Dhimitër Reres
Demetrio Reres ose Demetrius Reres[1] (shqip: Dhimitër Reres ka qenë një fisnik shqiptar në Kalabri dhe Siçili në shekullin 15-të.[2]
Origjina
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Demetrio Reres ka qenë një person enigmatik dhe pak i hulumtuar nga historianët. Në një 1448 dokumentohet Reres (Renes ose Renessi në dokumentet Veneciane) i cili është përmendur si një person qe ka pasur lidhje me familjen Kastrioti, ndërsa asnjë dokument i periudhës në fjalë në fakt nuk e mbështet këtë pohim. Diçka më herët i referohet Reresit si Demetrius Reres Castriota dhe gabimisht e identifikon si babain e Skënderbeut.[3] Ludwig Thallóczy] shtron një hipotezë se ai në të vërtetë ishte Demetrius Paleologus, një vëlla i Perandorit Bizantin.
Ushtaraku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në 1448 trupa nën komandën e Demetrio Reres dhe dy bijve të tij, George dhe Vasili, u larguan nga Shqipëria për në zonat rurale të Mbretërisë së Napolit për të mposhtur një kryengritje kundër Alfonsit V. Shumë nga ushtarët patën kërkuar që të lejohen të vendosen në zonë për të shmangur luftën kundër Otomanëve në Shqipëri. Alfonsi V u tregua i gatshëm dhe dha miratimin e tij për besniket mbrojtës të tij në kete mënyrë që ata formuan vendbanimet arbëreshe të para në këtë zonë. Reresi, bashkë me vëllanë e tij dhe dy bijtë, si edhe disa shqiptarë të tjerë themeluan vendbanimet arbëreshe në Sicili. Pas fushatës, Reresit iu dha nga Alfonso pozicioni i administratorit të Reggio Calabrias. Në disa histori behet fjale per ngulime te populluar me shqiptarë, rajone që qeverisen nga Reres dhe dy bijtë e tij janë të referuara si koloni ushtarake.
Si pasojë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai la pas Joan dhe Vasil Reresin. Andrea Reres, një pasardhës i Demetrio, themeloi Basilian Monstery në Mezzojuso me dispozitë që greke rit do të përdoren. Mbiemri Reres në ditët e sotme është i zakonshme ndër Arbëreshë.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Robert Elsie (2010). Historical Dictionary of Albania. Rowman & Littlefield. fq. 17. ISBN 978-0-8108-6188-6. Marrë më 12 qershor 2013.
Demetrius Reres
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Nasse, George Nicholas (1964). The Italo-Albanian Villages of Southern Italy. National Academies. fq. 245. Marrë më 10 qershor 2013.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Philological Society (Great Britain). (1891). Transactions of the Philological Society. Society. fq. 363.
...by Demetrius Reres Castriota ; by his son, the celebrated Albanian Captain Scanderbeg ; and by their followers
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)