Bazilika në Kodër të Tepes (Elbasan)
Bazilika në Kodër Të Tepes (Elbasan) | |
---|---|
Lloji | Arkitekture |
Vendndodhja | Elbasan, Elbasan, Shqipëri |
Koordinatat | 41°06′52″N 20°04′18″E / 41.114444°N 20.071667°E |
Ndërtuar | Shek IV-V |
Organi drejtues | DRKK Durrës |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 10.06.1973 |
Nr. i referencës | EL023 |
Tipologjia | Paleokristiane |
Bazilika në Kodër Të Tepes (Elbasan) është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Elbasanit, në qarkun e Elbasanit, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "1886 më 10.06.1973".
Ky monument u zbulua nga gërmimet e bëra në vitin 1968-69, ajo zë një sipërfaqe prej 600m2 dhe është një bazilikë paleokristiane e orientuar si zakonisht me abside nga lindja. Ajo ruan disa faza ndërtimesh. Bazilika ka tre nefe të ndara nga dy arkada mbi pilastra e mbuluar me çati me tjegulla mbi kapriata druri. Në secilën nef hyhet me nga një derë nga narteksi i ngushte dhe i gjatë sa tre nefet, në anën veriore dhe jugore të cilat janë dy dhoma të vogla, dy dhoma të tjera pak më të vogla janë në fund të nefeve jugore dhe verior që nuk dihet perse janë përdorur. Më vonë ndërtohet një kapelë varrimi në vendin e ambientit lindorë të nefit verior. Studimi i këtij monumenti është me rëndësi për njohjen e arkitekturës paleokristiane në vendin tonë.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRrethi i Elbasanit (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 shtator 2018. Marrë më 17 qershor 2017.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull për historinë e Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |