 personash në katër qytete. Pasi mbaruan turneun e tyre në Japoni, BTS mbajti koncertin e tyre të dytë solo në Kore, BTS Live Trilogy Episodi I: BTS Begins, në Mars në një turmë prej 6.500 tifozësh

  • Jin (진); emri i lindjes: Kim Seok-jin (김석진) – vokalist.
  • Suga (슈가); emri i lindjes: Min Yoon-gi (민윤기) – reperi kryesor.
  • J-Hope (제이홉); emri i lindjes: Jung Ho-seok (정호석) – kërcimtari kryesor, reper.
  • RM; emri i lindjes: Kim Nam-joon (김남준) – reper, lideri i grupit.
  • Jimin (지민); emri i lindjes: Park Ji-min (박지민) – vokalist, kërcimtar.
  • V (뷔); emri i lindjes: Kim Tae-hyung (김태형) – vokalist, kërcimtar.
  • Jungkook (정국); emri i lindjes: Jeon Jung-kook (전정국) – vokalisti kryesor, kërcimtar.
Korean-language studio albums
  • Dark & Wild (2014)
  • Wings (2016)
  • Love Yourself: Tear (2018)
Japanese-language studio albums
  • Wake Up (2014)
  • Youth (2016)
  • Face Yourself (2018)
  • Map of the Soul: 7 – The Journey (2020)
Viti Titulli Roli Ref.
2018 Burn the Stage: The Movie Vetja e tyre
2019 Love Youself: In Seoul Vetja e tyre
2019 Bring The Soul: The movie Vetja e tyre
2023 BTS: Yet To come Vetja e tyre
Viti Titulli Programi Shënimet Ref.
2013 Rookie King: Channel Bangtan SBS MTV BTS-bazuar ne reality show, 8 Episode
2014 American Hustle Life Mnet
BTS GO! Mnet America BTS-bazuar ne reality show, Episodi 7
2018 Burn the Stage YouTube Premium Dokumentar on BTS' Wings tour, 8 Episode

Variety shows on V Live

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Viti Titulli Shënimet Ref.
2015 BTS Bokbulbok 5 Episode
2015-17 BTS GAYO 15 Episode
2015-18 (on hiatus) Run BTS! 56 Episode
2016-2020 BTS: Bon Voyage (Season 1-4) Cdo Sezon 8 Episode (Vlive+)
  1. ^ シングル「血、汗、涙」を5月10日にリリース! [The single "Blood, Sweat, Tears" will be released on May 10th!]. Universal Music LLC, Japan (në japonisht). 23 mars 2017. Arkivuar nga origjinali më 24 mars 2017. Marrë më 24 mars 2017.
  2. ^ Kim, Jae-ha (26 shkurt 2021). "The Racism BTS Continues to Face Is Part of Larger Anti-Asian Xenophobia". Teen Vogue (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2021. Marrë më 27 shkurt 2021.
  3. ^ Romano, Aja (24 nëntor 2020). "With "Dynamite," BTS beat the US music industry at its own cheap game". Vox (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 mars 2021. Marrë më 27 shkurt 2021.
  4. ^ Yoon, Dasl (22 tetor 2021). "BTS Drops Sony for Universal". The Wall Street Journal (në anglisht). Marrë më 26 tetor 2021.