Doktor i shkencave

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Grada Doktor i Shkencave është grade nivelit te dyte pasuniversitar që përfitohet pasi studenti ka fituar gradën akademike Master ose Magjistër dhe ka plotësuar disa kërkesa te veçanta. Ne disa vende kjo grade quhet Doktor i Filozofisë.

Studimet pasuniversitare të nivelit te doktoratës zgjasin 3-5 vite. Në disa universitete të botës dhe për disa degë të caktuara, kandidati mund të regjistrohet drejtpërdrejt pas diplomimit nga niveli i parë në studimet e thelluara për gradën shkencore Doktor i Shkencave. Në këto raste studimet e doktoratës zgjasin së paku 4 vjet.

Ne Shqipëri, kërkesat që duhen plotësuar nga një person për fitimin e gradës Doktor i Shkencave përcaktohen nga Ligji i Arsimit te Larte, i cili ndryshon periodikisht. Kërkesa e përgjithshme jepen me poshtë:

  • Grada Master
  • Botime ne revista shkencore brenda dhe jashtë vendit
  • Pjesëmarrje ne konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit
  • Eksperience ne mësimdhënie