Elliot Page

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ellen Page)
Ellen Page
U lind në
Ellen Philpotts-Page

21 shkurt 1987
KombësiaKanadeze

Ellen Page (emri i plotë Ellen Philpotts-Page, shqiptimi Elen Peixh) është një aktore kanadeze në karrierë. Ajo ka lindur më 21 shkurt 1987, në qytetin HalifaxNova Skocia, Kanada. Rolet e saj më të spikatura kanë qenë Juno në serialin me të njëjtin emër, aktorja sekondare në Hard Candy dhe filmi i njohur X-Men: Qëndresa e Fundit dhe shumë filma të tjerë. Famën ajo do ta fitonte në vendlindjen e saj, në Kanada ku u dallua në filmat si Trailer Park Boys, Marion Bridge, Pit Pony dhe Re-Genesis.

Ellen Page lindi dhe jetoi në Halifax të Nova Skotia. Nëna e saj Marta Filipots është një mësuese, ndërsa babai i saj, Denis Page është një informatikan. Deri në moshën 10 vjeç, Ellen studioi në shkollën Halifax Grammar dhe u diplomua në shkollën Shambhala në vitin 2005. Momentalisht (në vitin 2008), Page jeton në vendin e lindjes (Helifax). Sipas një interviste të dhënë për Complex Magazine, Elleni vogël përshkruhet si një vajzë me tipare të një djali trazovaç që e kalonte të gjithë kohën duke luajtur me figurina filmash aksioni dhe duke u shkalavarur nëpër pemë.

Ajo e filloi karrierën e saj në një moshë të vogël. Që në moshën dhjetë vjeçare ajo do të luante në telefilmin Pit Pony. Më pas do të rimerrte rolin e saj në po këtë telefilm, vetëm se kësaj radhe Pit Pony ishte shndërruar në një serial të suksesshëm në Kanada. Në saj të aktrimit të saj të mirë, ajo do mund të merrte disa role në filma të ndryshëm me buxhet të ulët që realizoheshin në Kanada. Në moshën 16 vjeçare, ajo do të luante në filmin Mouth to Mouth (prodhim i studiove Evropiane).

Më 2005, ajo do të ishte protagonistja e filmit Hard Candy [1]. Më tutje ajo do të kandidohej për një çmim oskar si aktorja më e mirë në rolin e Xhuno në serialin Juno. Performanca e saj shkëlqyer (e vlerësuar si e tillë nga New York Times, më 5 dhjetor 2007 në një artikull nga A. O. Scott), i dha asaj mundësinë të luante pak më vonë në filmin X-Men: Qëndresa e Fundit (X-Men: The Last Stand). Në të tillë mënyrë, nuk ishte fare e paparashikueshme se ajo do të merrte role madhore në filma të tjerë. Ajo luan në filmat më të rinj si: An American Crime, The Tracey Fragments, The Stone Angel dhe Smart People.

Tituj dhe Çmime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • ACTRA Maritimes Awards

2003 - Performanca më e mirë nga një aktore femër në filmin Marion Bridge.

  • Academy Awards (Oskar)

2007 - Kandidate si: Aktoria më e mirë protagoniste në rolin e Xhuno në serialin me të njëjtin titull.

  • BAFTA

2008 - Kandidate si: Aktoria më e mirë në Xhuno

2008 - Kandidate për: Orange Rising Star Award

  • Broadcast Film Critics

2007 - Critics' Choice Award (Cmimi i Kritikëve) - Kandidate si: Aktorja më e mirë në rolin Xhuno.

  • Gemini Awards

2005 - Aktoria më e mirë ndihmëse në filmin Re-Genesis

2004 - Performanca më e mirë në serialin Mrs. Ashboro's Cat

2000 - Kandidate si: Performanca më e mirë në serialin Pit Pony

  • Genie Awards

2005 - Kandidate si: Performanca më e mirë si aktore ndihmëse Wilby Wonderful

  • Golden Globe Awards: Independent Spirit Awards

2007 - Aktorja Kryesore Femër më e mirë në Juno.

Interpretime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ellen Page e pare ne filmin X-Man: The Last Stand, ne rolin e Kiti Praid.

Më poshtë paraqiten (nga e majta në të djathtë) titujt e filmave, emri i personazhit që ajo ka interpretuar dhe tipi i filmit, ku aktoria Ellen Page ka luajtur që nga viti 1997 deri në vitin 2007.

  • 1997: Pit Pony, Maggie Maclean, (telefilm)
  • 1999: Pit Pony, Maggie Maclean, (serial)
  • 2001: Trailer Park Boys, Treena Lahey, (serial)
  • 2002: The Wet Season, Jocelyn
  • 2002: Marion Bridge, Joanie
  • 2002: Rideau Hall, Helene (serial)
  • 2003: Love That Boy, Suzana
  • 2003: Going for Broke, Xhenifer (serial)
  • 2003: Homeless to Harvard: The Liz Murray Story, Lisa Jr. (telefilm)
  • 2003: Touch and Go, Trish
  • 2003: Ghost Cat, Natalia, (telefilm)
  • 2004: Regenesis, Lilith, (telefilm)
  • 2004: Wilby Wonderful, Emili
  • 2004: I Downloaded A Ghost, Stela
  • 2005: Mouth to Mouth, Sherry
  • 2005: Hard Candy, Hayley Stark
  • 2006: X-Men: The Last Stand, Kitty Pryde/Shadowcat
  • 2007: An American Crime, Silvia Likens
  • 2007: The Tracey Fragments, Tracey Berkowitz
  • 2007: The Stone Angel, Arlene
  • 2007: Juno, Xhuno MekGaf

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje te jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]