Cardcaptor Sakura
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(10 shkurt 2010) |
Ky 10 shkurt 2010 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Cardcaptor Sakura (japonisht: カードキャプターさくら) është një serial manga dhe anime.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sakura Kinomoto është një vajzë e ëmbël, e qeshur dhe e sjellshme, është 9 vjeç dhe jeton me babain Fujitaka, i cili është një profesor i arkeologjisë në universitet, dhe me vëllain e madh Touya. Sakura frekuenton klasën e katërt të shkollës Tomnoeda, që ndodhet në Tokyo. Hobi i Sakurës është të patinoj me patinat e saj. Mamaja e saj ka vdekur kur ajo ishte shumë e vogël dhe vajza çdo ditë përshëndet foton për të mbajtur gjallë kujtimin e saj. Një ditë Sakura duke parë disa libra që ndodheshin në bibliotekën e babait të saj gjen një libër që titullohet "The Cloë". Shumë kurioze fillon të shfletojë librin, dhe papritur thyet dryni, dhe të gjitha kartat që ndodheshin në libër shpërndahen nëpër te gjithë qytetin e Tokyos falë një uragani. Papritur shfaqet Cerberus, një krijesë e ngjashme më një pelush me krahë të bardha dhe për më shumë që flet, që ajo i vë emrin Chero-chan. Kjo krijesë e çuditshme është në realitet kujdestari i kartave Cloë por në realitet forma e tij e vërtetë është një luan. Mbasi nxehet me vajzën, i tregon historinë e këtyre kartave të çuditshme. Këto të fundit ishin krijuar nga një magjistar i quajtur Cloë Leed dhe secila nga kartat ka një emër, një paraqitje dhe fsheh një fuqi shumë të madhe që vepron sipas fuqisë së saj. Asnjë njeri nuk është në gjendje ti ndalojë, për këtë gjë magjistari ka krijuar librin për ti burgosur aty brenda. Vetëm ai i cili ka fuqi magjike arrin të hapë drynin e librit dhe në se ky shkatërrohet kartat do të provokojnë një katastrofë që do të përfshijë të gjithë botën. Kero-chan nominon Sakurën si kapësja e kartave dhe i jep disa fuqi magjike që ndodhen në një instrument magjik që quhet "Çelësi i drynit" i cili transformohet në një shkop magjik për të marrë dhe të kapë kartat. Kero-chan është gjithmonë i pranishëm kur vajza transformohet. Vajza ka një detyrë shumë shumë të madhe që duhet ta kryejë me sukses dhe për ta bërë duhet të përdorë fuqi të ndryshme dhe të ndjekë të gjitha këshillat që i jipen nga kujdestari i kartave. Sakura i tregin sekretin e saj vetëm shoqes së saj më të ngushtë : një vajzë e cila quhet Tomoyo, shumë e pasur dhe ka një zë të mrekullueshëm për të kënduar por Tomoyo është e apasionuar edhe mbas fotografisë. Në çdo luftim Sakura vesh rroba të ndryshme të bërë me dashuri nga Tomoyo. Sakura është e dashuruar mbas Yukito shoku më i ngushtë i vëllait të saj, një djalë i bukur që është shumë i sjellshëm dhe me një karakter shumë të veçantë që e shoqëron çdo ditë për në shkollë.
Shuëm shpejt shfaqet një rival që ka për qëllim të kapë kartat Cloë : bëhet fjalë për Li Shaoran, një djalë që vjen nga Kina dhe që transferohet ne Tokyo dhe përfundon në një klasë më Sakuran.
Kur Sakura e përmbush misionin e saj që të kapë të gjitha kartat Cloë duhet të gjykohet nga Yu, ose kujdestari tjetër i kartave Cloë. është pikërisht dryni i kartës së fundit që Yukito i mahnitur nga Sakura dhe Shaoran, transformohet në Yue. Yue sfidon vajzën : në qoftë se ajo nuk do të arrijë ta mundë, çdo person që është prekur nga kartat e Cloë do të harrojë personin që don më shumë. Sakura vendos ta sfidojë, edhe pse kundërshtari është shumë i fortë dhe gjithashtu fsheh edhe Yukito e saj të dashur. Vajza kur është në vështirësi, ndihmohet nga Kho Mizuki, mësuesja e saj e matematikës, vajza e priftit të Tempullit të qytetit.
Mësuesja u jep Sakuras një këmbanë që Cloë Leed kishte lënë tek tempulli derisa të vinte momenti i duhur për tu përdorur. Këmbana bashkohet me shkopin magjik të vajzës dhe duke ndryshuar formë i jep disa fuqi të reja që e ndihmojnë të mund Yue. Yue e pranon Sakuran si padronen e karatëve, por pikërisht në atë moment shfaqet shpirti i Cloë që e njofton se duhet të përballojë probleme të tjera. Kur gjithçka duket se është kthyer në normalitet Shaoran vendos që të niset për në Hong Kong por një student i ri vjen në shkollë. Bëhet fjalë për një djalë me emrin Eriol Hiragizaëa që vjen nga Anglia. Kjo gjë e bën pak xheloz Shaoran. Një ditë në qytetin e Tomoeda fillon një shi i cuditshëm. Sakura kupton që nuk është një event natyral dhe përpiqet ta zbulojë se çfarë fshihet mbas kësaj gjëje. Sakura tenton që të ndalojë rrezikun duke përdorur kartat e saj, por asnjëra nuk arrin ta përdorë fuqinë e saj kundër shiut.
