Demir Lika
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. Jeni të lutur të shikoni faqen e diskutimit si dhe të ndihmoni këtë artikull duke korrigjuar informacionet. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Demir Lika lindi me 1 korrik 1959 ne fshatin Golemas te Komunës Golem. Shkollën 8-vjeçare ai e kreu ne Golem. Pas rezultateve te shkëlqyera ai e kreu shkollën e mesme ne Gjimnazin e Beratit. Demir Lika mbaroi studimet e larta ne Universitetin e Kamzes, Tirane ne degën finance.
Menjëherë pas studimeve te larta ai u transferua ne Has te Kukesit duke punuar si një kuadro i larte. Lika punoi ne Kukës për 6 vjet.
Fillesat Politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai ishte nga te paret demokrate te Shqipërisë. Ne vitin 1991 ai ndihmoi ne formimin e Partisë Demokratike ne Golem dhe Kavajë. Për këtë arsye ai u besu nga Partia Demokratike te kandidonte 2 here për postin e kryetarit te Komunës se Golemit. Ne zgjedhjet e para Lika fitoi nfaj kandidatit te Partisë Socialiste, po fitorja e tij nuk u njoh nga Komisioni Zgjedhor. Gjate përsëritjes se zgjedhjeve Demir Lika u mbajte nga forcat e policisë duke mos i lejuar atij te merrte pjese ne zgjedhje.
Por ne zgjedhjet e dyta Demir Lika arriti një fitore te bindeshme ndaj kandidatit te Partisë Socialiste. Pas betejës gjyqësores me Komisionin Zgjedhor ai u shpall Kryetari i Komunës se Golemit.
Kryetar Komune
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Demir Lika cilësohet si kryetari me i suksesshëm për këtë komune edhe pse ai u arrestua me akuzën e korrupsioni. Gjate kohës se tij u asfaltuan me shume se 50 km rruge ne komune dhe u ndërtuan disa shkolla te reja, ku njëra prej tyre mban dhe emrin e tij. Komuna Golem ne vitet 2004 dhe 2005 pati një rritje shume te madhe te turizmit kjo pershkak se Lika beri reklama ne te gjithë Ballkani.
Demir Lika u ftua 2 here si një nga kryetare me te suksesshëm te komunave Evropiane.
Arrestimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me date 1 qershor 2006 mediat në Shqipëri kishin vetëm një gjë. Arrestimin e Kryetarit të Komunës së Golemit Z. Demir Lika. Lika sapo ishte kthyer nga Turqia ku kishte qënë me bashkëshorten e tij pasi ajo ishte operuar me kancer në gji. Arrestimi u bë përshkak te biznesmenit me inicialet B.T. Demir Lika u dënua për veprën e korrupsionit pasiv me 6 vjet heqje lirie. Ai u lirua në fundin e vitit 2009.
Figura e Demir Likes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Demir Lika njihet nga i gjithë klasa politike e Shqipërisë, ku te gjithë politikanet janë te mendimit se arrestimi i tij ishte një lufte brenda klasa partiake te Partisë Demokratike te Shqipërisë.
Ne vitet 2004 dhe 2005 Demir Lika cilësohej si dora e djathte e Bamir Topit dhe si një nga ministrat e ardhshëm te grupimit te Topit ne partine Demokratike. Edhe pse ai arrestua Demir Lika gëzon respektin e pjesës me te madhe te politikes shqiptare.
Por Demir Lika gëzon respektin edhe te disa prej krimineleve me te njohur shqiptare, pasi shume nga ato ai i ka pasur ne qeli. Ato e përshkruajnë Liken si një njeri i thjeshtë dhe i drejte.