Gazeta Zyrtare e Kosovës
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë boton tekstet zyrtare dhe përfundimtare të ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Kosovës dhe të shpallura nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm; rezolutat e miratuara nga Kuvendi i Kosovës, rregullativat dhe aktet e tjera normative të Qeverisë dhe ministrive; marrëveshjet e karakterit ndërkombëtar etj. [1] Kjo gazetë është themeluar më ligjin mbi gazetë zyrtare të Kosovës. [2]
Në këtë gazetë paraqiten zyrtarisht ligjet dhe vendime tjera të rëndësishme të vendosura nga Kuvendi, Presidenti, Kryeministri i Kosovës.
Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë, botohet në pesë gjuhë: në gjuhën shqipe, angleze, serbe, turke dhe atë boshnjake dhe botohet në mbështetje të Ligjit për Gazetën Zyrtare nr. 2004/47; si dhe Rregullores së UNMIK-ut nr. 2005/25 për shpalljen e Ligjit për Gazetën Zyrtare. Nga këto botime, në këto gjuhë si versioni zyrtarë i saj merret versioni në gjuhën zyrtare të qeverisë. Ky vendim është i vje nga Korniza Kushtetuese [3] për autentikitetin dhe gjuhët zyrtare të qeverisë.
Editor i kësaj gazete është zyra për Menaxhimin dhe Administrimin e Gazetës Zyrtare të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë. Drejtorë i sajë është Naser Canolli ndërsa redaktorë përgjegjës Arben Veselaj
| Ky artikull është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
[redaktoni] Burimi i të dhënave
- ^ Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR. 3 /1 GUSHT 2006
- ^ LIGJI PËR ADMINISTRATËN TATIMORE DHE PROCEDURAT Në amëzën assembly-kosova.org
- ^ Shih paragrafin 9.3.19 në Kushtetuta e përkohshme e Kosovës

