Branko Manojli
Branko Manojli ose Branko Manoillovski (maqedonisht: Бранко Маноиловски; i lindur më 2.8.1941, në Kiçinicë, Reka e Epërme) është një politikan shqiptar ortodoks nga Maqedonia e Veriut. Në zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2016, Branko Manojli kandidoj si pjesë e BDI-së dhe u zgjodh deputet i legjislaturës 2016-2020 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.[1] Ai është deklarua publikisht përmes medias dhe rrjeteve sociale se është shqiptar ortodoks dhe jo maqedonas.[2]
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prindit e tij janë quajtur Zafira dhe Manojl. Shkollën 4-vjeçare e ka kryer në Beliçicë, kurse atë 8-vjeçare në Gostivar. Mësimet e shkollës së mesme i ndoqi në Tetovë kurse studimet në Zagreb në vitin 1967. Në vitin 1969 Branko Manojlovski vendos të shpërngulet nga vendlindja duke udhëtar drejt Çikagos së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku dhe aktualisht është duke jetuar familja e tij. Është baba i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze. Pas pensionimit, thuajse pjesën më të madhe të vitit e kalon në vendlindje.
Botime dhe shkrime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje te jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Branko Manoillovski". sobranie.mk. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Marrë më 23 qershor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gazeta Tema Arkivuar 20 qershor 2013 tek Wayback Machine: Rrëfimi i Branko Manojlovskit. Shqiptari ortodoks nga Bellçica e Rekës së Epërme, në rajonin ndërmjet Gostivarit, Dibrës dhe Kërçovës.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |