Bashkësia Evropiane e energjisë bërthamore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Arkitekti i BETHÇ-se dhe BEM-se, Monet, erdhi edhe me nje ide, ne lidhje me integrimin Evropes. Ajo ishte hulumtimi i perbashket ne shkence. Mone mendonte se Bashkesia (Komuniteti) Evropiane nuk duhet te merrej vetem me problemet e te se kaluares, por duhej te merrej edhe me krijimin e gjerave te reja per ardhmerine.

Pas deshtimit te projektit BEM-ne ne skenen evropiane filloj te flitej me shume per nje bashkim ekonomik i Evropes, per nje lloj te tregut te perbashket. Mirepo keshtu nuk mendonte edhe vete Mone. Ky ishte skeptik lidhur me ate ide, sepse BEM- ja deshtoje me ç'gje Mone humbi shpresa se kontinenti ishte gati per nje integrim me te madh. Per kete arsye ishte me shume i interesuar ne hulumtimin e energjise atomike, duke i shfrytezuar resurset eperbashketa. Fakti se Autoriteti i Larte i BETHÇ-se, i kishte mjetet materiale dhe ishte ne gjendje te financonte ne projektet shkencore, Monen edhe me shume e bente qe t'i besonte ketij projekti. Perfundimisht, ministrat e puneve te jashtme, te gjashte shteteve anetare te BETHÇ-se u takuan ne qytetin Mesina te Italise, ne vitin 1955, ku u dhane disa propoazime. Nder to sihte edhe hulumtimi i energjise atomike per çeshtje paqesore, te cilen e quajten Euroatom - Bashkesia Evropiane per Energji Atomike (Euroatom - European Atomic Energy Community). Dhe nder te tjera ishte edhe propozimi per Tregun e Perbashket apo Bashkesine Ekonomike Evropiane (BEE).

Edhe kete her Mone gaboi, per shkak se fondi financiar i Euroatomit, ne fillim te viteve 1960-te, u shtor qe nga viti 1967, kjo organizate mbijetonte vetem ne saje te previzioneve te buxhetit vjetor, d.m.th., se projekti nuk ishte i suksesshem kurse Bashkesia Ekonomike Evropiane do ta kete nje sukses aq te madh sa do t'i befasoje edhe optimistet me te medhenj.

Arsye kryesore pse Euroatomi nuk pati sukses ishte se hulumtimet shkencore ne enrgjine atomike ne Evrope ishin çeshtje e brendshme kombetare. Sa per ilustrim, Franca ne vitet 1950-te, me qellim qe edhe ajo te behej fuqi ushtarake me bombe atomike, e kishte ndermarre nje projekt te madh ne hulumtimin e energjise atomike. Dhe ne vitet 60-te apo 70-te, gjithe ate eksperience te cilen e kishte fituar, nuk e kishte ndermend ta shuante per shkak te evropianizmit. Nje disponim te tille e kishte edhe Britania e Madhe e cila u soll po ashtu ne menyre te njejte ne vitet 70-te, kur hyri ne Bashkesine Evropiane.

(Integrimi i Evropes ne UE)