Edwin Abbott Abbott
Edwin Abbott Abbott ka lindur më 20 dhjetor 1838 dhe ka vdekur më 12 tetor 1926) ishte një Anglez. Drejtor i shkollës, teolog dhe shkrimtar. I njohur u bë me satirën matematikore Flatland të vitit 1884.
Ka shkruar në vitin 1884 novelën Flatland: A Romance of Many Dimensions (Rrafshina: Një Romantizim i Shumë Dimensioneve). Novela është një arsyetim në "vetën e parë" të një katrori dy-dimensional i cili nis të çmojë një botë tre-dimensionale. Katrori e përshkruan botën e tij si një plan të populluar nga vija, rrathë, katrorë, trekëndësha dhe pesëkëndësha. Duke qenë dy-dimensionalë, banorët e rrafshinës i duken njëri-tjetrit si viza.
Ata shquajnë formën e njëri-tjetrit përmes të prekurës dhe duke parë se si vijat duket të ndryshojnë në gjatësi kur banorët i bijnë rrotull njëri-tjetrit. Një ditë, një sferë shfaqet përpara katrorit. Për katrorin, i cili mund të shohë vetëm një prerje të sferës, forma përpara tij është ajo e një rrethi dy-dimensional. Sfera ka ardhur për vizitë tek katrori me qëllim që ta bëjë katrorin të kuptojë botën tre-dimensionale të cilës ajo, sfera, i përket. Ajo i shpjegon nocionin e "sipër" dhe "poshtë", të cilën katrori e ngatërron me "përpara" dhe "mbrapa". Kur sfera kalon përmes planit të rrafshinës për të treguar se si ajo mund të lëvizë në tre dimensione, katrori sheh vetëm që vija që ai është duke parë bëhet më e shkurtër e më shkurtër dhe pastaj zhduket.
Sado që sfera mundohet të shpjegojë me fjalë a me veprime, katrori nuk arrin të kuptojë një hapësirë ndryshe nga bota dy-dimensionale që ai njeh.
Vetëm pasi sfera e ngre katrorin nga bota e tij dy-dimensionale në botën e hapësirës arrin ky të kuptojë më në fund konceptin e tre dimensioneve. Nga ky kënd i ri shikimi, katrori sheh Rrafshinën me syrin e zogut dhe është në gjendje të shquajë format e bashkëbanuesve (përfshirë këtu, për herë të parë, edhe të brendshmen e tyre).
Armatosur me këtë arsyetim, katrori gatuan me mend mundësinë a një dimensioni të katërt. Ai shkon edhe më tej duke duke sugjeruar se numri i dimensioneve hapësinore mund të jetë i pafund. Duke u përpjekur të bindë sferën mbi mundësinë e kësaj, katrori përdor të njëjtin arsyetim që sfera përdori për të parashtruar praninë e tre dimensioneve. Sfera, tani më dritëshkurtra nga të dy, nuk mundet ta kuptojë këtë dhe nuk i pranon arsyetimet e katrorit.