Kero-chan dhe Yue konsultohen së bashku dhe vendosin që të përballojnë shiun së bashku me Sakuran, por nuk ia dalin mbanë. Pas ndosh diçka e çuditshme : shfaqet një simbol në formë ylli tek shkopi magjik i vajzës duke i bërë të gjitha kartat ndryshojnë pamjen e tyre. Sakura arrin ta mundë shiun duke përdorur një kartë, por në fund të luftimit bien në tokë dhe fillon të flejë gjumë.
Eventet e çuditshme vazhdojnë pa pushim dhe Sakura i lufton me ndihmën e Shaoran që kupton se është i dashuruar mbas Sakuras vendos që të mos niset për në Hong Kong dhe të qëndrojë me të. Ndërkohë Yukito vuan edhe më shumë, duke humbur memorien për shkak të fuqisë jo shumë të fortë të Sakuras që duhet të mbajë të dy kujdestarët e kartave.
Yue rrezikon që të zhduket, por Touya, vellai i Sakuras që informohet për situatën, vendos që ti dhurojë fuqitë e tij magjike shpirtit të Yue në mënyrë që Yukito të mos zhduket. Kur Sakura merr vesh sakrificën e vëllait, i thotë Touya se ajo e don por ai i thotë se nuk provon të njëjtat ndjenja drejt saj.
Sakura ia tregon këtë gjë Shaoranit, i cili i jep këshilla por nuk i thotë ndjenjat që provon për të. Rreziqet, ndërkohë, rriten shumë, por vajza i përballon pa u dorëzuar për të arritur objektivin e saj që të transformojë të gjitha kartat Colë në kartat Sakura. Mbas gjithë këtyre ngjarjeve fshihet Eriol, shoku i klasës i Sakura dhe Shaoran, dhe Sakura ndihet e detyruar që të përballohet me të.
Sakura falë ndihmës së Yue, Shaoran dhe Cerberus, arrin të mundë dy mbrojtësit e tij Spinel Sun dhe Rubby Moon. Dy kartat e fundit kthehen në kartat Sakura, atëherë arrin Fujitaka babai i Sakuras, dhe Eriol e falënderon vajzën dhe i tregon të vërtetën : Cloë Ledd në momentin që do të vdiste e ndan shpirtin tij në dy pjesë : një pjesë tek Eriol, ndërsa shpirti tjetër në babain e Sakuras.
Eriol kishte ruajtur magjinë dhe kujtimet e Cloë Leed dhe i kërkon Sakuras që të ndajë këtë fuqi me të dhe Sakura është shumë e gëzuar për këtë gjë. Të gjithë bashkohen në shtëpinë e Eriol, ku shfaqet Mizuki, e ardhur nga Anglia për të qëndruar me shokun e tij Eriol. Djali i shpjegon Sakuras se i kishte kërkuar që ta ndante fuqinë me Sakuran sepse në të shkuarën kishte qenë në gjendje të parashikonte të ardhmen por nuk kishte mundur dot ta kontrollonte. Sakura, tashmë, është në gjendje që të parashikojë të ardhmen vetëm në qoftë se do ta dëshirojë.
Gjithçka më në fund duket së është kthyer në normalitet. Eriol dhe Mizuki nisen për në Angli. Shaoran bëhet i guximshëm, duke u shtyrë nga Tomoyo, vendos që ti tregojë Sakuras ndjenjat e tij të vërteta. Vajza habitet shumë sepse nuk arrin të kuptojë se cafrë provon për djalin. Kur merr vesh se Shaoran do të kthehet në Kinë, kupton se është e dashuruar pas tij.
Në ditën kur Shaoran do të niset Sakura shkon në aeroport dhe i jep një arush prej pelushi duke i thënë se është e dashuruar pas tij, por është momenti i lamtumirave dhe djali niset për në Hong Kong. Mbas dy vjetësh Sakura ka filluar shkollën 9 – vjeçare dhe gjithmonë ka folur me Shaoran nëpërmjet telefonit, por nuk e ka parë më kurrë. Duke u shkuar për në shkollë, Sakura shikon një figurë e cila është shumë familjare për të dhe kupton menjëherë se bëhet fjalë për të. Shaoran i shpjegon se është rikthyer vetëm për të dhe që të dy e ndajnë dashurinë e tyre me një përqafim.
Ky artikull nga Anime dhe Manga është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |