Fotografia (historia)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Projektimi i imazheve në sipërfaqe të ndryshme është bërë për shumë shekuj. Dhoma e errët dhe Dhoma e shndritshme përdoreshin nga artistët për të krijuar konturet e skenave të ndryshme që në shekullin e 16-të. Këto lloj aparatesh nuk e fiksonin imazhin në kohë, ato vetëm projektonin atë që ndodhte në çdo moment të caktuar.

Fotografia e parë konsiderohet të jetë një imazh i prodhuar në 1825 nga shpikësi francez Nicéphore Niépce në një pllakë të shndritshme të mbuluar me një derivat të karburantit të quajtur bitum i Judës. Ky imazh është prodhuar me një aparat dhe janë nevojitur 8 orë ekspozim nën dritë të fortë dielli për realizimin e tij. Sidoqoftë ky proces nuk ishte shumë i efektshëm dhe për këtë arsyë Niépce filloi eksperimentimin me përbërje të argjendit i bazuar në një zbulim te Johann Heinrich Schultz të vitit 1724 që thoshte se përbërja e argjendit dhe shkumësit errësohet kur ekspozohet në dritë.

Niépce, në Chalon-sur-Saône, dhe artisti Jacques Daguerre, në Paris rafinuan metodën e procesimit të argjendit me anë të një pune të përbashkët. Në 1833 Niépce vdiq papritmas si pasoje e një infarkti te papritur dhe ja la shënimet e ti Daguerre-s. Edhe pse nuk kishte dije shkencore, Daguerre bëri dy ndryshime thelbësore të procesit. Ai zbuloi se duke e ekspozuar argjendin ne avull jodi përpara se ta ekspozonte në dritë dhe pastaj ta ri-ekspozonte në avuj merkuri pas marrjes së fotografisë një imazh i zbehtë formohej dhe ishte i dukshëm. Më pas duke e shpërlarë pjatën në një përbërje kripore imazhi mund të fiksohej. Në 1893 Daguerre lajmëroi se kishte shpikur procesin e quajtur Daguerrotype i cili konsistonte në përdorimin e argjendit dhe të një pllake bakri. Një proces i ngjashëm përdoret ende sot në fotografitë e çastit. Qeveria franceze e bleu menjëherë patentën e shpikjes dhe e bëri publike.

Nga ana tjetër e Kanalit Anglez, William Fox Talbot kishte zbuluar një tjetër mënyrë për të fiksuar një imazh të krijuar nga argjendi por e kishte mbajtur sekret. Pasi lexoi për shpikjen e Daguerre, Talbot e përmirësoi procesin e tij dhe e bëri po aq të shpejtë sa ai i Daguerre dhe në 1840 ai kishte shpikur procesin e quajtur kalotip. Ky proces konsistonte në veshjen e copave të letrës me klorur argjendi për të krijuar një imazh negativ. Ndryshe nga "daguerrotipi", "kalotipi" mund të përdorej për të riprodhuar shumë imazhe nga një negativ, si në aparatet e sotshme. Talbot nuk ja lëshoi publikut shpikjen e tij çka e limitoi adoptimin e tij në masë. Ai e kaloi pjesën e mbetur të jetës së vet duke mbrojtur shpikjen e tij në gjyqe deri sa hoqi dorë nga fotografia. Më vonë ky proces u rafinuar nga George Eastman dhe sot është teknologjia parësore e përdorur nga aparatet me film. Edhe Hippolyte Bayard zbuloi një mënyre për të fotografuar por e vonoi shpalljen e saj dhe nuk u njoh si shpikësi i saj.