Emmeline Pankhurst
Emmeline Pankhurst (mbiemri i vajzërisë Goulden; 15 korrik 1858 – 14 qershor 1928) ishte një aktiviste politike britanike dhe lidere e lëvizjes Britanike për "të drejtën e votës së grave" e cila i ndihmojë gratë për të fituar të drejtën e votës. Në vitin 1999 Time emëroj Pankhurst si një nga "100 njerëzit më të rëndësishëm të shekullit XX", duke thënë: "ajo formoj një ide të gruas për kohën tonë; ajo tronditi shoqërinë në një model të ri nga e cila nuk do të ketë kthim prapa."[1] Ajo u kritikua gjerësisht për taktikat e saj luftarake, dhe historianët nuk pajtohem në lidhje me efektivitetin e tyre, por puna e saj njihet si një element thelbësor në arritjen e votës grave në Britani.[2][3]
E lindur në Moss Side, Mançester, nga prindër aktivist politik, Pankhurst në moshën 14 vjeçare hyri në lëvizjen e të drejtës së votës për gratë. Edhe pse prindërit e saj e inkurajonin atë të përgatitej për një jetë si bashkëshorte dhe nënë, ajo ndoqi studimet në "École Normale de Neuilly" në Paris. Më 18 dhjetor 1879 ajo martohet me Richard Pankhurst, një avokat 24 vite më i vjetër se ajo, i njour për mbështetje e të drejtës për votë të grave; në dhjetë vitet e ardhshme ato kishin pesë fëmijë. Ai mbështeti aktivitetet e saj jashtë shtëpisë, ajo themeloj dhe u përfshi në "Lidhjen e Grave për të drejtën e votës", e cila mbronte te drejtën e votës të grave të martuara dhe të pamartuar. Kur kjo organizatë u prish, ajo u përpoq për t'u bashkuar me Partinë e Punës së Pavarur, me prije të majtë me anë të miqësisë së saj me socialistin Keir Hardie por u refuzua fillimisht anëtarësimin nga dega lokale për shkak të gjinisë së saj.
Familja dhe lindja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emmeline Goulden lindi më 15 korrik 1858 në periferi të Mançesterit, Moss Side.[4] Edhe pse në certifikatën e lindjes së saj thuhet ndryshe, ajo beson se ditëlindja e saj ishte një ditë më parë, në "Bastille Day" (Dita Kombëtare të Francës). Shumica e biografive, duke përfshirë atë të shkruara nga vajzat e saj, përsërisin këtë pretendim. Ndjenjë e një ngjashmërie me femrat revolucionare të cilat sulmuan Bastille-n, ajo në vitin 1908 tha: "Kam menduar gjithmonë se fakti që kam lindur në atë ditë kishte një lloj ndikimi mbi jetën time."[5] Arsyeja për mospërputhje mbetet e paqartë.[6]
Fëmijëria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Familja e Gouldens i përfshinte fëmijët në aktivizmin social.
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Warner, Marina (14 qershor 1999). "Emmeline Pankhurst – Time 100 People of the Century". Time. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2013. Marrë më 31 tetor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bartley, pp. 4–12; Purvis 2002, pp. 1–8.
- ^ Bartley, pp. 240–241; Purvis 2002, pp. 361–363.
- ^ Indeksi i regjistrimit të lindjeve për regjistrimin e qarkut Chorlton, Lancashire, Volumi 8c (Çereku i dhjetorit të vitit 1858), f. 529: Regjistri e ka regjistruar emrin e saj si Emiline Goulden.
- ^ Quoted in Purvis 2002, p. 9.
- ^ Purvis 2002, p. 9; Bartley, pp. 15–16. Purvis suggests several possible reasons for the confusion. She also notes that the name is spelled "Emiline" on the certificate.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Emmeline Pankhurst në Flickr Commons
- Emmeline PankhurstArkivuar 18 gusht 2011 tek Wayback Machine në Time 100: Njerëzit më të rëndësishëm të shekullit
- "Llanelli Community Heritage: Emmeline Pankhurst in Llanelli". Leading suffragette. 1 janar 2001. Arkivuar nga origjinali më 15 janar 2021. Marrë më 31 tetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)