Jump to content

Dhurata Ahmetaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dhurata Ahmetaj
InstrumentiVokal

Dhurata Ahmetaj (lindur 16 nëntor 1992) ka kryer shkollën fillore “Mati Logoreci“, më pas ka vazhduar në shkollën e mesme, gjimnazin “Gjon Buzuku“ po ashtu në Prizren. Edhe pse e re në moshë e poashtu edhe në industrinë e muzikës Dhurata Ahmetaj e nisi karrierën e saj publike qysh në vititn 2010 kur u paraqit në festivalin e muzikës për të rinj “Top Fest 7“ me këngën “Veç ty të dua“. Ajo vazhdoi të jetë prezente në festival kur sërish në vitin 2011 ishte pjesë e “Top Fest 8“ që u paraqit me këngën “Një natë“. “Stars Down“ ishte kënga që Dhuratën e prezantoi në “Zhurma Show Awards 2012“. 

Dhurata Ahmetaj karrierën e saj publike seriozisht e nisi në vitin 2013 pasi për publikun ajo solli një set fotografish të mrekullueshme të bëra nga fotografi Veton Osmani. Gjatë vitit 2013 si shumë këngëtare tjera edhe Dhurata Ahmetaj bashkoi forcat për të sjellur këngë dhe krijime të reja. Kështu ajo u mor nën menaxhim të këngëtarit Blero dhe nisi bashkëpunimin me studion e tij muzikore. Ajo gjatë këtij vitit kishte realizuar edhe hitin “Ama Veç Pak“ për të cilin edhe mbahet mend më së shumti. 

Edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë që nga fillimi I vitit Dhurata Ahmetaj ka qenë shumë aktive si në projekte ashtu edhe në rrjete sociale e në media. Në fund të vitit 2013 Dhurata kishte paraljmëruar realizimin e albumit të saj I cili më pas u kuptua se u vendos të finalizohet gjatë vitit 2014. Ajo po punon intenzivisht për realizimin e albumit të saj dhe në ndërkohë po sjell projekte të reja për publikun. Së fundmi ajo ka publikuar klipin dhe këngën e saj të re “If U Like it“ ku Dhurata Ahmetaj vjen në skena mjaft provokative dhe “hot“. Ajo tashmë e ka bashkëpuntor të ngushtë këngëtarin Blero I cili ka themeluar edhe kompaninë e tij muzikore “Elephant“ në të cilën bëjnë pjesë disa nga artistët e muzikës. Ditëve të fundit një nga menaxherët e kompanisë “Elephant“ ka bërë të ditur se Dhurata Ahmetaj së shpejti do të vijë edhe me një bashkëpunim tjetër me një reper të njohur shqiptar dhe se kënga ka potencialin të jetë një nga hitet e verës të vitit 2014. 

Pas themelimit të kompanisë muzikore “Elephant“ të Bleros përveç Dhurata Ahmetaj pjesë e kompanisë është edhe këngëtari Loni Gashi me të cilin Dhurata realizoi një këngë, ishte përfolur që ata dy ishin në një lidhje pasiqë kohë pas kohe publikonin fotografi të shumta në rrjetet sociale. Një gjë të tillë Dhurata Ahmetaj e kishte mohuar duke thënë se ajo dhe Loni Gashi janë vetëm miq të mirë dhe asgjë më shumë. Tani eshte publikuar edhe kenga bone pa mu nga dhurata ahmetaj e cila po korr suksese shum te medha